Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Bankat, lume ankesash ne gjykate

Publikuar me : 28.02.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 353 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Rritja e kredive te keqia ka bere qe perfaqesuesit ligjore te bankave te nivelit te dyte te jene frekuentuesit me te rregullt te ambienteve te gjykatave ne vend. Financimi i nje sipermarrjeje dhe paaftesia paguese prej bizneseve apo individeve ben qe bankat ti drejtohen dyerve te gjykates duke kerkuar leshimin e urdhrit te ekzekutimit per detyrimin qe kredimarresi ka ndaj kontrates se lidhur midis paleve. Ne kete menyre, kolaterali i vendosur per marrjen e kredise kalon ne emer te bankes.


Sipas te dhenave te publikuara ne faqen zyrtare te Gjykates se Shkalles se Pare te Tiranes, vetem brenda nje muaji prane kesaj gjykate jane dorezuar plot 199 kerkesa per leshimin e urdhrit te ekzekutimit apo sic quhet ndryshe bllokimin e kolateralit. Keshtu, nga data 28 Janar 2010 deri ne diten e djeshme, gjykatesit kane vendosur per ta marre ose jo ne shqyrtim per 199 kerkesa, nderkohe qe numrin me te madh te paditurve e perbejne kredimarresit individe.

Financim me qellim investimin ne biznes, apo blerje makine ose shtepie jane kredite me te shumta per te cilat bankat kerkojne nga gjykata leshimin e urdhrit te ekzekutimit.
Te gjitha kredite jane dhene gjate tre viteve te fundit. Ne shumicen e rasteve, gjate muajve te pare kredimarresit tregohen te rregullt me banken duke shlyer me perkimeri kestet sipas percaktimit te bere ne kontrate.


Pasi kane shlyer nje pjese te kredise, te ndikuar nga shume faktore te tjere, si , humbja e vendit te punes per individet apo bilanci negativ per bizneset, kredimarresit nuk mund te shlyejne me kestet e kredise duke detyruar banken qe ti drejtohet gjykates.


Nje nga faktoret qe sipas specialisteve ka ndikuar se tepermi ne shtimin e numrit te kredive te keqia ka te beje me luhatjen e kursit te kembimit. Zhvleresimi i lekut ndaj euros kur nje pjese e mire e individeve i kane te ardhurat ne monedhen vendase ka bere qe te rritet artificialisht kostoja e kredise.


Keto tregues jane pasqyra me e qarte e asaj cka eshte duke ndodhur tani ne tregun bankar ne vend, ku keto te fundit kane shtrenguar ndjeshem kushtet e kreditimit. Ka prej tyre qe tregohen me shume se kurre seleksionues ndaj kerkesave per financim. Kushtet e kredive konsumatore gjithashtu jane shtrenguar ndjeshem.


Nje pjese e bankave ose nuk leshojne fare per ata qe nuk jane kliente te tyre ose ne te kundert e miratojne kredine konsumatore kundrejt mbulimit te saj me kolateral te majme. Nderkaq, shtrengimi i kushteve te kredive raportohet edhe nga Banka e Shqiperise. Perballe nje realiteti te tille, bizneset kane kerkuar ndihmen e qeverise dhe te bankave per te lehtesuar disi kriteret dhe kushtet e shlyerjes se kredive.


Ne raportin e publikuar disa jave me pare BSH permend edhe arsyen e rritjen e kostos se kredise e cila ndikon drejte per drejte ne uljen e kreditimit. "Bankat kane shtrenguar standardet e kreditimit kryesisht nepermjet kushteve qe kane te bejne me koston e kredimarrjes. Keshtu, bankat kane rritur marzhin mesatar te kredive standarde, marzhin per kredite me rrezik me te larte, si dhe komisionet e kredise",- theksohet ne raport.

Te dhenat zyrtare te Bankes se Shqiperise gjithashtu, raportojne per nje rritje te metejshme te numrit te kredive te keqia gjate tremujorit te katert te vitit 2009 duke arritur deri ne 10 per qind te totalit.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit