Prokurorise i kerkohet edhe hetimi i 10 personave qe bashkia e Tiranes ka paditur per shpifje
Bashkia e Tiranes ka pergatitur padine ndaj ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti. Deklarata eshte bere dje, pikerisht perpara Prokurorise se Tiranes, nga zedhenesi per shtyp i Bashkise se kryeqytetit, Florian Serjani. Ai beri te ditur dje se institucioni qe ai perfaqeson ka pergatitur nje liste me kallezime penale, ku theksoi se listes se padive te bera ne adrese te perfaqesuesve te mazhorances i shtohet sot edhe padia per shpifje ndaj Priftit.
Kesaj liste, gjate te kallezimeve penale qe Bashkia e Tiranes ka depozituar ne prokuroi, tashme do ti shtohet edhe nje tjeter kallezim, ai kundrejt ministrit Prifti. Politika e vjeter e perbaltjes nuk mund te sundoje mbi ligjin.
Qytetaret duhet te dine te verteten per cdo funksionar te shtetit, tha Serjani teksa ndodhej para Prokurorise se Rrethit te Tiranes. Ne emer te Bashkise, ai kerkoi nga prokuroria hetim per kallezimet penale ndaj Kryeministrit Sali Berisha, Ministrit Sokol Olldashi, Aldo Bumcit, Gert Bogdanit, Ferdinant Ponit, Florion Mimes, Lajla Pernaskes, Sait Dollapit dhe Erla Mehillit.
Partia Socialiste nga ana tjeter ka akuzuar Priftin se eshte pasuruar fale korrupsionit dhe i ka kerkuar keto dite prokurorise me deklarata publike te hetoje rreth menyres sesi eshte pasuruar Ministri.
Nderkohe, Ministri Prifti nga ana e tij ka hedhur poshte akuzat dhe ka theksuar se deklarimin real te pasurise e ka bere ne institucionet qe duhet dhe se ka vepruar gjithe kohen korrekt me ligjin.
Gjate muajit dhjetor 2009, Bashkia e Tiranes ka paditur brenda nje jave, Kryeministrin Sali Berisha, Partine Demokratike dhe Ministrin Sokol Olldashi. Objekt i kallezimit ndaj kryeministrit dhe partise qe ai drejton ishte prishja e imazhit te Bashkise, nga sulmet e tij, si dhe strukturave te tjera qe jane ne varesi te pushtetit ekzekutiv. Ndersa ministri i Puneve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, eshte paditur per shpifje te qellimshme ndaj shitjes se tokes tek kompleksi Tajvan.