Publikuar me : 01.09.2008 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 556 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Interesat e kredive ne leke vazhdojne qe te jene ne nivele te larta duke bere qe kerkesa per monedhen vendese te jete e ulet
Te gjitha interesat per kredine ne leke jane mbi 10 per qind, interesa sa dyfishi i depozitave
Interesi i kredive ne leke mbetet teper i larte dhe kjo eshte nje nga arsyet e braktisjes se kredise ne leke nga ana e klienteve. Sipas Bankes se Shqiperise interesi per kredine 12 mujore ne leke rezulton 11.5 per qind duke qene sa dyfishi i interesit te depozitave. Per kredite qe kane nje afat te shkurter prej 6 muaj interesat per kredine ne leke shkojne deri ne 14 per qind. Nje nga arsyet per nje nivel kaq te larte te interesave te kredive mbetet edhe borxhi qeveritar. Bankat e kane te lehte qe te investojne fondet e tyre ne letra me vlere qe kane nje interes vjetor prej 8.2 per qind. Realisht ky eshte edhe interesi nga i cili mund te fillojne interesat e kredive ne leke, pasi nje pjese e mire e fondeve mund te investohen ne keto letra me vlere.
Kredia e keqe
Nga portofoli i kredise se bankave te nivelit te dyte qe ne 6 mujorin e pare te vitit llogaritet ne 2.8 miliarde euro, rreth 252 milione euro llogaritet qe te jete kredi me probleme. Raporti vjen nga ana e bankes se Shqiperise qe llogarit se nje pjese prej 50 milione eurosh eshte kredi e humbur ose te dyshimta. Ndersa 200 milione euro te tjera jane hua ne ndjekje dhe nenstandarde. Ne keto kategori perfshihen te gjitha ato kredi qe paraqesin vonesa ne afate te ndryshme kohore.
Edhe pse shifrat e asaj qe quhet kredi e keqe, mbeten te uleta ne raport me portofolin e sistemit bankar, alarmi per nje risk shtese te kreditit eshte ne rritje.
Problemet ne rritje
Sipas specialisteve te bankave nje nga problemet me te medha te kredise mbetet mosha e re e saj dhe keto shifra per moskthim mund te perkeqesohen ne nje kohe te shkurter. Pjesa me e madhe e kredive te dhena, fillojne qe nga fundi i vitit 2005 e ne vazhdim dhe kapaciteti pagues i klienteve te bankave mbetet ende i pavleresuar. Nga kredia ne ndjekje, ose me probleme, qe ne total shkon ne 252 milione euro, rreth 50 milione dollare jane kredi e keqe ose ajo qe nuk mund te mblidhet me nga ana e bankave.
Por vec kredive, tashme te klasifikuara si me probleme, Banka e Shqiperise ngre edhe nje problem tjeter, qe ka te beje me informacionin jo te plote qe jepet ne kete drejtim nga ana e bankave te nivelit te dyte, duke fshehur ne nje pjese te konsiderueshme riskun qe mund te vije nga ky aktivitet. Ka qene vete kreu i BSH-se, Fullani, qe ka bere te ditur se megjithese statistikat tregojne se ende perqindjet e kredive te keqija jane te uleta, perseri eshte e domosdoshme nje lloj prudence ne kete drejtim. "Te gjithe e dime se metodat e klasifikimit dhe riklasifikimit, mund te jene nje instrument ne duart e bankave per te fshehur realitetin. Hyrja e grupeve te medha bankare, ka rritur presionet tek operatoret e tjere per me shume perpjekje ne drejtim te zenies se tregut.
Shpeshhere kjo behet ne dem te cilesise se portofolit. Po keshtu, te mos harrojme se edhe bilancet e kompanive nuk jane te sinqerta, duke shtuar nje problem me shume ne kete drejtim. Ne perfundim, do te thosha se edhe zhvillimet aktuale ne tregun e pasurive te paluajtshme kane nje potencial negativ ne kete drejtim. Rritja e madhe e cmimeve, ne kushtet kur pasurite e paluajtshme perbejne rreth 80 per qind te kolateralit, mbart nje potencial negativ ne rast te materializimit te renies se menjehershme te cmimeve ne tregun e aseteve fikse",- ka sqaruar Fullani ne nje nga raportimet e tij te bera ne publik.