Paralajmerohen protesta ne rast se shteti nuk iu njohin tokat qe ata pretendojne ne zonen e gadishullit
Dhjetera banore rrethuan dje me tela nje siperfaqe prej gati tre km2 ne pronat e pretenduara te nje famileje Dukatase
Rreth 100 banore te Dukatit, si te rinj dhe moshatare dje qe ne oret e paradites u nisen ne kadishullin e Karaburunit per te rrethuar tokat qe ata pretendojne se i kane ne pronesi ne ne kete zone shume te bukur.
Hyrja per ne gadishull nga rruga qe te shpie ne tokat e tyre, eshte e bllokuar nga postoblloku i bazes se Pashalimanit, dhe per kete shkak banoret si te rinj edhe te moshuarit gjeten si zgjidhje ecjen me kembe deri ne sinoret e tyre, ndersa per te shkuar deri atje iu eshte dashur me shume se tri ore.
Pasi ecen duke iu ngjitur malit te Karabrunit ata u mblodhen ne sheshin e Ravenes, nje toke ne mes te malit te Karaburunit dhe ne nje vend te shenjte sic thane banoret, pasi aty eshte pritur dhe Ismail Qemali, pasi ka ardhur nga Greqia.
Me pas ata jane nisur neper vendet dhe tokat e fiseve te Dukatit qe per me shume se gjashte ore kane punuar duke rrethuar me tel dhe me gardh nje pjese te konsiderueshme te tokave qe ata i quajne te tyret.
Madje ata kane marre edhe nje kamion i cili transportonte materialet inerte, topat e telit, si dhe shufrat e hekurit, qe jane ngulur cdo 10 metra me shume zhavor dhe cilmento duke betonuar gardhin.
Jane rrethur me shume se 3 km katrore toke ne Karabrun dhe kjo toke qe eshte rrethuar eshte e nje fisi thone banoret dhe ne ditet ne vazhdim ne do te rrethojme dhe tokat e tjera qe jane ne pronesi te familjeve te Dukatit. Banoret pasi kane rrethur tokat, thane per gazeten Shekulli kjo eshte toka jone dhe ne nuk do te lejojme asnje te huaj qe te na marre ne sot.
Sipas tyre, ata dje kishin rrethuar token e familjes Kulluraj. Me tej ata thane Ne ditet ne vazhdim ne do te rrethojme me gardh te gjithe tokat e fiseve te Dukatit, qe nga Koshenajt, Gjikokajt, Mucostepajt, Shehajt, e shume fise te tjere qe ka pasur Dukati.
Ne kete vend qe shikoni, - shprehen banoret, dhe qe sot eshte rrethuar nga ne si Dukatas, ne Mars te 1913 plaku i Vlores Ismail Qemali ka ardhur per te biseduar me banoret e Dukatit, Karaburunit, Ravenes per ti bere prite grekeve ne 1913 ne qafen e Llogorase, qe kerkonte te pushtonte krahinen e Dukatit dhe te Vlores.
Prandaj ne i bejme thirje sot qeverise shqiptare qe ta dije qe keto jane prona te Dukatit dhe ne do ta mbrojme kete toke sic jane mbrojtur ne shekuj. Ne sot mblidhemi per te mbrojtur tokat tona si dhe per ti ndare ato qe na i moren padrejtesisht, kjo toke eshte e Dukatit mijera vjecare dhe ne do ta mbrojme me te drejten ligjore qe kane demokracite europiane,- shprehen banoret.
Me tej ata pohojne se keto toka ata do ti marrim per jete a vdekje, duke pohuar se Dukati nuk eshte mposhtur asnjehere. Qellimi yne i vetem eshte qe te marrim pronat tona, dhe qeveria te na i ktheje sa me shpejt per te mos patur problem nga te dyja palet.
Ne nuk jemi me arme dhe i duam keto troje ne menyre konsensuale dhe me dokumenta te rregullta sic dhe i kemi nga te paret tane. Ne keto prona do ti marrim dhe gjak do te derdhim,- eshte shprehur banori i moshuar.
Ferunaj, shteti te na njohe tokat
Qetsor Ferunaj banor nga Dukati, nje nga organizatoret kryesore te nismes se djeshme, tregon se dje ata vendosen te rrethonin pronat duke marre parasysh edhe pohimet e politikes, se Dukati ka prona dhe ne sot vendosem ti rrethojme keto prona, qellimi i rrethimit eshte ketu ne kete toke qe eshte e nje nga fiset e Dukatit dhe me pas do te shkojme te rrethojme dhe repartin ushtarak, qe po fillojne dhe privatizimet, dhe me pas duke filluar nga Kepi i Gjuhezes ne kufi me Palasen, ne kufi me fshatin Terbac e me Tragjasin.
Eshte nje pune e gjate eshte shprehur Ferunaj qe mund te na haje nje kohe te gjate, pra dy tre muaj kohe, por eshte nje pune vullnetare ku ne mblidhemi 300 deri ne 400 persona, ku ne ditet me diell do te punojme pa pushim.
Sipas Ferrunajt, ata kane dokumentacionin, dhe sipas tij, ata jane pronesuar nga pleqesite fshatrave. Keto jane tokat tona dhe ne duam qe shteti te na i njohe ne baze te pleqesise se fshatit dhe ne baze te dokumentacionit qe ne disponojme.
Sipas tij, nese shteti nuk ua njeh tokat atehere fshati do te mblidhet serish dhe do te beje protesten e radhes. Ne do te fillojme dhe ndertimet, objektet me mure guri dhe kjo do te jete dhe levizja qe do te beje krahina.