Publikuar me : 29.08.2008 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 557 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Kostot ne ndertim nuk justifikojne rritjen e cmimeve qe llogaritet me shume se 25 cdo vit
Rritja e cmimit te apartamenteve nuk vjen nga kostot por mbetet e bazuar ne lidhjen kerkese-oferte. Pavaresisht se ndertuesit deklarojne qe ka nje rrije te ndjeshme te kostos se cimentos dhe hekurit, Instituti i Statistikave ka llogaritur se kjo rritje mbetet tejet e ulet nese e krahasojme me cmimin e banesave. Me ane te raportit tremujor te Indeksit te Kushtimit ne Ndertim, INSTAT llogarit edhe rritjen e shpenzimeve qe realizojne kompanite e ndertimit. Ky raport nxirret pas marrjes se te dhenave nga nje grup i zgjedhur i kompanive qe operojne ne kete sektor te rendesishem.
Sipas INSTAT, ne tremujorin e dyte te ketij viti ka pasur nje rritje vetem me 1.1 per qind te Shpenzimeve Direkte kundrejt tremujorit te meparshem. Shpenzimet e firmave te ndertimit per blerjen e materialeve gjate ketij tremujori kane pesuar nje rritje me vetem 1.4 per qind, ndersa zeri Shpenzime per paga pesoi nje rritje vetem me 0.3 per qind. Per sa i perket shpenzimeve te tjera INSTAT ben te ditur se firmat e ndertimit kane blere me cmime te njejta. Materialet elektrike jane edhe grupi qe kane pesuar rritjen me te madhe me 2.3 per qind gjate ketij tremujori.
Sektori i ndertimit eshte perfshire ne nje rritje te forte cmimesh edhe gjate pjeses se pare te vitit 2008. Vetem ne 6-mujorin e pare te vitit 2008 rritja e cmimeve ka qene me rreth 25 per qind, duke treguar krizen qe ka perfshire sektorin me rritjen me te shpejte ne ekonomi per shume vite me radhe. Investimet ne banesa, qe lidhen kryesisht me sektorin e konsumatoreve familjare, sipas Bankes se Shqiperise shenuan renien me te madhe ne nivel vjetor ne vitin 2007. Nga ana tjeter, megjithese rritja e cmimeve ne kete sektor vazhdon qe te jete e ndjeshme studimet tregojne se ne krahasim me vitin 2007, sipermarrja e ndertimit ka nje pritshmeri me te ulet per ecurine ekonomike te ketij sektori.
Sipas studimeve te realizuara, nje nga veshtiresite me te cilat po perballet sektori i ndertimit eshte renia e ndjeshme e kerkeses per banesa dhe njesi tregtare. Studimi ben te ditur se ne muajin janar 2008, 30% e firmave te ndertimit shprehen se jane ndikuar negativisht ne aktivitetin e tyre ndertues nga mungesa e kerkeses konsumatore. Ky nivel, sipas studimit, eshte 6 pike ne perqindje me i larte se 3 muaj me pare dhe gjithashtu 9% me i larte se nje vit me pare. Megjithate, rritja e veshtiresive qe ka hasur biznesi i sektorit te ndertimit nuk ka cuar ne nje ulje te tendences se cmimeve ne kete sektor, e cila eshte ndikuar pergjithesisht nga mungesa e ndertimeve te reja.