Sipas Presidences se BE-se, bllokimi i tanishem politik duhet te tejkalohet nga udheheqja politike shqiptare, duke marre parasysh te gjitha pasojat e vazhdimit te ketij bllokimi per interesat kombetare
TIRANE - Nisma e Presidentit te Republikes, Bamir Topi, per te ulur ne nje tryeze kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e opozites, Edi Rama, eshte mirepritur dje edhe nga Presidenca e Bashkimit Europian, permes nje deklarate zyrtare.
Ne qendrimin e saj, Presidenca e BE-se i ben thirrje klases politike shqiptare qe te gjeje nje zgjidhje me qellim zhbllokimin e situates politike ne vend.
"Bashkimi Europian mirepret nismen e Presidentit Topi per te mbajtur nje takim me Kryeministrin Berisha dhe kreun e Partise Socialiste, z. Rama, dhe mirepret pergjigjet pozitive nga te dy lideret per te marre pjese ne takim dhe te marrin ne konsiderate se bashku menyrat per te levizur perpara sa me shpejt te jete e mundur", - thuhet ne njoftimin per shtyp te BE-se.
Bashkimi Europian rikonfirmon perspektiven e saj per Shqiperine dhe inkurajon veprime per te siguruar se Shqiperia mund te marre hapa te metejshem ne kete proces.
"Ne kete kontekst, bllokimi i tanishem politik duhet te tejkalohet nga udheheqja politike shqiptare, duke marre parasysh te gjitha pasojat e vazhdimit te ketij bllokimi per interesat kombetar", - thuhet ne deklarate. Qendrimi i Presidences se BE-se vjen nje dite para zhvillimit te tryezes se Presidentit te Republikes, tryeze e cila ka si qellim gjetjen e nje zgjidhjeje per krizen politike ne vend.
Deklaratat e nderkombetareve kesaj here kane qene ne unison te plote, nderkohe qe kane mbeshtetur pa rezerva nismen e vete kreut te shtetit. Dy dite me pare, reaguan po permes qendrimit zyrtar edhe Ambasada e SHBA-se ne Tirane, si dhe ajo e OSBE-se.
Permes qendrimeve te tyre zyrtare, ambasadoret Uidhers dhe Bosh mbeshteten plotesisht perpjekjet e Presidentit te Republikes per te ndermjetesuar bllokimin e vazhdueshem te situates politike. Si ambasada e SHBA-se ashtu edhe ajo e OSBE-se shprehen besimin se nje tryeze e tille do te ofronte mundesi per zgjidhjen e asaj qe ata e cilesuan ngerc politik.
Ne fillim te javes, pas negociatave te zhvilluara edhe me ambasadoret, Presidenti i Republikes, Bamir Topi, njoftoi permes nje deklarate zyrtare se do te therriste tryezen politike, diten e shtune ne oren 11.00. Vendimi i Presidentit erdhi edhe pas kontakteve telefonike, qe ai kishte zhvilluar me kryetarin e PS-se, Edi Rama dhe kryeministrin, Sali Berisha.
Ambasadori i KE-se, Helmut Lohan, flet per situaten politike
Lohan: Mirepresim nismen e Presidentit Topi
Kryetari i Delegacionit te Komisionit Europian ne Tirane, Ambasadori Helmut Lohan, konfirmoi dje gjate nje takimi te zhvilluar ne Vlore, mbeshtetjen per nismen e Presidentit te Republikes, Bamir Topi, per nje tryeze mes Berishes dhe Rames, ne funksion te daljes nga kriza politike, qe ka perfshire vendin.
"Komisioni Europian, qe, permes komisionerit Stefan Fyler, po ndjek situaten ne Shqiperi, e mirepret nismen e Presidentit te Republikes, Bamir Topi, per tryezen e rrumbullaket, ku po shikon perpjekjet e te dy paleve per te marre ne konsiderate gjetjen e nje zgjidhjeje per te dale nga situata", - tha Lohan, i cili ishte i pranishem ne nje simpozium te zhvilluar dje ne mjediset e Universitetit "Ismail Qemali", te Vlores, me teme "Europa mes meje dhe teje".
Ai theksoi se jane udheheqesit politik ne Shqiperi, qe duhet te gjejne nje zgjidhje dhe, sipas tij, "do ta bejne padyshim, ne funksion te se ardhmes se Shqiperise dhe integrimit te saj evropian". Per Ambasadorin Lohan, integrimi i Shqiperise ne BE, varet jo vetem nga perpjekjet qe do te behen ne kete drejtim, por edhe nga pershpejtimi i ketyre perpjekjeve. Ai ju referua nder te tjera edhe parlamentit shqiptar, te cilin momentalisht e cilesoi mosfunksional.
*****************************
Gjate takimit u diskutua per tryezen e ardhshme politike mes pozites dhe opozites,
Neser tryeza, Topi konsultohet me Bosh
TIRANE - Tryeza politike qe do te mbahet diten e neserme midis lidereve te forcave politike, Rama e Berisha, per zgjidhjen e krizes politike ne vend, ka shtuar edhe konsultimet e Presidentit te vendit, Bamir Topi me faktorin politik nderkombetar.
Kreu i shtetit priti dje ne Presidence shefin e OSBE-se ne Shqiperi, Robert Bosh. Sipas njoftimit per shtyp te Presidences, behet e ditur se Robert Bosh vleresoi rolin e Presidentit Topi ne zgjidhjen e ngercit politik ne vend, duke i ofruar atij edhe rolin e OSBE-se per funksionimin e parlamentarizmit ne Shqiperi.
"Presidenti i Republikes, Bamir Topi, priti sot Shefin e Prezences se OSBE-se ne Shqiperi, Ambasadorin Robert Bosh, ne kuader te konsultimeve qe Kreu i shtetit po zhvillon ne prag te tryezes politike se te shtunes.
Ne kete takim u diskutua per tryezen e ardhshme politike mes pozites dhe opozites, te cilen Presidenti Topi vendosi ta therrase diten e shtune, me 13 shkurt 2010. Nga ana e tij, Ambasadori Bosh shprehu edhe njehere vleresimin per rolin e Presidentit Topi duke e siguruar njekohesisht ate per te gjithe gatishmerine e OSBE-se per te ofruar pervojen dhe asistencen e saj ne rifunksionimin e suksesshem te demokracise parlamentare shqiptare", - thuhet ne njoftimin per shtyp.
Kreu i OSBE-se i shtohet listes se konsultimeve te Presidentit Topi, pas atyre me ambasadorin spanjoll Manuel Montobio, ambasadorin e Komisionit Europian, Helmut Lohan, ambasadorin Uidhers dhe ambasadorin gjerman Bernd Bochardt.
Ne prag te mbajtjes se tryezes se bisedimeve duket qe Presidenti per te luajtur rolin e tij ne administrimin e negociatave e ka pasur te nevojshme qe te konsultohet me pjesen me te rendesishme te komunitetit nderkombetar ne vend.
Nderkaq, ne oren 11:00 te paradites se neserme, me ndermjetesimin e Presidentit Topi, do te ulen ne tryezen e bisedimeve Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozites, Edi Rama, per te gjetur nje zgjidhje ndaj krizes politike qe vazhdon qe pas zgjedhjeve te fundit parlamentare.
*********************************
Rama merr mbeshtetjen e PSE-se. Socialistet europiane e konsiderojne iniciativen e marre nga Topi si nje hap te nevojshem drejt gjetjes se nje zgjidhjeje
PSE: Hetimi i zgjedhjeve te perfshije hapjen e kutive
TIRANE - Per here te pare nga Parlamenti Europian percillet nje kerkese konkrete per qeverine shqiptare, ajo e hapjes se kutive te votimit. Jane socialistet evropiane qe kerkojne transparence te plote te zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit.
Kryetari i PS-se, Edi Rama, ka marre mbeshtetjen e drejtuesve te larte te grupit socialist e demokrat ne Parlamentin Europian, te cilet kane dhene si zgjidhje te krizes pikerisht hapjen e kutive te votimit. Mbeshtetja per kauzen e opozites ka ardhur si nga Presidenti i Grupit te Socialisteve dhe Demokrateve ne Parlamentin Europian, Martin Shultz, ashtu edhe nga nenkryetari i grupit, Hanes Svoboda.
Svoboda
Hanes Svoboda, pas takimit te zhvilluar me kreun e opozites, Edi Rama, ka deklaruar se opozita duhet te kthehet ne Kuvend, ndersa qeveria duhet te garantoje hapjen e kutive per te pare te verteten.
"Mendoj se do te ishte mire qe opozita te kthehej ne parlament... ky ka qene gjithmone opinioni yne, por ne te njejten kohe, do te ishte mire qe qeveria te vepronte. Qeveria duhet te veproje dhe te thote, dakord, le te kemi transparence te plote. Ne si qeveri e pranojme qe opozita e njeh rezultatin e zgjedhjeve.
Kjo eshte vendosur dhe kete e ka thene dhe gjykata. Por, ne te njejten kohe qeveria duhet te jete e gatshme te tregohet e hapur dhe transparente, duke perfshire dhe transparencen e kutive, te kutive te votimit, sepse kjo do te tregonte realisht se kush ka te drejte kur thote qe ka pasur hile apo nuk ka pasur fare hile.
Duke qene se na nevojitet paqja dhe stabiliteti ne vend dhe vetem nese opozita kthehet ne parlament dhe ne te njejten kohe qeveria mbeshtet hapjen, sinqeritetin dhe transparencen, mund te vendosen themelet e nje dialogu te frytshem ne te miren e vendit", - tha Svoboda.
Rama
Nga ana e tij, kryetari i PS-se, Edi Rama, ka theksuar se transparenca eshte vlere e patjetersueshme e demokracise perendimore.
"Sot ne jemi ne piken ku kemi gjetur nje mirekuptim te shkelqyer me miqte dhe partneret tane te PSE-se, per te vazhduar nje proces hetimi dhe per te garantuar transparencen e plote perfshire edhe hapjen e kutive, ne nje proces ku do te angazhohet nje Komision Hetimor Parlamentar, duke kthyer opoziten ne Parlament, duke vazhduar se bashku ne rrugen e reformave dhe te integrimit te Shqiperise ne Europe.
Ne jemi gati te kthehemi ne Parlament, sapo te garantohet vullneti per transparence te plote te zgjedhjeve te shkuara, per te garantuar zgjedhjet e ardhshme.
Sapo te garantohet se objekti i hetimit eshte i pakufizuar dhe perfshin dhe hapjen e kutive, duke bere jo qe te kemi nje permbysje te rezultatit ne tavoline, por qe permes nxjerrjes ne driten e diellit te te gjithe problemeve te zgjedhjeve, ti japim fund nje sistemi korrupsioni elektoral dhe te hapim nje rruge te re per Shqiperine", - tha Rama.
Shultz
Garancia per transparence te plote te zgjedhjeve u dha edhe nga Presidenti i Grupit te Socialisteve dhe Demokrateve ne Parlamentin Europian, Martin Shultz, gjate takimit te zhvilluar me nje delegacion te Partise Socialiste te kryesuar nga Kryetari i PS-se, Edi Rama.
Shultz dhe kryetari i opozites, Edi Rama, rane dakord qe nje rruge-dalje per krizen politike aktuale ne Shqiperi duhet te gjendet urgjentisht dhe se nje baze e re dialogu konstruktiv ndermjet qeverise dhe opozites duhet te vendoset.
Per kete qellim u ra dakord qe opozita te kthehet ne Parlament ne te njejtin moment, pasi te jete marre nje vendim per ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar, i cili do te ushtroje nje hetim te plote, perfshire hapjen e kutive te votimit, mbi menyren se si u mbajten zgjedhjet parlamentare te vitit 2009.
Ky hetim duhet te siguroje transparence te plote si nje baze per permiresime te rendesishme per menyren se si do te zhvillohen zgjedhjet e ardhshme, me qellim permbushjen e standardeve nderkombetare.
Eksperte nderkombetare duhet te asistojne komisionin hetimor ne permbushjen e punes se tij dhe duhet gjithashtu te asistojne ne percaktimin e permiresimeve te nevojshme te kuadrit zgjedhor. Schultz dhe Rama e konsideruan iniciativen e marre nga Presidenti i Republikes se Shqiperise si nje hap serioz dhe i nevojshem drejt gjetjes se nje zgjidhjeje per krizen politike ne vend.
Po dje, kryetari i PS-se, Edi Rama, i shoqeruar edhe nga disa deputete te tjere socialiste, ka zhvilluar nje takim edhe me eurodeputetin e grupit te djathte te PE, (PPE) Eduard Kukan, Kryetar i Delegacionit per Marredheniet me Europen Juglindore.
Eurodeputeti Kukan ka zevendesuar Doris Pack ne kete delegacion. Edhe gjate ketij takimi, Rama u shpreh se PS-ja kerkon transparence dhe jo pushtet ne tavoline.