Permbledhje e Shtypit Shqiptar !
 

Indeksi i NewsRoom » Sport
Barēa-Manēester, duel pėr historinė

Publikuar me : 28.05.2009 Origjina : Gazeta Shqip Lexuar : 497 here.

Barcelona dhe Mançester Junajtid do te sfidohen sot ne Rome per te shkruar historine. Dy skuadrat me te mira ne bote per momentin kerkojne te ndertojne perandorine e tyre pikerisht ne "qytetin e perjetshem". Trajneri Pep Guardiola ka ne dispozicion nje skuader, qe mund te hyje ne analet e klubit katalan si Barça me e mire e te gjitha koherave. "Blaugranat" nuk kane arritur ta fitojne asnjehere kampionatin, Kupen e Mbretit dhe Champions League ne te njejtin sezon. Por, nese dy te parat tashme jane bere pjese e dhomes se trofeve ne "Kamp Nou" per "kupen me veshe te medha", spanjollet do te luftojne 90 minuta (ndoshta edhe me shume) me kampionet ne fuqi. Ne kampin tjeter, Ser Aleks Ferguson synon trofeun e katert sezonal (plus Community Shield - Superkupen e Anglise). Por, objektivi kryesor i teknikut legjendar eshte te udheheqe "Red Devils" ne librin e rekordeve: qe prej lindjes se Champions, asnje klub nuk ka arritur ta fitoje per dy edicione radhazi.

Pra, ne nje menyre ose nje tjeter, sot ne kryeqytetin italian do te shkruhet historia. Dhe jo rastesisht ne ndeshjen me te rendesishme te ketij viti perballen dy skuadrat qe kane dominuar gjate ketij sezoni, si ne vendet e tyre ashtu edhe ne Evrope. Me te mirat, me spektakolaret dhe skuadrat qe kane me shume talent ne kontingjentin e tyre. Barcelona kunder Mançesterit eshte nje feste e vertete e futbollit, ku emocionet jane te garantuara. Pas festimeve disaditore neper rruget e Romes, gjithçka do te spostohet ne stadiumin "Olimpiko". Te gjithe shpresojne qe episodet e dhunes te mos e prishin magjine e mbremjes se sotme: mediat angleze kane paralajmeruar sistematikisht tifozet e Junajtid nga rreziqet qe u kanosen ne "Stab City", qytetin e thikave. Frika me e madhe eshte ajo e hakmarrjes per shkak te sherreve te vjetra qe mbeshtetesit e "Djajve" kane pasur me "ultrasit" lokale. 50 mije tifoze nga dy vendet pritet te udhetojne drejt Italise per te ndjekur finalen, ndersa flitet se 5 mije prej tyre nuk kane arritur te sigurojne nje vend ne stadium, ose disponojne bileta false. Ne Rome eshte ndaluar perdorimi i çdo lloj pijeje alkoolike deri ne oret e para te mengjesit te se enjtes, nderkohe qe forcave vendase policore i kane ardhur ne ndihme edhe kolege nga Spanja dhe Anglia.

Duke u kthyer te futbolli i luajtur, te gjithe jane kureshtare te njohin edhe formacionet e te dyja skuadrave. Ne oret e fundit kane qarkulluar zera se Ferguson (i cili ka ne dispozicion edhe Rio Ferdinand) mendon te lere ne stol Berbatov dhe Tevez, per te aktivizuar Park. Koreani eshte "xholi" qe trajneri i Mançesterit perdor gjithmone ne ndeshjet e rendesishme. Por, problemet e Barçes ne mbrojtje (Markez i demtuar, Alvesh dhe Abidal te pezulluar), mund ta shtyjne Ser Aleks te luaje me tre sulmues. Ne kampin tjeter, Guardiola ka rikuperuar Iniesten dhe Henri, por duhet te sajoje repartin difensiv: Jaja Ture mund te sakrifikohet ne qender te mbrojtjes, perkrah Pike, levizje qe do te spostonte Pujol ne te djathte. Ndersa ne krahun e majte te mbrojtjes pritet te luaje Silvinjo.



Barcelona

4-3-3


Trajneri: Pep Guardiola


Valdes


Pujol Ture Pike Silvinjo


Ksavi Keita Iniesta


Mesi Eto‘o Henri



Man. UTD

4-4-2


Trajneri: Ser Aleks Ferguson


Van der Sar


O‘Shi Ferdinand Vidiç Evra


Park Karrik Skolls Anderson


Runi Ronaldo



Champions


Te gjithe parashikojne nje Barcelone-Mançester shume te ekuilibruar


Bukmejkersat, te pavendosur per

kampionin e ardhshem te Evropes


Ne kete sezon, ne ndeshjen me te rendesishme, kuotat e basteve jane te kenaqshme. Rezultati me i pritur nga te gjithe per ndeshjen Barcelona-Mançester Junajtid eshte barazimi 1-1, qe kuotohet me 6,00 dhe ne disa pika me 7,00. Fitoret 1-0 te Mançesterit apo Barçes kuotohen njesoj. Sipas parashikimeve, pritet nje ndeshje me pak gola (jo me shume se dy gola te shenuar ne kohen e rregullt). Ështe ne perspektive nje ndeshje, ku do te realizohen gola nga te dyja skuadrat: kuota me e mire eshte 1,77 per fitoret e seciles prej tyre. Duket se ka nje ekuiliber total ne lidhje me fituesin e ndeshjes, edhe pse nje epersi e lehte kalon ne anen e katalanasve. Per ata qe parashikojne X ne gjithe 90-minuteshin, kuota eshte 3,20. Ekuiliber vihet re edhe per bastet e pjesshme, e thene me sakte rezultati per 45 minuta dhe per 90 minuta. Mbizoteron X/X, i kuotuar ne 4,50. Interesant eshte fakti se disa agjenci mendojne se, nese Barça kalon e para ne avantazh do te jete e pakapshme pastaj, edhe pse anglezet do ne nxjerrin ne pah shpirtin luftarak (Mançesteri eshte mjeshter ne finalet e Champions). Me 4,75 kuotohet kalimi ne avantazh i Barçes ne pjesen e pare. Dyshimet jane te pakta edhe per minuten e golit te pare. Te gjithe jane dakord se strategjite do te lihen menjane pikerisht ne 15 minutat e para, pasi njera nga skuadrat do te shenoje. Goli i mundshem ne kete periudhe kohore kuotohet 3,50. Ne loje hyjne edhe televizionet me minireklamat e tyre gjate ndeshjes. Bukmejkersat angleze kuotojne edhe mundesine qe njera nga dy skuadrat do te shenoje gjate transmetimit te publicitetit: kjo mundesi eshte kuotuar me 200 kundrejt 1. Anglezet vene baste edhe per penalltite. Nje tjeter finale qe vendoste nga gjuajtja e 11-metershave (ashtu sikurse ka parashikuar Murinjo) kotohet 10,50, nje nga kuotat me interesante. Me 7,50 kuotohet shenimi i nje goli gjate ndeshjes me nje 11-metersh. Por ne fund, mbi te gjitha pritet te jete nje sfide mes "Topit te Arte" ne fuqi Kristiano Ronaldo dhe aspirantit per t‘ia marre kete çmim, Leo Mesit. Nese portugezi shenon para argjentinasit kuotohet 6,00, ndersa goli i Mesit ne fillim kuotohet me 7,00.

Spanjollet


Ja pese arsyet pse

do te fitoje Barcelona


Keto jane pese arsyet perse sipas nesh do te fitoje Barcelona:

1) Entuziazmi i Guardioles - Ka fituar "La Liga" ne pervojen e pare si trajner. Koha provoi zgjuarsine e tij ne shitjen e Decos e Ronaldinjos. Pas ikjes se tyre, Barcelona filloi te fluturoje. Pep vuri disiplinen e forte, ai qe nuk bente ate qe ai thoshte, iken.

2) Ne qarkullimin e topit eshte e paarritshme ne Evrope dhe bote - Kush e ka ndjekur Barçen ne kete sezon, ka zbuluar nje skuader te fantashkences. Topi kalon nga njera ane ne tjetren me nje shpejtesi dhe saktesi te pabesueshme. Duket sikur e fsheh topin.

3) Askush nuk ka fituar Championsin dy here radhazi - Kjo mund te jete nje pike tjeter avantazhi ne favor te Barcelones. Ne futboll vlen shume te luash mire gjate nje ndeshjeje finale, por edhe skepticizmi eshte nje detaj per te mos u nenvleresuar. Kurre.

4) Mesi duhet te munde Ronaldon - Talenti argjentinas nuk mund te gaboje: Per t‘i marre "Topin e Arte" portugezit duhet te fitoje Champions. Ka bere nje ecuri shume te mire ne turet e meparshme dhe ka demonstruar se eshte nje fenomen absolut ne "La Liga".

5) Ksavin e Injesten ne mesfushe nuk i ka askush - Sulmi i Barçes me Henrin, Eto‘o dhe Mesi nuk diskutohet, as kualiteti i Guardioles, apo aftesite e mbrojtjes, por forca e vertete e Barçes qendron ne mesfushe: Ksavi dhe Injesta jane yje te vertete...


Kualiteti

Aftesia e Guardioles, mbrojtja e pakalueshme, mesfusha e papermbajtshme, sulmi vrases dhe fenomeni "Mesi"



Anglezet


Ja pese arsyet pse do

te fitoje Mançester. UTD


Keto jane pese arsyet pse do te fitoje Mançester Junajtid:

1) Kundersulmi vrases - Keni pare Çelsi-Barcelona? "Blues" bllokuan mesin dhe katalanasit harruan fare te sulmojne. Mançesteri mund te mbrohet si Çelsi, por ne ndryshim nga "Blues"-at, ata disponojne nje kundersulm vrases me lojtare si Ronaldo, Runi, Park, Tevez e Giggs.

2) Keta "djaj" dine te bejne gjithçka - Mançesteri i sotem eshte nje skuader eksperte. Nje mbrojtje te pakalueshme (Van der Sar i pathyeshem per 1311 minuta), kundersulmi funksionon per mrekulli. Sulmi eshte i jashtezakonshem me nje nuhatje te pagabueshme.

3) Nje skuader e pashtershme - Nje gje eshte e qarte. Grupi i Junajtid ofron kualitet dhe sasi, te cilat i mungojne Barcelones. Mjafton te mendosh se ne pankine rrezikojne te ulen Tevez, Berbatov, Skolls e Gigs. Ferguson eshte i lire te improvizoje gjithçka.

4) Kristiano Ronaldo ne formen me te mire - Ka luajtur me "Topin e Arte ne xhep per disa muaj. Pastaj pati nje renie, per t‘u rikthyer ne eliminimin e Interit, Portos e Arsenalit. Ka rigjetur formen me te mire dhe eshte nje kercenim per cilendo skuader.

5) Barcelona nuk ka mbrojtje - Nuk mund te thuhet se Barcelona ka repart solid ne mbrojtje. Katalanasit fitojne duke u fshehur topin kundershtareve. Por ne rastet kur sulmohet, mund ta vere ne veshtiresi cilado skuader. Do t‘i mungojne Marquez, Dani Alvesh e Abidal.


Trajneri

Guardiola do trofeun

pas 17 vjetesh

Ne njeren prej sfidave brenda sfides ne finalen e Champions protagonist eshte Pep Guardiola. 38-vjeçari mund te behet tekniku i gjashte ne histori qe e fiton trofeun si trajner, pasi e ka fituar si lojtar. Ai triumfoi ne kete aktivitet me 20 maj 1992, 17 vjet me pare, kur Barça fitoi 1-0 ne "Uembli" perballe Sampdorias. Pese te tjeret jane italianet Trapatoni e Ançeloti, holandezet Krujf e Rajkard dhe spanjolli Miguel Munoz (dy here si trajner dhe dy here si lojtar me Realin e Madridit).


Tregu i zi

Biletat ne tribune

kushtojne 3 mije euro

Ashtu si ndodh zakonisht ne aktivitetet e rendesishme sportive, edhe perpara finales ne Rome ka "lulezuar" tregu i zi. Nje bilete ne tribune per supersfiden Mançester-Barcelona kushton deri ne tremije euro, ndersa çmimet per vendet e tjera ne stadiumin "Olimpiko" arrijne deri ne 1500 euro. Sipas shifrave zyrtare, jane afro pesemije tifoze angleze dhe spanjolle qe nuk kane bileta. Ne rruget e kryeqytetit italian nuk kane munguar personat me tabela ne qafe ku shkruhet: "Dua nje bilete per Champions".

 

 





Komento ! Komento edhe ti !
Gjithsej gjenden 0 komente per kete artikull !

Vlereso kete artikull :

1.0/10 (2 vota )






   
 ! Kembimi Valutor
Data : 31.03.2010
Valuta Blihet Shitet
EUR 136.4 140.5
USD 101.6 105.6
GBP 153.1 158.9
CAD 95.73 105.91
CHF 95.40 99.00

 ! Gazetat ne PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

 
Indeksi | Sherbim per WebMasterat Shqiptare | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google
VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2010
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit