Kandidati per president i KOKSH-it Esat Ademi pas disa tentativave per te dhunuar kutine e votimit, thyen njeren prej tyre
Asgje nuk mund ta justifikoje dhunen. Aq me teper kur ajo behet ne emer te mbrojtjes se demokracise, ligjit dhe votes se lire. Asambleja e 14-te Zgjedhore e KOKSH-it deshtoi ashtu sic dhe ishte pergatitur terreni qe ne prag te zgjedhjeve. Nje skenar qe ishte parapergatitur ndoshta jo deri ne detaje, por qe degjeneroi hap pas hapi deri ne akte dhune fizike.
Qe ne fillim, Asambleja e 14-te Zgjedhore e KOKSH-it nisi me tensione, ku te dera e Pallatit te Kongreseve, aty ku ishte parashikuar te zhvilloheshin zgjedhjet e KOKSH-it, nuk u lejua te hynte asnje anetar pa te drejte vote. Nderkohe, dy olimpistet Sahit Prizreni dhe Elis Guri kerkonin te hynin ne asamble me te drejte vote, pasi sipas tyre statuti i KOKSH-it ua jep te drejten e votes te gjithe sportisteve olimpiste.
Por jashte konfrontoheshin me rojet e sigurise jo vetem sportistet e mundjes, por edhe trajneri i boksit Zef Gjoni, nderkohe brenda salles ku presidenti Hysen Domi deklaroi hapjen e asamblese, konfliktohej atletja Klodiana Shala, e cila ne emer te sportisteve olimpiste i kerkonte Asamblese se KOKSH-it te hidhte poshte vendimin e Komitetit Ekzekutiv te KOKSH-it dhe votimin e dates 2 dhjetor, ku ne nje takim olimpistet zgjodhen dy perfaqesues te tyre ne Asamblene e KOKSH-it: Lindita Kodren dhe Gert Trashen.
Ne kete atmosfere ka mberritur Elis Guri (i ftuar te hynte ne sallen ku zhvillohej asambleja nga vete presidenti Hysen Domi) i cili sapo ka hyre eshte konfliktuar ne fillim verbalisht me drejtuesit e KOKSH-it dhe me pas me anetaret e asamblese. Ne mbrojtje te pretendimit te sportisteve per voten kane dale dhe kandidati per president te KOKSH-it Esat Ademi (aktualisht president i peshengritjes), perfaqesuesi i FSHP-se Asim Belinova, presidenti i boksit Paulin Sterkaj dhe dy perfaqesuesit e basketbollit, Avni Ponari dhe Korab Llazani.
Situata ka agravuar me keq, kur mundesi Elis Guri eshte konfliktuar fizikisht me rojat e sigurise, te cilet e kane nxjerre jashte sportistin. Pas kesaj dukej se gjithcka po shkonte drejt normaliteti, kur u eshte dhene fjala dy kandidateve per te shpalosur platformen e tyre. I pari, Fidel Ylli, kandidati per president te KOKSH-it, duke pare situaten e krijuar, ka preferuar qe ne vend te platformes te jape nje mesazh paqeje, bashkepunimi dhe mirekuptimi ne asamble, duke ftuar dhe kandidatin tjeter Ademi te veproje si ai.
Ndersa Ademi, ne fjalen e tij, ka kerkuar dhe nje here qe t'u jepet e drejta e votes olimpisteve dhe ka parashtruar pretendimet e tij per manipulim te votimit dhe favorizim te kandidatit tjeter. Nderkohe qe per vete Ademin ka patur pretendime se eshte i favorizuari i shtetit. Pasi jane degjuar dy kandidatet, eshte kaluar ne votimin per postet drejtuese krejt normalisht, deri ne momentin kur kishin mbetur dhe 5-6 perfaqesues federatash pa hedhur voten e tyre.
Gati ne fund te vitimeve kandidati per president, Esat Ademi, u sulet procesverbaleve te komisionit te votimit, duke grisur njeren prej tyre. Pas kesaj, krejt i papermbajtur, i eshte sulur dhe 2-3 here te tjera kutise se votimit me pretendimin se po ruante votat e tij, duke u konfliktuar me rojat e sigurise. Ne kete situate, komisioni vendosi shtyrjes e votimit per 1 ore. Gjate kesaj 1 ore pritjeje Ademi nuk ka levizuar nga vendi ku ishin kutite e votimit, te cilat po ruheshin nga rojat e sigurise.
Ne nje moment ai u eshte sulur serish kutive te votimit dhe ka arritur te thyeje me shkelm njeren prej tyre. Ne kete situate komisioni i votimit vendosi shtyrjen perfundimisht te zgjedhjeve te KOKSH-it ne nje afat te pacaktuar. Ky eshte nje rast i paprecedent ne sportin shqiptar, nje akt i paprecedent edhe ne Levizjen Olimpike, ku nje kandidat perfshihet ne akte dhune.
KOMITETI
Ekzekutiv dhe drejtuesit e KOKSH-it jane ende ne detyre deri ne mbajtjen e zgjedhjeve te tjera te organizmit olimpik.
ASAMBLEJA
e ardhshme e KOKSH-it do te vendoset pas mbledhjes se Komitetit Ekzekutiv, ku do te kerkohet dhe ndihma e Komitetit Olimpik Nderkombetar per te vendosur rreth procesit te ri zgjedhor.
MINISTRIA
e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve ka qene prezente ne salle me perfaqesues te saj, ku ne rolin e vezhguesit ishin drejtoresha e sporteve Violeta Shqevi si dhe dy anetare te komisionit Add-Hoc, Vesel Rizvanolli dhe Adriatik Meta.
JANE
nderuar me "Urdhrin Olimpik" nga CIO presidenti i KOKSH-it, Hysen Domi, ne perfundim te mandatit te tij si dhe ish-presidenti qe nuk jeton me, Arben Jorgoni, dhe mjeshtri i sportit Haki Duke.
NGA
85 anetare me te drejte vote, ne asamble kane qene prezente 81 prej tyre.