|
Barazim ne derbi, Tirana ne kaos
Publikuar me : 08.12.2008 Ne :
Sport - 290 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Tirana e sheh veten ne kaos. Perplasjet e brendshme te donatoreve vazhdojne te reflektohen te rezultatet e dobeta te skuadres. Barazimi 2-2 ne derbin perballe Partizanit nuk eshte treguesi i vetem i problemeve te bardhebluve. Avantazhi i shpejte me Sefen krijoi iluzionin e tri pikeve te thjeshta. Megjithate, me organizim me te mire taktik dhe me shume grinte, Partizani arrin te barazoje shifrat me Kalarin, ne te 63-en. Kur kronometri shenonte 69 minuta loje, Tirana mbetet ne inferioritet numerik pas largimit nga loja te Osmanit, me dy kartone te verdhe. Skuadra e Duros perfiton nga momenti i veshtire i kundershtareve dhe ne te 74-en kalojne ne avantazh 2-1, pas golit te Ngjeles. Sulmuesi korçar shtyn drejt rrjetes topin e grushtuar nga Nallbani, pas penalltise se ekzekutuar nga Elis Bakaj. Por, ne te 81-en, Migen Memelli shpeton skuadren e tij: ai mposht me koke Shehin dhe risjell barazimin. Per 23 here kampionet, kjo eshte ndeshja e trete radhazi ne kampionat pa fitore dhe tashme Vllaznia kryesuese ndodhet 4 pike larg.
Loja e dobet e bardhebluve, ku Partizani ka qene superior ne pjesen me te madhe te ndeshjes (pavaresisht pozitave ne klasifikim) kane shkaktuar kontestimet e ashpra te tifozeve per presidentin Refik Halili dhe per trajnerin Blazhe Slishkoviç. Por, ne nje kohe qe drejtuesi i larte i klubit largohet pa thene asgje nga stadiumi "Qemal Stafa", per te perkeqesuar edhe me shume situaten mendon tekniku kroato-boshnjak. Ai ia faturon fajin vetem skuadres, duke u deklaruar lufte lojtareve. Fjalet pas derbit rrezikojne te shkaktojne shume pakenaqesi ne dhomat e zhveshjes dhe nuk i ndihmojne bardheblute te hedhin pas shpine momentin e veshtire. "Fitorja ne ndeshjen e Kupes me Lushnjen me krijoi iluzionin se ishim permiresuar. Megjithate, nuk ndodhi keshtu dhe kjo u pa ne ndeshjen e sotme (djeshme)", deklaroi Slishkoviç. "Lojtaret e Tiranes nuk e nderuan fanellen e tyre, ashtu sikurse bene futbollistet e Partizanit. Duhet te mblidhemi urgjentisht dhe te diskutojme per problemet qe kemi". Me tej, i pyetur rreth pozitave ne krye te stolit, 49-vjeçari pergjigjet prere: "Doreheqjen? Nuk e mendoj ta jap!".
Ne anen tjeter, edhe pse qendrojne te fundit ne klasifikim, barazimi me pretendentet per titull ka sjelle shume optimizem. Tekniku Shpetim Duro nuk e fshehu zhgenjimin per fitoren e munguar: "Ne te gjithe elementet se bashku Tirana eshte superiore. Por ne futboll ka shume perjashtime: si ndeshja e sotme. Jam i kenaqur me barazimin, por per menyren si shkoi loja mendoj se mund te kishim marre me shume". Ndersa presidenti Xhani nuk humbi rastin te premtonte ndryshime te te kuqte ne merkaton e janarit. "Me paraqitjen e sotme treguam se nuk jemi skuader per vendin e fundit, por financat, fati e shume elemente te tjera na kane lene ne keto pozita", tha ai. "Ne janar do te kete ndryshime rrenjesore te Partizani dhe do te ndertojme nje ekip qe historia e 62 viteve te fundit e futbollit shqiptar nuk e ka pare".
Kategoria Superiore
REZULTATET
Apolonia-Vllaznia 1-2
Çerçizaj 56‘ / Sinani 2‘, Sinani 18‘
Bylis-Elbasani 1-1
Bakiu (11m) 89‘ / Ahmataj 65‘
Dinamo-Besa 4-2
Diop 24‘, Ferraj 62‘, Plaku (11m) 74‘, 77‘ / Progni 54‘, Abilaliaj 88‘
Flamurtari-Lushnja 2-0
Galica 26‘, Çaushaj 76‘
Teuta-Shkumbini 2-0
Mile 24‘, 78‘
Dje
Partizani-Tirana 2-2
Kalari 63‘, Ngjela 74‘ / Sefa 4‘, Memelli 81‘
Klasifikimi
N P
1. Vllaznia 14 28
2. Tirana 14 24
3. Teuta 14 23
4. Dinamo 14 22
5. Shkumbini 14 20
6. Flamurtari 14 20
7. Besa 14 19
8. Elbasani 14 18
9. Bylis 14 16
10. Apolonia 14 12
11. Lushnja 14 11
12. Partizani 14 9
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Sport - Lexuar : 85 here.
Nuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|