Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
BB: Shqiperia e para per konsumimin e barnave

Publikuar me : 03.07.2009 Ne : Shendeti - 754 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Studimi i Bankes Boterore pohon se farmacite shkelin ligjin duke dhene barna pa recete. Niveli profesional i mjekeve i pamjaftueshem


Shqiperia ka kapur kreun e top listes per perdorimin e tepruar te medikamenteve. Studimi i fundit i Bankes Boterore ben nje krahasim lidhur me shpenzimet per barnat qe ben vendi yne (perqindjen qe ato zene ne shpenzimet ne total per shendetesine) krahasuar me vende si Sllovakia, Hungaria, Çekia, Japonia, Mesatarja e Bashkimit Europian, Greqia, SHBA dhe Holanda.


Krahasimi i ketyre te dhenave tregon qarte tendencen se Shqiperia kerkon t'i zgjidhe problemet shendetesore me se shumti permes medikamenteve. Deri ne 32% te shpenzimeve te pergjithshme per shendetesine, ne i harxhojme per barna.


"Vleresimet e shpenzimeve farmaceutike perllogariten ne 23-32% te shpenzimeve te pergjithshme per kujdesin shendetesor ne Shqiperi", thuhet ne studimin e Bankes Boterore, ku shtohet se mesatarja e vendeve te Bashkimit Europian per barna eshte 14% e totalit te fondit per shendetesine.


Po sipas studimit, ne SHBA per barnat shpenzohet vetem 12% e totalit per shendetesine, duke pranuar se keto vende gjejne te tjera rruge qe e shmangin "dendjen" me barna te pacienteve, ose se paku nuk fillojne direkt me alternativat e fundit, siç ndodh rendom ne vendin tone.


Arsyen se perse ndodh hipermedikalizimi ne vendin tone Banka Boterore e lidh me faktin e marrjes se barnave pa recete ne farmaci.


Ligji nuk e lejon marrjen e barnave pa recete neper farmaci me perjashtim te nje liste te vogel barnash te miratuara nga OBSH-ja. Mirepo realiteti flet ndryshe, megjithese ligji nuk e lejon, ne farmacite tona mund te marresh çfaredolloj medikamenti, me çfaredo risku dhe efektesh anesore qe ai paraqet, mjafton qe te kesh aftesine paguese per te.


Niveli profesional jo i mjaftueshem i mjekeve te praktikes se perditshme klinike eshte nje tjeter faktor qe ndikon ne hipermedikalizimin, i cili vjen si pasoje e nevojes per te mbyllur deficitin e tyre me nje mbingarkese te recetes me sa me shume barna.


Nje faktor tjeter eshte edhe mungesa e nje organizmi i cili mbron pacientet nga gabimet e mundshme mjekesore dhe abuzimi me ta. Ne kete kontekst, mjeku asnjehere nuk pergjigjet per demtimet shendetesore qe mund t'i shkaktohen pacientit nga pershkrimi i tepert i barnave.


Shoqeria shqiptare mbetet ende nje shoqeri jo dhe aq e ndergjegjesuar, qe kerkon te zgjidhe gjithçka me barna, meqenese mungojne mekanizma te tjera qe rregullojne e plotesojne njera-tjetren.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit