Publikuar me : 12.06.2009 Ne :
Kronike - 575 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Elvis Meta, 24 vjeç, u arrestua dje ne mengjes nga policia ne afersi te Bregut te Lumit
TIRANË - Nje dite pas vrasjes me thike te Jeton Ferhatit, eshte arrestuar njeri nga vellezerit e shpallur ne kerkim, si i dyshuar kryesor per vrasjen e 18- vjeçarit. Elvis Meta me banim ne Tirane, eshte arrestuar nga Policia e kryeqytetit gjate paradites se te enjtes ne zonen e quajtur "Bregu i Lumit", ne Tirane.
Lajmi eshte bere i ditur nga burime zyrtare te Policise se Tiranes, ku thuhet se per kapjen e 24- vjeçarit Meta, jane aktivizuar forca te shumta policie dhe nepermjet nje operacioni eshte bere i mundur arrestimi i tij ne nje banese te braktisur ne lagjen e quajtur "Bregu i Lumit", ne periferi te kryeqytetit. Sipas te dhenave midis Policise dhe autorit te dyshuar si autor i vrasjes se adoleshentit nga Bathorja, ka patur negociata per dorezimin e dy vellezerve.
Nderkohe, vellai i te arrestuarit qe sipas Policise eshte i implikuar ne vrasjen e djeshme ne Laprake eshte akoma ne kerkim dhe po punohet intensivisht per kapjen e tij. Oficeret e zyres se vrasjes ne Policine e Tiranes ne bashkepunim me Prokurorine e Tiranes, bene te mundur qe dje identifikimin e dy autoreve qe dyshohen se goditen me thike ne kryqezimin e Laprakes, Jeton Ferhatin me banim ne Bathore te Tiranes, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme.
Sipas burimeve policore, nga deshmite e marre te deshmitareve qe kane pare ngjarjen si dhe nga informacionet per vendndodhjen e te kerkuarit, eshte bere i mundur arrestimi ne nje shtepi te braktisur ne Bregun e Lumit, duke mos bere rezistence ndaj forcave te Policise.
Grupi hetimor qe u ngrit dje per ngjarjen ka arritur qe te sqaroje rrethanat dhe motivet e ngjarjes se rende, ku eshte arritur ne perfundimin se i arrestuari dyshohet te kete goditur me thike gjimnazistin, i cili gjeti vdekjen ne Spitalin Ushtarak nga goditjet me thike qe kishte marre ne zemer dhe ne brinje.
Ndaj te arrestuarit rendon akuza e vrasjes me dashje e kryer ne bashkepunim. Jeton Ferhati, 18 vjeç, banues ne Bathore, mbeti vdekur pas dy goditjeve qe mori me thike nga 24- vjeçari i arrestuar Ervis Meta. Ngjarja e rende ndodhi dje paradite rreth ores 11:30, ne rrugen e Durresit, prane pallateve "Havai", pasi u qellua dy here me thike.