Degjova batutat e Berluskonit dhe lexova artikullin e perkthyer te Elvira Dones tek "Shekulli"; pastaj kerkova edhe origjinalin e botuar tek "Repubblica". Artikulli-pamflet i Elvira Dones ishte i rende, vajtues, epik, paraemocional, kujan. Nje kuje e dhimbshme si klithma e heroit te "Shikimit te Uliksit", i cili klith kur humbet te dashuren, dhe vetveten.
Theo Angelopulos e ka skicuar shume me mire dramen e emigrantit dhe femres ballkanike, drame qe ze fill kohe perpara sesa masonet italiane te gjurmonin kalate astenike te veriut te Shqiperise dhe te Dalmacise, ne perpjekje per te futur mallra kontrabande ne perandorine otomane.
Çuditem prapeseprape me tonalitetin pompoz qe i jepet nje konference shtypi mbushur me batuta karagjoze te nje kryeministri italian, i cili mbeti prej kahera, pjelle e nje lindje te parakohshme te partise kraksiane.
Askush nuk kupton nje ceshtje tejet te thjeshte, te vogel dhe vulgare ne karakterin e saj: Berluskoni eshte nje karagjoz. Kaq. Por nuk eshte thjesht problemi se eshte apo nuk eshte karagjoz: pak kohe me pare po ky person tha se Obama ishte "i bukur, i gjate, dhe i nxire nga dielli".
Sebep per nje skandal diplomatik; por amerikanet me shume sesa protestuan, thjesht qeshen. Askush nuk vuri kujen, si Dones. Pak me vone po ky kryeminister-karagjoz la te prese me kot ne anen e nje ure homologen e tij gjermane, Merkel. Askush nuk vuri kujen ne Gjermani.
E kush nuk mban mend gjestet qesharake qe ai ka kryer duke pozuar perpara kamerave me kryeministrat e tjere europiane? Cili komb tjeter vuri kujen? A nuk ishte po ky mason-klloun qe ne parlamentin europian i propozoi nje europarlamentari rolin e nje xhelati hitlerian? Mendoni se zgjati shume hidherimi (formal) i auditorit?
E verteta eshte krejt tjeter, na pelqen ose jo. Europes se civilizuar ia ka enda te takoje njerez me humor; prodhues batutash dhe grimasash, shkurt qe te bejne per te qeshur. Saksoneve te muzgetuar iu pelqen te qeshin, dhe italiani i mesem, me shtat te shkurter dhe rrumbullak, eshte personazhi perfekt i realizimit te nje te qeshure idiosinkratike.
Keshtu eshte qeshur edhe me Beninjin; dicka me i dobet por po aq i gjate sa Berluskoni. Vetem nje gjeni i skenes si Beninji mund te tragjikomedizonte superdramen e holokaustit, mjaft me e rende se tete skafe e gjysme (po perifrazoj Pirandellon) qe dogji Nano dhe bllokoi Berisha.
Me filmin "La vita e bella" Beninji prapeseprape te ben per te qeshur, edhe kur te dhemb ne shpirt; sepse ky eshte italiani me trup te mesem dhe borgjez i mire: qesharak dhe karagjoz, edhe kur vritet nga gjermanet ne nje kamp perqendrimi.
Kur Dario Fo fitoi Nobelin ne letersi, vite me pare, te gjithe ngriten supet: Nobeli per nje klloun cirku?? Ne fakt, kjo gje iu duhet edhe nordikeve distimike: te qeshin dhe te kenaqen, sepse e qeshura shton jeten. Ca me mire kur transmetohet melodramatikisht.
Melodrame ka qene edhe "Pagliacci" e Leoncavallos. Nje opere gazmore, qe perfundon me vrasje. Nje palaco qe dashuron vertet, dhe po per kete arsye, vret me te vertete. Njerezia do te qeshe domosdo, derisa vrasjen e kryen nje palaco, d.m.th. nje karagjoz, sidomos kur gruaja eshte motiv i aktit.
Por femrat mbeten prapeseprape ne qender te diskutimit. Elvira Dones pezmatohet dhe ben mire; por nuk duhet te harrojme se italiani i mesem - nga trupi dhe nga trute - prej kahera eshte tallur me femren dhe kesisoj, edhe me vetveten.
Ky ka qene dhe mbetet roli teleologjik i mesoburrit italian - quhet apo nuk quhet Berluskoni eshte tjeter ceshtje - dhe ky rol ka nje funksion: te shkaktoje te qeshura, permes karagjozlleqeve. Mund te quhet Lino Banfi, Roberto Beninji, Silvio Berluskoni... Pse te mos qeshim?