Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Bashkia permireson kushtet e urbaneve

Publikuar me : 05.03.2010 Ne : Sociale - 284 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Gjate vitit 2010-te, Tiranes do ti shtohen edhe 23 rruge me korsi te vecanta per transportin urban publik


Ne autobuset e linjave do te perdoren biletat elektronike, ndersa trafiku do te rregullohet nga kompjuteret


"Transporti urban eshte nje nga prioritetet e Bashkise se Kryeqytetit", kjo ka qene deklarata e kryetarit te bashkise, Edi Rama, gjate takimit te djeshem me shoqaten e Transportit Qytetas dhe operatoret e tjere te sherbimit.


Tema e ketij takimi kane qene problemet kryesore te Planit te ri te Masave per Transportin Urban (2010-2015) ne Tirane, por njekohesish eshte biseduar edhe per te siguruar angazhimin e operatoreve mbi zbatimin e ketij projekti. Nga nje anketim i kryer nga Bashkia e Tiranes, rezultoi se 36perqind e qytetareve perdorin mjetin autobus, 28perqind jane kembesore dhe 21perqind perdorin mjete private.


Nje numer i madh i qytetareve te Tiranes qe perdorin mjetet e transporti urban vleresojne se ky sherbim duhet permiresuar. Sipas te dhenave te kesaj ankete, numri i qytetareve qe perdorim mjetet e transportit publik eshte duke u rritur.


"Per kete, kemi nje plan te ri masash, bazuar ne masterplanin e transportit per zhvillim te qendrueshem, i njohur prej jush dhe ne kete plan te ri masash ne duam te trajtojme me rigorozitet dhe sukses disa problematika qe kane te bejne drejtperdrejte me nevojen per te rritur standardin e sherbimit, per te rritur komoditetin e qytetarit ne kete sherbim dhe sigurisht per te synuar standarde europiane, edhe pse jemi te vetedijshem se per shkak te kostos qe ka sherbimi, per shkak te politikes se nje cmimi shume te ulet, ne raport me koston qe ne kemi bere, nuk eshte nje fjale goje qe ne do arrijme standardet europiane", - u shpreh kreu i baskise.

Por, pavaresish deshires se mire ne kete drejtim, puna qe duhet kryer eshte ende e madhe. Sipas kryetarit te bashkise, duhet permiresuar frekuenca, me fjale te tjera duhet sistemuar frekuenca e orareve te urbaneve. Po keshtu duhen shmangur dhe vonesat e trafikut, si dhe duhen permiresuar kushtet e sherbimit dhe te sigurise ne bord.


"Kemi nevoje te rrisim akoma me shume aksesin per kete sherbim, pra te dekurajojme mjetin privat per levizje brenda qytetit, duke inkurajuar transportin publik, por ama me nje oferte me cilesore dhe kemi nevoje qe me nje politike te re te kostos, ne raport me standardin, te shikojme domosdoshmerisht rritjen e investimeve ne keto mjete".


Projektet


Bashkia dje ka prezantuar kater projekte per transportin publik, te cilat lidhen me infrastrukturen rrugore, rruget me prioritet ne levizje, per transportin publik, menaxhimin e levizjes dhe ne teresi per mjetet.


Pasi konstatoi avantazhet e eksperimentit me korsi te dedikuara, ku ne disa prej rrugeve te kryeqytetit u ndertuan korsi te vecanta per levizjen e autobuseve, Bashkia e Tiranes ka vendosur qe te pajise me korsi te dedikuara edhe 23 rruge te tjera ne kryeqytet, te cilat pritet te perfundojne mes vitit 2010-te dhe 2011-te.


"Sasia e ketyre korsive eshte minimale, ne raport me pjesen tjeter qe eshte e pakrahasueshme ne gjatesi segmentesh, ku duhet te perballemi me problematiken teresore te trafikut, keshtu qe ne duhet te fusim korsite e dedikuara mes vitit 2010-te dhe 2011-te, ne 23 rruge te tjera te kryeqytetit", - tha Rama.


Menaxhimi i Trafikut


Sipas projekteve te Bashkise, ndryshime do te kete edhe ne drejtimin e trafikut ne rruget e kryeqytetit. Per kete pune eshte ngritur Qendra e Kontrollit te Trafikut dhe te Menaxhimit te Trafikut, e cila ka ne dispozicion nje sistem te ri IT - je. Kjo qender tashme eshte gati dhe sipas parashikimeve te Bashkise do te nise punen brenda ketij viti.


Qendra do te beje te mundur qe trafiku ne Tirane te menaxhohet nepermjet kamerave dhe ne rruge kompjuterike. Nje menyre e re qe sipas gjasave do te lehtesoje punen e forcave te rendit, te cilat jane te angazhuara, si ne nivelin e qeverisjes kombetare, edhe ne ate te per sigurine dhe respektimin e rregullave te qarkullimit ne rruge.


Biletat e elektronike

Kryetari i Bashkise ka diskutuar me operatoret private edhe mundesine e vendosjes se sistemit elektronik te kontrollit te biletes ne autobus. Autobuset aktuale ne pergjithesi e kane sistemin si infrastrukture te instaluar, por qe fatkeqesisht ne vendin tone nuk ka funksionuar asnjehere. Vendosja e sistemit te biletes elektronike, sipas Rames, do te lehtesoje operatoret private, duke bere te mundur qe autobuset te mos kene nje numer jashte standardit te shkelesve te ketij rregulli.


Kreu i bashkise i ka kerkuar operatoreve private te investojne me shume ne "kushtet e komfortit dhe aksesibilitetit te sherbimit"


Urbanet me ajer te kondicionuar dhe kamera

Detyra qe i ka caktuar Bashkia e Tiranes operatoreve private te transportit publik, eshte rritja e investimeve, si ne mjetet e transportit dhe ne drejtim te rritjes se cilesise se menaxhimit te sherbimit. Keshtu ne radhen e detyrave qe duhen kryer jane investimet ne "kushtet e komfortit dhe aksesibilitetit te sherbimit".


E thene ndryshe, ne urbanet ekzistues apo edhe ne ata qe do te vijne me vone duhet patjeter te jete instaluar ajri i kondicionuar. Vec kesaj, per udhetaret duhet lehtesuar hyrja ne urban gje qe do te behet e mundur nepermjet nje platforme te sheshte.


Autobuset gjithashtu duhet te kene platforma te pershtatshme edhe per njerezit me aftesi te kufizuar. Nje nga pikat me te rendesishme eshte siguria brenda mjeteve te udhetimit.


Qe sipas propozimeve te Bashkise, duhet te monitorohet nepermjet nje sistemi kamerash. Ky monitorim do te realizohet nga sisteme te teknologjise se larte qe mundesojne evidentimin e pozicionimit te mjetit, kontrollin dhe menaxhimin e tij nepermjet sistemeve GIS, pa u nevojitur me sisteme te organizimit te sherbimit, nepermjet forcave te shtuara njerezore.


Detyra tjeter eshte rinovimi i parkut te mjeteve, ku synohet te vihen ne sherbim te qytetareve mjete te reja per cdo linje. Pjesa me e madhe e investimeve do te kryhen gjate viteve 2010-2011-te, por investime te reja do te jene te shtrira pergjate nje afati pesevjecar.

Prioritetet e Bashkise se Tiranes:


• zgjidhja e disa prej aspekteve me te rendesishme dhe problematikave te sherbimit;
• rritja e standardit te sherbimit dhe komoditetit te qytetarit,
• frekuenca (problemet me oraret, vonesat per shkak te trafikut);
• kushtet e komoditetit dhe te sigurise ne bord te qytetarit;
• rritja e aksesit per perdorues te caktuar te transportit (pasagjeret me akses te kufizuar, si nenat me femije, personat me aftesi te kufizuara etj.)
• kosto e perballueshme e sherbimit, por duke rritur investimet ne mjetet e linjes;
• rritja e mbrojtjes per mjedisin, per shkak te shkarkimeve te mjeteve te transportit publik


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Çizmet me theke te ndaluara ne shkolle, studentet fshehin celularet

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 79 here.
Çizmet me theke te ndaluara ne shkolle, studentet fshehin celularetTë gjitha llojet e çizmeve me thekë janë të ndaluara në shkolla. Ky është ultimatumi më i fundit, si një masë ndëshkuese ndaj nxënësve të cilët përpiqen të thyejnë regullat mësimore, duke fshehur telefonat e tyre celularë. Kjo nuk është thjeshtë një dëshirë e dikujt, por ka lindur si një nevojë emergjente në shkollat e Filadelfias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku studentët e shkollave të mesme, kanë fshehur nën këpucët e tyre të mëdha, celularët...Lexo te gjithe artikullin »


» Krijohet domatja e zeze
» Moti, sot pritet debore edhe ne Tirane
» Personaliteti, si ta krijosh te femija
» Vret nusen se lindi vajze
» Qumesht per kujtese me te forte
» “Per ju dashamires te veres”
» Keta njerez na sfiduan te gjitheve!
» Nena me AIDS lind femije
» Instinkti qe te shpeton jeten, femija vret gjarprin duke e kafshuar
» “Disipline” bashkiake te plehrat e Sharres

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit