Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Banka e Shqiperise lejon bankat private te nxjerrin valuten jashte vendit

Publikuar me : 01.03.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 359 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Bankat e nivelit te dyte tashme nuk i pengon asgje qe te nxjerrin valuten e mbledhur ne Shqiperi jashte tregut vendas duke i ardhur ne ndihme bankave te tyre mema. Mesohet se gjate mbledhjes se fundit te zhvilluar javen e shkuar, Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise ka shfuqizuar vendimin e marre disa muaj me pare sipas te cilit bankat e nivelit te dyte qe operojne ne vend nuk mund te investonin jashte vendit fitimet e tyre.

Nese deri me tani bankat e nivelit te dyte kane perdorur rruge te tjera per ti derguar keto para jashte, tashme nuk do te kene asnje pengese per investimin e depozitave te shqiptareve ne bankat mema.

Vendimi i BSH-se per ndalimin e nxjerrjes se valutes jashte vendit u mor ne vjeshte te vitit 2008 ne kuader te mbrojtjes se ekonomise se vendit nga kriza qe kishte prekur vendet bankat e te cilave kane filiale ne Shqiperi. Me kete vendim banka qendrore synonte ruajtjen e stabilitetit financiar ne vend.

"Nepermjet nje akti te vecante rregullativ, BSH-ja i ka kerkuar sektorit bankar qe te mos shperndaje fitimin e vitit 2008 ne formen e dividendit. Ne kete menyre, kapitalizmi i veprimtarise bankare forcohet me tej, duke ofruar nje garanci me shume per shendetin financiar te sektorit bankar ne vazhdim", - do te shprehej BSH pas vendimit te marre ne tetor te vitit 2008.

Mesohet se vendimi per lejimin e bankave tregtare qe mund te shperndajne fitimet e tyre jashte vendit ka ardhur si pasoje e permiresimit te treguesve financiare te vendit si dhe qendrushmerise se tregut bankar ne vend.

Kjo gjendje pasqyrohet edhe ne te dhenat e fundit zyrtare te Bankes se Shqiperise per sa perket ecurise se kredise dhe depozitave. Sipas Bankes Qendore, krahasuar me janarin e vitit te shkuar, depozitat e shqiptareve ne banka kane pesuar nje rritje me rreth 60 miliarde leke. Ashtu sic ndodh gjithnje, rritja me e larte eshte shenuar pergjate muajve gusht-shtator qe perkojne edhe me periudhen e kthimit te emigranteve. Krahasuar me muajin korrik, muaji gusht ka njohur nje rritje te nivelit te depozitave me miliarde leke.

Nderkohe, nje rritje paksa me te moderuar kane njohur kredite. Gjate janarit 2010 shuma totale e kredive te leshuara nga bankat arriti ne 445 miliarde leke. Krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2009 verehet nje rritje me 42 miliarde leke.

Rritja e nivelit te depozitave dhe kredive mesohet te jete edhe arsyeja qe Keshilli Mbikeqyres i BSH-se ka lejuar bankat e nivelit te dyte te mund te dergojne valute tek bankat mema. Nderkaq nuk dihet se cfare efekti do te kete nxjerrja e valutes jashte tregut vendas, ne nje moment kur vete Guvernatori Fullani u ka kerkuar bankave te kreditojne me shume ekonomine e Shqiptare. Aq me shume kur te dhenat me te fundit raportojne per nje shtrengim te metejshem te kushteve te kredise per individe dhe biznese. Po ashtu, vendimi i BSH-se vjen ne nje kohe kur vendet, bankat e te cilave operojne ne Shqiperi jane duke perjetuar krize te thelle.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit