Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
BB: Kriza prek Shqiperine ne disa sektore

Publikuar me : 10.12.2008 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 396 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Vendet ne zhvillim, ku ben pjese edhe Shqiperia, do te jene me te prekurat nga kriza boterore, pasojat e se ciles do te ndihen me shume ne 2009-en. Sipas "Perspektives Ekonomike Globale" (PEG) 2009, botuar dje nga ekspertet e Bankes Boterore, ekonomia globale po kalon nje tranzicion nga nje periudhe afatgjate rritjeje, te kryesuar nga vendet ne zhvillim, ne nje periudh e te madhe pasigurie, ndersa kriza financiare ne vendet e zhvilluara ka tronditur tregjet kudo ne bote. Ne vijim, PEG 2009 paralajmeron se rritja boterore e GDP-se do te jete ne nivelet 2.5 per qind ne vitin 2008 dhe ne 0.9 per qind per vitin 2009. Vendet ne zhvillim do te shenojne nje rritje ne 4.5 per qind vitin tjeter, çka deshmon nje renie kundrejt 7.9 per qind te arritur ne vitin 2007. Ne anen tjeter, kjo rritje pritet te jete negative edhe ne vendet me te ardhura te larta. "Njerezve ne vendet ne zhvillim do t‘iu duhet te perballen me dy goditje te medha te importuara nga jashte-rritja marramendese ne çmimet e ushqimit dhe karburanteve, e pasuar kjo nga kriza financiare - e cila ka minimizuar tensionet ne tregjet e mallrave, por qe po teston efektivitetin e sistemeve bankare dhe po kercenon nje numer te konsiderueshem njerezish me humbjen e vendeve te punes kudo ne bote", citohet te kete thene Justin Lin, ekonomist i Larte prane BB dhe zv/president i Ekonomise se Zhvillimit. "Masa urgjente duhet te ndermerren per te parandaluar efektet negative te krizes ne ekonomite reale dhe te shtresat e varfra, perfshire edhe venien ne jete te projekteve publike ne ndertimin e rrugeve, hekurudhave, shkollave dhe sistemeve te kujdesit shendetesor", shtoi Lin. Duke u ndalur te parashikimi i bere per vendet si Shqiperia, raporti i BB-se thote se, ne momentin kur volumi tregtar boteror pritet te tkurret afersisht 2.1 per qind ne vitin 2009, vendet ne zhvillim do te perjetojne renie te konsiderueshme ne nivelin e eksporteve. Kushtet me shtrenguese te kreditimit dhe pasiguria ne rritje, pritet te shohin ngadalesimin e rritjes se investimeve si ne vendet ne zhvillim, ashtu edhe ne vendet e pasura dhe te zhvilluara ne vitin 2009, te cilat do te bien ne 1.3 per qind per vendet e zhvilluara dhe do te rriten vetem me 3.5 per qind ne vendet ne zhvillim perkundrejt shifres 13 per qind ne vitin 2007.



Vendet ne zhvillim do te shenojne nje rritje ne 4.5 per qind vitin tjeter, çka deshmon nje renie kundrejt 7.9 per qind te arritur ne vitin 2007


 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit