Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Banoret e Hamallajt Prishja e banesave tona, per miqte e qeverise

Publikuar me : 03.07.2010 Ne : Kronike - 175 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

DURRES - Pamjet e nje dite pas konfliktit ne fshatin Hamalle te rrethit te Durresit ishin tipike si ato te pas nje beteje.


Nje hije dyshimi per kedo qe hynte ne fshat te shoqeronte bashke me hijen e trazuar te frikes se arrestimeve te kryera. Policia ndaloi pasditen e ngjarjes 7 vete, ndersa nje dite me pas u kryen edhe dy arrestime te tjera.


Copat e cimentos te hedhura, gomat e perdorura si mjete rrethanore ne perleshje, venddjegiet e shisheve me benzine qe kishin mbetur te nxira dukeshin gjithandej.
Situata dukej e tensionuar ne heshtje.


Beteja u zhvillua 1700 metra larg bregut te detit, ndersa objektet qe do te shembeshin nuk ishin ne rere, thone banoret, por rreth 700 metra larg buzes se ujit. Fjalet na kane mashtruar i degjon ngado.


Banoret thone se ata i bejne thirrje policise te mos futet ne fshat dhe te liroje banoret e arrestuar se shteti ka qene i yni, po ai skishte pse vinte fshehurazi dhe te vidhte pronat e ngritura me djersen dhe gjakun e bijve ne tokat e Greqise.


Ata ngrene akuza konkrete per deputete dhe ministra te qeverise per afera korruptive me pronat e fshatit. Nderkohe nje pjese e banoreve bejne roje me radhe ne hyrje te fshatit qe prej 24 oresh per te mos lejuar fadromat e policise ndertimore. Vetem grate merren me aktivitetin e perditshem te puneve te fshatit. Burrat dhe djemte e fshatit kane ngritur grupe qe monitorojne te gjitha levizjet mbi ure dhe brenda fshatit.


Banoret kembengulin se do ti mbrojne shtepite me cdo kusht, madje edhe me gjak, duke u shprehur se i kane ndertuar banesat jo ne brezin e reres, por mbi 700 metra larg bregut. Shume prej tyre tregojne dokumentet e bera zyrtarisht per legalizim ne Bashkine e Sukthit dhe tek ALUIZNI ne Durres.


Shteti na ka mbrojtur deri sot me ligj, - thone ata, - sepse shtepite jane ne proces legalizimi dhe nuk mund te shemben. Banoret shprehen se te gjitha shtepite jane ne proces legalizimi, pasi jane ndertuar ne fund te viteve 90.


Ketu kane ardhur me radhe deputetet e Partise Demokratike te cilet na uruan ti gezojme shtepite e reja. Kur na kerkoheshin votat dere me dere, na u tha se ALUIZNI do te na i legalizonte shtepite, ndersa tani na dergojne fadromat. Kjo eshte e pamoralshme. Nuk pritet shqiptari ne bese, sic po bejne keta, na thote nje prej banoreve. Kemi 20 vjet qe votojme per PD-ne dhe tani vijne dhe na prishin shtepite.


Po e dime ne qe 400 dynym te kesaj zone i kane blere vete ata njerezit afer qeverise, prandaj nuk i leshojme dhe do ti mbrojme deri ne piken e gjakut,- shprehet nje tjeter banor i mberritur nga rrethi i Tropojes 20 vjet me pare. Ketu na solli Azem Hajdari, madje ishte kenete dhe mocal. Ndersa tani qe ne e beme zone te bekuar, duan te na rrafshojne banesat,- thote nje tjeter. Mesuesi Avdi Kucana eshte njeri i shtruar ne gjykim.


Ai thote se perballja me shtetin eshte e kote. Ne kete mesele ne dalim te humbur, por shteti duhet te vere doren ne zemer, se ne nuk kemi ku te shkojme. Vete na thane per levizjen e lire ne 92-shin e me pas ne u vendosem ketu. Ka nje problem, se shumica e ndertimeve jane shtepi banimi, dhe jo hotele sic thote Gjergj Bojaxhiu,- vijon banori.


Fshati Hidrovor gjendet prane bregdetit dhe ka nje popullsi prej rreth 1500 banoresh. Ndertimet e para ne kete fshat jane rreth 700 metra larg bregut te detit dhe per kete arsye ata shprehen se nuk jane ndertime turistike, por shtepi banimi. Jane rreth 480 objekte per tu shembur, sqarojne banoret.


Ata thone se jane ne loje 400 dynyme toke bregdeti ne afersi te Hamallajt qe jane blere nga persona afer qeverise dhe kalimi i kesaj pronesie tek nje kompani zviceriane per te ndertuar nje fshat turistik. Pellumb Kucaj thote se ata po perjetojne nje persekutim te dyte.


Rame Sefalli thote se ai ka mbrojtur shtepine e tij dhe nuk e ka frike burgimin per nje te drejte qe ia kane shkelur. Ndrec Lekgega thote se jeten ne veri e kemi te shkaterruar tashme dhe i kemi blere tokat ku jemi vendosur. Ai thote se nuk e priste nga shteti i tij nje trajtim te tille pasi vinte nga nje e kaluar ku familja e tij kishte pasur te pushkatuar dhe gjashte te denuar politike.


Beteja dhe grate


Nese do te analizohet raporti i forcave ne perleshjen e ndodhur ne uren e Hamallajt, atje ka pasur me shume police se banore. Po ajo qe te binte ne sy ishin edhe grate me femije qe ndodheshin ne mes te turmes se rrezikuar.


Dhe ne kete rast konstatojme nje portret te vecante gruaje dhe nene nga veriu e cila ka prane nje te re dhe qe shprehet me mjaft burreri se nuk do te kete burre qe te vere dore mbi shtepine e saj. Ajo thote se eshte e vendosur qe te mbroje pronen dhe nderin e baneses te cilen e ka ngritur me gjak dhe djerse.


Plaka quhet Marie Perlleshi, e ardhur me banim nga viset e Pukes dhe ndersa flet per Shekulli-n ka ne krah nje vajze me femije, pjese e familjes se saj. Ajo tha Askush te mos guxoje te ma shembe shtepine time, se e kam ngritur me gjakun dhe sakrificat e djemve ne emigracion. Djemte i kam refugjate pa letra ne Greqi dhe me parate e tyre ngrita shtepine!


Perleshja mes banoreve dhe forcave te policise ndodhi mengjesin e se enjtes pas perpjekjes se Inspektoratit Ndertimor per te nderhyre per shembjen e ndertimeve te kryera ne Hamall. Si rrjedhoje, mbeten te demtuar 3 police, 5 banore (mes tyre kater gra), nderkohe qe policia ka vene ne pranga 7 vete.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit