Efraim Diveroli i njohur si trafikant armesh, pronar i kompanise AEY, si dhe per arritjen e nje kontrate 300 milion dollareshe me Pentagonin per te blere dhe shitur municione ne Afganistan, eshte arrestuar serish dhe po mbahet ne paraburgim ne Florida.
Efraim Diveroli u arrestua te premten shkruan New York Times, ne Brevard County, Florida dhe do te perballet te henen e ardhshme me akuza te reja, per posedim te armeve te zjarrit pa leje.
Te henen qe shkoi Diveroli u paraqit ne nje seance te shkurter ne Gjyakten e Orlandos, ku u mor masa e denimit per te burg pa afat.
Diveroli ne vitin 2007 nenshkroi nje kontrate me Pentagonin per te blere municione nga vendet e ish-Bllokut dhe per ti shitur ato ne Kabul, Afganistan
Municionet do te shiteshin nen emrin e kompanise se tij AEY Inc, perfshire granatahedhes, mortaja, artileri te rende si dhe dhjetra milione pushke kallashnikov dhe mitraloze, te clat do tu shperndaheshin forcave afgane ne lufte kunder Talebaneve.
Ne 2008 shkruan me pas New York Times, ne hetuam se ai po shiste Kallashnikov dhe municione te vjetra me origjine kineze, te cilat paketoheshin ne amballazh te ri ne Shqiperi, dhe kjo kontrate me pas u pezullua nga SHBA
Sipas New York Times, Diveroli ishte ne pritje te denimit per akuzat e mehershme ndersa tani ai do te perballet me akuza te reja.