Eshte 25-vjec dhe ne repertorin e tij numeron shume role ne vepra te medha. Armando Likaj ka perfunduar studimet per kanto ne Akademine e Arteve vetem dy vjet me pare, por karriera e tij ka nisur shume me heret. Skena e pare ku ka shkelur ka qene ne qytetin e tij te lindjes ne Shkoder ku ka marre pjese ne festivalet e femijeve.
Kengen do ta *braktiste* per pak kohe per te studiuar kitare, por do ti rikthehej shume shpejt, *per te mos e braktisur kurre*. Armando numeron nje sere rolesh te realizuar ne skene e Teatrit Kombetar te Operes dhe te Baletit mes te cileve Ancelotinte *Tosca* e Pucinit, Morales te *Carmen* e Zhorzh Bize, Picaro te *Fidelio*, e Beethoven, etj, per temberritur tek roli i Raimondos te*Lucia di Lammermoor*.
Veper qe hapi sezonin artistik dedikuar 55 vjetorit te Teatrit Kombetae te Operes dhe te Baletit. Ne intervisten e meposhtme Armandi tregon se si u gjend ne rrugen e artit dhe se si e sheh ai te ardhmen e tij dhe te operes shqiptare.
Si e niset rrugen e artit?
Ne qytetin e lindjes, ne Shkoder kam kenduar qe i vogel dhe kam marre pjese ne shume aktivitete te ndryshme si festivalet e femijeve, per pese vite me radhe, nen drejtimin e Kujtim Alise. Pasi nuk e *pata fatin* per te qene pjese e stafit te kantos ne liceun e Shkodres, vazhdova per kitare. Pas kesaj kam marre pjese ne korin e *Rozafa ekspresion* te Zef Cobes. Ai me shtyu dhe me drejtoi nga kjo muzike.
Ju vini nga nje familje me tradite ne muzike?
Me tradite jo ne muzike por nga nje familje qe e ka pelqyer gjithmone muziken dhe e ka ndjekur artin
Si u bete pjese e Teatrit Kombetar te Operes dhe te Baletit?
Ka dy vjet qe kam perfunduar akademine e Arteve per kanto, nen drejtimin e Prof. Buran Spahiut. Menjehere pas perfundimit te studimeve jam vleresuar me cmimin nderkombetar *Kenget e Tokes*(2006). Pas kesaj jam afruar prane Teatrit te Operes dhe te Baletit.
Jo se nuk isha afruar dhe me pare, pasi kisha interpretuar si student, si ai qe ka deshiren per te qene sa me prane ketij institucioni. Ndoshta per shkak te kontributit qe dhashe ne opera, u treguan bujare si koleget ashtu edhe drejtori i TKOB qe me ofroi nje vend pune.
Mund tregoni dicka me shume per personazhin e Raimondos qe interpretoni te *Lucia di Lammermoore*. Ai duket sikur eshte i vetmi qe mund ta nxjerre Lucian nga gjendja e cmendurise?
Ne libret thuhet qe Raimondo eshte babai shpirteror i Lucias por ai mund te jete edhe vellai shpirteror, te cilin Lucia nuk e pati ndonjehere. Pacaka se ajo vertet kishte nje vella, Enrikon por ai asnjehere nuk ishte vella per ate moter. Me teper mendonte per te mbajtur poziten e familjes sesa per ndjenjat shpirterore dhe njerezore qe perjetonte e motra.
Kurse Raimondi dinte gjithcka, cdo lidhje te Lucias. Ai ne fundin e aktit te pare eshte edhe prift, qe ben martesen. Me shume dhimbje del ne skene, gje qe e tregon edhe ecja e ngadalte. Edhe aria qe interpreton, tregon nje dhimbje teper te madhe. Raimondo mund te perkufizohet si vellai shpirteror, njeriu qe vertet e ka mbeshtetur gjithmone dhe qe gjate gjithe kohes mundohej ti mbushte mendjen Enrikos qe te mos krijonte lufte dhe percarje midis ciftit.
Sa e veshtire eshte te hysh ne psikologjine e nje personazhi?
Duhet punuar vertet mbi psikologjine e personazhit, pasi duhet te njohesh mire cdo detaj te tij. Nuk flas vetem per karakterin qe eshte ne kete veper. Duhet te lexosh, duhet te parapergatisesh ngjashmerine e shume personazheve, qe mund te jene ne veprat e tjera.
Duhet te gjesh detaje qe te mund ta kompletosh ate personazh. Eshte nje pergjegjesi shume madhe per nje kengetar qe ka per te kenduar per te levizur dhe interpretuar ate personazh, sepse ka per ti treguar publikut se cfare do te percjelle me ate te kenduar.
Sa ore jeni ushtruar?
Mendoj se i jam perkushtuar shume kesaj vepre. Une nuk e kam asnjehere me limit e sa ore mund te punoje per nje veper. Te them te drejten futem ne studio dhe nuk shoh fare oren. I ve vetes ne dispozicion studion pa marre parasysh sa do qendroj. Kualiteti i punes qe une bej ndihet pasi dal nga studioja.
Nese kam nje buzeqeshje do te thote qe gjithcka ka shkuar mire. Ne qofte se jam i heshtur, mendoj se duhet te punoj dyfish, pa pasur parasysh kohen, per te nxjerr ne pah ate qe dua. Ne radhe te pare eshte pasioni per ate qe punoj dhe besoj se gjithe jeten do kem kenaqesi te punoj ne kete pune.
Cila eshte ajo ore e dites kur ju jepni maksimumin?
Nje moment i tille gjendet gjithmone pasi e ke pervetesuar pjesen. Pasi ke hyre ne brendesi dhe e kupton se per cfare po kendon. Gjate punes mua me ndodh shpesh qe zerin me te mire ta kem ne oraret e pasdites. Eshte kjo koha ne te cilen une ndihem me ngrohte, me shperthyes. Ne mengjes e kam pak te veshtire te me hapet zeri. Ne fakt thuhet qe zerat e rende, sidomos te meshkujve jane pak te veshtire, pasi duhet te cohesh shume heret nese do te kendosh heret.
Thuhet qe artiset gjysmen e kohes e kalojne ne kafe. Sa e vertete eshte kjo?
Fatkeqesisht po bie ne sy kjo gje. Uroj qe te mos jete aq e vertete se sa eshte ne dukje. Vertet qe me vjenkeq. Me mua nuk ndodh nje gje e tille. Jam nga ata njerez qe nuk u pelqen ta humbasin kohen kot. Ne kafe me pelqen te rri me persona me te cilet kemi gjera te perbashketa.
Diteve te sotme duket sikur bota nuk ka kohe per dashuri si e Lucias. Si i flet ajo shekullit te XXI?
Nuk mendoj qe historite e dashurise me vetemohim si kjo e Lucias duke u sjelle ne 2008-en do i humbasin vlerat. Dikush mund te mendoje se ne ditet e sotme ajo nuk tingellon po aq origjinale. Ti besojme gjerat ashtu sic kane ndodhur, mos te them qe sot mund te ndodhin edhe me keq (uroj qe jo). Por mendoj qe ngjarjet duhen marre ashtu sic tregohen. Kjo eshte thjeshte nje histori, nuk them qe duhet marre ajo histori.
Mbase eshte nje mesim ne menyre qe te mos ndodhe me keshtu. Dhe jo vetem ne 2008-en por ne cdo kohe. Mesazhi i Lucias eshte se asnjehere nuk duhet te bejme gjera jashte njerezores. Jashte asaj qe njeriu vertet do dhe e ben te ndihet mire ne kete jete. Dhe te mos i ndalojne asnjehere njerezit dhe sidomos dashurine. Ky eshte mesazhi qe vjen tek une dhe shpresoj ta kete transmetuar edhe ne publik.
Si e mendon operen ne nje te ardhme?
Mendoj qe do eci, madje shume. Shoh qe ketu ka nje kualitet vokal dhe instrumental, te cilet fare mire mund te konkurrojne edhe me operat jashte vendit, ne Europe dhe pse jo neper bote. Nuk e di saktesisht se cfare i mungon qe nuk ka shkelqimin e duhur. Megjithese mendoj se keto vitet e fundit eshte permiresuar. Kete e tregojne edhe premierat qe jane vene ne teater.
Gjithe kalendari i Operes realizohet nga nje regjisor. A eshte normale kjo?
Per aq kohe sa une kam ne teater dhe nga puna qe kam bere me regjisorin Nikolin Gurakuqi, mendoj se ai eshte mjaft i afte ndryshe nuk kishin per tia besuar nje pune te tille. Mendoj se te gjitha keto pergjegjesi qe ka ai i realizon shume mire.
Sa e veshtire eshte per nje artiset te ri te behet pjese e TKOB?
Eshte mjaft e veshtire. Problemi qendron ne faktin se sa kane force dhe se sa jane te afte artiset e rinj te futen ne ate rreth. Dhe kjo jo me idene qe do futem une sepse dua te jem aty por me idene qe te kesh perpara te tille soliste dhe te jesh i ndergjegjshem per pergjegjesite qe merr. Edhe une e kam pasur te veshtire.
Cili eshte karakteri qe enderron te luash?
Sic ka deshire dhe enderr cdo bariton ne bote, edhe une kam deshire te interpretoj ne operen *Rigoletto*, te Giuseppe Verdi . Ka dhe shume personazhe te tjere qe jane shume te bukur. Ndersa per momentin endrra ime mbetet te prek skenat e botes.