Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Banka e Shqiperise: Bankat te mos nxjerrin parate jashte vendit

Publikuar me : 20.10.2008 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 710 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ky hap ndermerret me qellim qe, bankat private ne Shqiperi, te ruajne gjendje likuiditeti.

TIRANE - Banka e Shqiperise ndalon pa afat, te gjitha bankat e nivelit te dyte (private) qe te nxjerrin pará ®ga Shqiperia, per tua derguar ato bankave meme ne vendet e tjera.

Lajmi konfirmohet nga burime te Bankes se Shqiperise. Sipas BSH-se, ky hap ndermerret me qellim qe, bankat private ne Shqiperi, te ruajne gjendje likuiditeti. Te njejtat burime bene te ditur se, keto dite, bankave te nivelit te dyte, u eshte bere e qarte se ndalohen te nxjerrin valute nga Shqiperia, duke ua derguar ato bankave meme.

Burimet e mesiperme, bene te ditur se, ky urdher i leshuar, eshte pa afat dhe se, zbatimi i saj eshte nje perpjekje per te parandaluar cdo lloj mundesie te prekjes se sistemit financiar shqiptar nga kriza boterore qe, fillimisht pushtoi Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe, se fundi, Evropen.

Sipas burimeve nga Banka e Shqiperise, urdhri eshte vijim i vendimit qe mori Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise, ne mbledhjen e tij te fundit, ku ishte vendosur per reduktimin e transaksioneve te dhenies se valutes nga bankat e nivelit te dyte. Nje gje e tille behet me qellimin e vetem qe, bankat e nivelit te dyte ne Shqiperi, te kene para te mjaftueshme per ti bere balle cdo situate te mundshme krize, ekonomike apo financiare.

Treguesit e likuiditetit

Sektori bankar ka zgjeruar me tej investimet ne kredi dhe letra me vlere, duke ruajtur nivele te mira te kthyeshmerise nga veprimtaria, por duke evidentuar perseri renie te cilesise se portofolit te kredise dhe te treguesve te likuiditetit. Kete e evidentoi Banka e Shqiperise ne mbledhjen e fundit te Keshillit Mbikeqyres, me 8 tetor.

Ne mbledhje, u vu ne dukje se, ne fund te qershorit 2008, portofoli i kredive te sektorit bankar, arriti ne pothuaj 43 per qind te totalit te aktiveve te sektorit, duke shenuar nje rritje me 3.6 pike perqind, ne krahasim me fundin e vitit 2007. Investimet ne letra me vlere arriten ne rreth 19 per qind te totalit te aktiveve, duke u rritur me 1 pike perqindje, ne krahasim me fundin e vitit 2007.

Ne fund te qershorit 2008, kthimi nga investimi i aktiveve mesatare, rezultoi 1.3 per qind, ndersa kthimi nga investimi mbi kapitalin aksioner, rezultoi 16.6 per qind. Cilesia e kreditimit, eshte ndikuar negativisht nga ritmi i larte i kreditimit qe dikton konkurenca ne treg. Raporti i kredise, me probleme ndaj totalit te portofolit te kredise, u ngjit ne 4.3 per qind. Ne kete nivel, ky raport, eshte ende me i ulet se mesatarja e vendeve te rajonit dhe konsiderohet i pranueshem.

Sakaq, kredia ne valute, vijon te mbizoteroje ne portofolin e pergjithshem te kredise. Afati mesatar i maturimit te kredise eshte zgjatur. Veprimtaria eshte financuar nga depozitat e publikut, te cilat perfaqesojne 80 per qind te totalit te aktiveve. Nje burim paralel i financimit te veprimtarise jane, gjithashtu, edhe linjat e kredise nga grupet bankare zoteruese, te cilat zinin 8.6 per qind te totalit te aktiveve. Norma e mjaftueshmerise se kapitalit, ka shfaqur nje rritje te lehte ne fund te gjashtemujorit te pare te vitit 2008, duke u ngjitur ne nivelin 17.3 per qind. Si rezultat i investimit ne aktive me rrezik me te larte, sektori bankar ruan prirjen renese te treguesit te likuiditetit.

Nderhyrjet e fundit ne tregun e parase

TIRANE - Departamenti i Marredhenieve me Jashte, Integrimit Evropian dhe Komunikimit, informoi kete fundjave mbi nderhyrjet e Bankes se Shqiperise ne tregun e parase dhe ne tregun valutor gjate tremujorit te dyte te vitit 2008. Duke sqaruar Operacionet e tregut te hapur, BSH-ja tha se, nderhyrjet ne tregun e parase, gjate tremujorit te dyte te vitit 2008, kane vijuar te kryhen nepermjet instrumentit kryesor te Bankes se Shqiperise, marreveshjes se anasjellte te riblerjes me maturim njejavor, me nje mesatare javore prej 3.74 miliarde leke.

Kurse, mbi perdorimin e instrumenteve mbeshtetese, BSH-ja njoftoi se, gjate tremujorit te dyte te vitit 2008, per investimin e likuiditeteve te lira, bankat perdoren depoziten njeditore, niveli mesatar ditor i se ciles ishte 3.8 miliarde leke, ne krahasim me 2.6 miliarde leke ne tremujorin e kaluar. Ne kushtet e plotesimit te nevojave ne tregun nderbankar, instrumenti i kredise njeditore gjeti perdorim minimal edhe gjate ketij tremujori, rreth 0.26 miliarde leke, ne 3 raste perdorimi.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit