|
Atentat me arme ish- truprojes se Azem Hajdarit
Publikuar me : 28.09.2008 Ne :
Krimi - 480 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Shkoder, Marjan Gryka eshte qelluar me arme teksa po udhetonte me makinen e tij ne drejtim te fshatit Zogaj
SHKODER- Plagoset me arme ne nje antentat ish- truproja e Azem Hajdarit, Marjan Gryka. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 22.00 te dites se djeshme ne rrethin e Shkodres dhe policia nuk ka mundur ende qe te zbardhe detajet e plota te saj. Burime nga vendi i ngjarjes pohuan se Marjan gryka, tashme drejtues i shoqates *Azem Hajdari*, ishte duke udhetuar me makine nga Shkodra per ne fshatin Zogaj. Ne nje pjese te rruges ai ka ulur shpejtesine dhe ne keto caste jane degjuar disa te shtena armesh. Objekti i tyre ishte pikerisht makina e Marjan Grykes.
Burimet e policise pohuan se ai ka marre nje plumb ne kembe por nuk ka probleme serioze per jeten. Policia ka ngritur nje grup hetimor per kete ceshtje por nuk ka mundur ende qe te identifikoje autoret e atentatit. Ora e vone e nates dhe terreni i veshtire kane bere pothuajse te pamundur zbardhjen e ngjarjes gjate mbremjes se djeshme. Hetuesit pohuan se do te punojne gjate paradites se sotme duke kerkuar per gjurme qe mund te jene lene nga autoret. Marjan Gryka, edhe pse eshte nga Shkodra, prej vitesh jeton ne kryeqytet. Ai u be i njohur si truproja e ish- liderit te dhjetorit, Azem Hajdari. Madje Gryka ka drejtuar edhe shoqaten *Azem Hajdari* ne kryeqytet. *Shoqata u krijua si domosdoshmeri per te perjetesuar dhe vazhduar idealet kombetare e demokratike te Azem Hajdarit.
Akti demokratik i Azem Hajdarit, per instalimin e pluralizmit politik nepermjet protestave studentore e me pas si politikan, jane vlera qe meritojne vemendje edhe sot, jo thjesht si kontribute. Ne i jemi permbajtur ketij synimi dhe ketyre vlerave, duke mos lejuar askend, kushdo qofte ne PD dhe jashte saj, qe te cenoje personalitetin e ketij formacioni te madh e te fuqishem, te krijuar si pjese integrale e PD, por qe tashme ka *pushtetin* dhe veprimtarine e vet*, -eshte shprehur vete Gryka pak kohe me pare ne lidhje me shoqaten. Ne kete kohe ai eshte shprehur edhe kundra kryeministrit Sali Berisha.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine :
Krimi - Lexuar : 904 here.
GJIROKASTER- Policia ka sekuestruar 200 kilograme marijuane ne Lazarat, nderkohe qe transportuesit apo pronaret e lendes narkotike kane mundur te 'arratisen'.
Lajmi behet i ditur nga policia e Gjirokastres, sipas te ciles operacioni u be pas informacioneve te marra ne fshehtesi se nje sasi e madhe droge ishte gati per shkembim.
Megjithese jane larguar, polici njofton se i ka siguruara emrat e tre prej personave qe do kryenin shkembimin, por per arsye hetimi nuk i beri te ditur ne njoftimin...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Masakrohet ne mes te Tiranes profesori i Diabetit
» Konflikt pronash, babe e bir vrasin 29-vjecarin ne Sauk
» Ekzekutimi i biznesmenit, policia arreston autorin
» Vrasja ne Shkoder, hetohen shkaqet
» Vrasja e emigrantit ne Berat, policia heton ne dy pista
» Trupi i emigrantit te vrare gjendet ne breg te Osumit
» Vrasja e beratasit, pas dy javesh do te martohej
» Tirane, arrestohet i dyshuari per vrasjen e 25-vjecarit beratas
» Ekzekutim mafioz ne mes te Tiranes, vdes 22-vjecari
» Milano, qellohet shqiptari me pistolete
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|