Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Basha kerkon para per makina, Bode si jep asnje qindarke

Publikuar me : 23.08.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 140 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Tabelat me propozimet e Ministrive ne lidhje me shpenzimet qe ato kane parashikuar per 12 mujorshin e ardhshem jane nje pasqyre e plote projekteve qe pritet te realizohen ne vitin 2011.


Sipas udhezimit per pergatitjen e buxhetit, te leshuar disa jave me pare nga Ministri i Financave, Ridvan Bode, te gjitha ministrite kane bere kerkesat e tyre per fonde duke renditur edhe projektet per te cilat do te shpenzohen parate. Kerkesat kane shkuar prane Ministrise se Financave e cila ka bere nga ana e saj vleresimin per secilin projekt si dhe shumen qe do te akordohet.


Nder to, bie ne sy kerkesa e Ministrise se Brendshme per nje fond shtese rreth 626 milione leke per blerjen e autoveturave ne sherbim te Policise se Shtetit si dhe te rreth 500 milione lekeve per armatime. Por, Ministria e Financave duket se ka pasur mendim ndryshe per keto kerkesa duke mos i financuar ne masen e kerkuar keto projekte.


Kerkesa per 626 milione leke shtese eshte kthyer totalisht mbrapsht duke mos miratuar asnje qindarke, nderkohe qe eshte marre disi parasysh projekti tjeter, ai per blerje armatimi per Policine e Shtetit. Per kete projekt, Ministria e Brendshme kishte kerkuar rreth 500 milione leke shtese ndersa financat kane miratuar vetem 200 milione.


Nje sasi te konsiderueshme parash shtese ka kerkuar edhe Ministria e Transportit dhe Puneve Publike. Vetem per projektin e rruges Elbasan - Tirane me tunel jane kerkuar shtese rreth 9 miliarde e 700 milione leke, shume e cila eshte miratuar e tera nga ana e Ministrise se Financave.


Para shtese jane kerkuar edhe per segmentin Kalimash-Kukes-Morine. Pas miratimit te fondit fillestar per te percaktuar per vitin 2011, transportet kane pare te arsyeshme te kerkojne edhe nje shtese prej 1.5 miliarde lekesh per kete aks.


Shuma te konsiderueshme parash shtese jane kerkuar edhe per projekte te tjera rrugesh, nga ana e Ministrise se Transporteve, sic eshte segmenti Shkoder- Hani i Hotit, Qukes-Qafe Plloc, Unaza e Durresit, Kucove-Belsh-Cerrik, etj.


Shtese fondesh gjithashtu ka kerkuar edhe Ministria e Shendetesise. Vasili ka kerkuar rreth 1.6 miliarde leke shtese per blerjen e pajisjeve per nente spitale rajonale ne vend. Nga keto jane miratuar vetem 1 miliarde. Ne mungese te fondeve te konsideruara te nevojshme nga ana e saj, tashme kjo Ministri duhet te zgjedhe midis projekteve te shtruara ne tavoline se ku eshte me e domosdoshme te investoje.


Nje problem i ngjashem eshte hasur edhe gjate hartimit te buxhetit te ketij viti ne komisionet kuvendore midis perfaqesuesve te Ministrise se Shendetesise dhe atyre te Financave. Behej fjale per disa investime ne ndertimin e ambienteve te reja, te cilat nuk u mbeshteten plotesisht me fondet e kerkuara.


Ka te ngjare qe nje debat i tille te perseritet serish nese tabelat dergohen ne formen aktuale per diskutim ne Kuvend.


Ne tabelen e propozimeve te Ministrive per shtese fondesh bie ne sy kerkesa e Ministrise se Puneve te Jashtme.


Kjo ministri ka kerkuar me shume para nga ekzekutivi per hapjen e dy ambasadave te Republikes se Shqiperise ne Australi dhe Afriken e Jugut si dhe te dy konsullatave ne Krete dhe Mynih. Krahas kesaj, fonde shtese jane kerkuar edhe per permbushjen e detyrimeve financiare qe vendi ka ndaj organizatave nderkombetare ku ben pjese si NATO, Organizata e Konferences Islamike, etj.


Perpilimi i buxhetit eshte ende ne faze propozimesh, nderkohe qe edhe pas hartimit te tij te tij, ai do te diskutohet me tej edhe ne Komisionet Kuvendore ne te cilat institucionet do te parashtrojne edhe njehere kerkesat e tyre nese kane mbetur te pakenaqura nga fonde qe u jane ndare.


626 mln leke eshte fondi shtese qe ka kerkuar Basha per makinat per Policine e Shtetit
500 mln leke eshte fondi shtese qe ka kerkuar Basha per armatime per Policine e Shtetit
1.5 mld leke eshte fondi shtese qe ka kerkuar Olldashi per aksin Kalimash-Kukes-Morine
9.7 mld leke eshte fondi shtese nga Ministria e Transporteve per rrugen Tirane - Elbasan
1.6 mld leke eshte fondi shtese qe ka kerkuar Vasili per pajisjen e 9 spitaleve rajonale

Buxheti, 360 mln leke per oret shtese te Policeve

TIRANE- Perpos debateve te koheve te fundit per mospagesat e oreve shtese te forcave te nderhyrjes se shpejte, ne buxhetin e vitit te ardhshem parashikohet te ndahet nje fond i vecante per kete qellim.


Madje, krahas fondit qe eshte percaktuar fillimisht, Ministria e Brendshme ka kerkuar me shume para nga buxheti i shtetit per kete qellim. Jane rreth 360 milione leke te tjera qe do te perdoren per pagesat e oreve te punes shtese te forcave te rendit.


Ne menyre te perseritur, forcat e rendit kane hasur probleme ne pagesa e dietave dhe e oreve shtese te punes per shkak te vonesave qe kane zgjatur edhe me muaj.


Me ane te nje vendimi te marre ne fund te muajit Korrik te ketij viti, qeveria hoqi dietat dhe oret suplementare per administraten publike duke perfshire edhe policine e shtetit. Por vendimi ne fjale hasi ne kundershtimin e forte te forcave te rendit duke bere qe vetem pak jave me pas ai te terhiqej pas nga qeveria.


Ne nje dalje per mediat disa dite me pare, kreu i sindikates se Policise se Shtetit, Sadetin Fishta, shtroi problemin e vonesave ne pagesat e dietave per forcat e Nderhyrjes se Shpejte dhe ato RENEA. Ai paralajmeroi dergimin e ceshtjes ne gjykate nese keto struktura do te vazhdonin te mos paguheshin.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit