Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Athina dhe nenshtetesia e emigranteve

Publikuar me : 15.07.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 128 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Nje muaj pas fillimit te zbatimit te ligjit per dhenien e nenshtetesise femijeve te emigranteve, lideri i opozites greke, Antonis Samaras, i eshte rikthyer perseri me tone te larta kesaj ceshtjeje, duke mos u ndalur thjesht ne kritiken e zakonshme ndaj qeverise socialiste.


Kreu i Demokracise se Re ka parashtruar platformen e tij per emigracionin, qe ne nje shikim te pare, konsiston ne asimilimin e emigranteve qe duan te integrohen ne shoqerine greke, ndersa e ka ndervarur procesin e integrimit me sasine e emigranteve qe, sic ka theksuar, eshte ne gjendje te duroje shoqeria vendase.


Çdo politike emigracioni duhet te krijoje valvula sigurie per integrimin e emigranteve. Keshtu qe ky te behet normalisht dhe gradualisht, me objektiv final integrimin e emigranteve qe mund te duroje nje shoqeri, ka thene lideri i partise me te madhe opozitare greke.


Zoti Samaras eshte ndalur me shume ne procesin e dhenies se nenshtetesise se femijeve te emigranteve, duke theksuar se kur partia e tij te vije ne pushtet, do ta shfuqizoje ligjin perkates qe u votua ne muajin mars.


Nese femijet qe do te marrin nenshtetesine do te zhvillojne nje ndergjegje komuniteti te ndryshme nga ajo e shoqerise ku u rriten, ketu ka problem.
Jemi te detyruar qe kete ligj te PASOK-ut ta ndryshojme, kur Demokracia e Re te marre pushtetin. Dhe angazhohemi qarte qe tani per kete.


Femijet e emigranteve te ligjshem qe lindin ketu do ta marrin te drejten e nenshtetesise kur te arrijne moshen madhore. Mirepo, qe te ushtrojne kete te drejte do te duhet te zgjedhin ndermjet nenshtetesise greke dhe nenshtetesise se vendit te prinderve te tyre, dhe se dyti te kene kryer arsimin nentevjecar, qe eshte i detyrueshem edhe per greket.


Lideri i opozites i ka meshuar idese se asimilimit, ndonese nuk e ka cilesuar shprehimisht keshtu. Nese femijet qe do te marrin nenshtetesine do te zhvillojne nje ndergjegje komuniteti te ndryshme nga ajo e shoqerise ku u rriten, ketu ka problem, tha lideri i opozites.


Por, ministri i Brendshem, Janis Ragusis, nen drejtimin e te cilit u hartua ligji per nenshtetesine, e ka quajtur si historik kete vendim te qeverise greke.


Ne nje takim me perfaqesues te komuniteteve te emigranteve ne Athine, ministri i Brendshem i Greqise, ka deklaruar se, me gjithe presionet e se djathtes, qeveria nuk do te beje mbrapa ne vendimin e vet, i cili po zbatohet qe prej nje muaji.


Nuk kemi per te bere asnje centimeter prapa. Sepse besojme vertete te kjo qe beme, besojme se kjo do te ndihmoje Greqine dhe te gjithe neve, se do te krijoje vertete nje shoqeri, e cila do te jete shume me e mire se sa kjo qe eshte sot, ose nga sa do te ishte ne te ardhmen, nese do te vazhdohej ky regjim i papranueshem i mungeses se rregullave, mungeses se parimeve, nje regjim i papranueshem izolimi i qindra mije emigranteve, tha ministri i Brendshem grek, Janis Ragusis.


Legjislacioni per marrjen e nenshtetesise greke nga femijet e emigranteve parashikon procedura te thjeshtezuara dhe te shpejta.


Tre kushtet jane, qe femijet, ose te kene lindur ne Greqi, ose te kene kryer gjashte vjet ne sistemin arsimor grek dhe prinderit e tyre duhet te kene qendrim te ligjshem ne Greqi.


Ne te vertete, pozicionimi i liderit te opozites perben nje perseritje te tezave qe i shpalosi gjate nje debati teper te ashper e te gjate parlamentar, kur po diskutohej projektligji per nenshtetesine. Por, tashme, keto teza jane paraqitur me te plota e me te argumentuara, sipas filozofise se opozites.


Nga ana tjeter, ben pershtypje momenti kohor qe opozita e nxjerr perseri ne skene kete ceshtje, ne te njejten dite qe perfundoi procesi zgjedhor i organeve drejtuese te Demokracise se Re, e cila po ben perpjekje te marre veten nga disfata ne zgjedhjet e fundit parlamentare.


Ky moment kohor vleresohet nga analistet se deshmon se Demokracia e Re i jep nje prioritet te vecante ceshtjes se emigracionit, ne kohen qe problemi me kardinal i Greqise eshte perballimi i pasojave te krizes ekonomike financiare.

*Autori eshte korrespodent i radios BBC ne Athine

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit