Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
BE - Shqiperise Zgjidhni krizen, instrumentet i keni aty

Publikuar me : 12.05.2010 Ne : Politike - 216 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Komisioneri per Zgjerimin, Fyle Zgjidhja, sipas vullnetit politik. Ndersa Garrido ka kerkuar nga partite qe te tregojne maturi politike



BRUKSEL
- Bashkimi Europian i ka bere te qarte klases politike shqiptare qe te zgjidhin sa me pare krizen politike, pasi, sipas perfaqesuesve te BE-se, te gjitha instrumentet e nje kompromisi politik jane te pranishme.


Nderkohe, eshte perseritur qendrimi se vazhdimi i krizes politike pengon procesin e integrimit te vendit ne familjen europiane. Apeli ka ardhur nga Komisioneri per Zgjerimin Europian, Stefan Fyle dhe sekretari spanjoll i shtetit, Lopez Diego Garrido, pas takimit te Keshillit te Stabilizim-Asociimit ndermjet Shqiperise dhe Bashkimit Europian, ku qeveria shqiptare perfaqesohej nga zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem, Ilir Meta.


Ne konferencen e shtypit, Fyle i drejtoi nje apel te qarte mazhorances shqiptare, duke i vene ne dukje se ajo i disponon te gjitha mjetet per ti dhene zgjidhje krizes politike, gjithmone, sipas tij, duke respektuar Kushtetuten e vendit. Megjithate, sipas komisionerit per Zgjerimin Europian, kjo ceshtje nuk ka te beje me durimin e perfaqesuesve te Bashkimit Europian, megjithese keta te fundit sipas Fyles, po e ndjekin me vemendje situaten politike dhe konkretisht greven e urise se eksponenteve te opozites.


Per kete ceshtje dua te shkoj pak me thelle dhe dua te flas per cfare duhet bere, per sa i perket dialogut ndermjet opozites dhe partise ne pushtet. Per sa i perket klases politike ne Shqiperi, i duhet treguar mazhorances se te gjitha instrumentet jane aty, te gjitha instrumentet qe politikaneve ne Shqiperi u duhen per te respektuar Kushtetuten dhe per te gjetur nje zgjidhje. Kjo nuk ka lidhje me durimin tone, megjithese durimi yne edhe ne kete drejtim po ndjek nga afer greven e urise, - tha dje Fyle.


Instrumentet


Por zgjidhja e krizes politike, sipas Fyles, duhet tu permbahet disa elementeve kryesore demokratike, qe ai i ka theksuar edhe gjate vizites se tij ne Shqiperi. Ai tha se forcat politike duhet te zgjidhin kete gjendje bazuar ne institucionet demokratike, Kushtetuten dhe vullnetin politik.


Ne fakt te gjitha palet deri me tani jane shprehur dakord per respektimin e dy elementeve te pare, ndersa elementi i vullnetit politik eshte ai qe ka vene ato ne pozicione diametralisht te kunderta forcat politike. Me duhet tu referohem tre elementeve. E para, Kushtetuta. Se dyti, institucionet demokratike dhe vullneti politik, - u shpreh Fyle.


Ndersa sekretari spanjoll i shtetit, Diego Lopez Garrido, theksoi se duhet treguar maturitet politik per te zgjidhur ngercin politik dhe se nevojitet funksionimi i demokracise e i jetes parlamentare per te qene pjese e Bashkimit Europian, pasi ne te kundert vazhdimi i kesaj situate, sipas tij, do ta pengoje procesin e integrimit te vendit.


Une dua te respektoj sjelljen e ndermarre nga palet politike, por mesazhi im per njerezit ne Shqiperi dhe per te gjithe sektorin politik eshte se menyra me te cilen Shqiperia mund te zgjidhe problemet, (sipas mendimit tim) eshte, ne Europe, permes integrimit, ne familjen europiane. Perspektiva europiane per Shqiperine eshte rruga e duhur per te zgjidhur problemet.


Per sa i perket integrimit doja te perserisja se funksionimi i demokracise dhe ecuria ne Parlament eshte menyra me e mire per te treguar maturitet politik e demokratik ne Shqiperi. Kjo eshte menyra e duhur, sipas opinionit tim, per te gjithe sektoret politike ne Shqiperi, - nenvizoi Garrido.


Pavaresisht apeleve te lartpermendura, zevendeskryeministri Ilir Meta ka perseritur serish ne Bruksel, qendrimin e njohur te mazhorances se zgjidhja e krizes politike mund te vije vetem nepermjet mekanizmave juridike. Sipas tij, midis respektimit te Kushtetutes dhe transparences se zgjedhjeve ekziston nje hapesire veprimi per te zgjidhur krizen politike me opoziten. Ai e cilesoi greven e urise si nje forme ekstreme e te berit opozite, duke shtuar se ky aksion politik nuk mund te zgjidhe krizen politike.


Ndersa beri thirrje per dialog, Meta nuk dha garanci mbi kerkesen themelore te opozites per hapjen e kutive te votimit. Ndermjet transparences dhe respektimit te Kushtetutes ka nje hapesire te mjaftueshme per te gjetur nje kompromis ne menyre qe ti adresohet ne menyren e duhur te gjitha kerkesave te opozites. Me vjen keq per greven e urise. Kam qene edhe vete ne greve urie para se te kalonte Kodi Elektoral.


Por, mendoj se greva e urise qe eshte nje forme ekstreme e protestes, por, gjithsesi demokratike, mund te sherbeje si sensibilizim, por ky nuk eshte instrumenti i duhur per te zgjidhur problemet, - tha Meta.


Pervec diskutimit mbi zgjidhjen e krizes politike, Keshilli i Stabilizim-Asociimit diskutoi dje edhe mbi procesin e liberalizimit te vizave, ku Shqiperise i eshte kerkuar qe te plotesoje kriteret e mbetura, ne menyre qe procesi te permbyllet ne nje te ardhme te afert. Pjese e diskutimeve ka qene edhe rishikimi i zbatimit te marreveshjes se Stabilizim-Asiociimit, si dhe rolit te Shqiperise ne Ballkanin Perendimor.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit