Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Bashkia shton linjat e transportit public

Publikuar me : 05.09.2010 Ne : Sociale - 226 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ne kryeqytet do te kete edhe dy linja te reja, ne segmentet Allias-Liqen dhe pergjate rruges Mihal Grameno

Rama Brenda muajit mars cdo linje urbane ne Tirane do te pajiset me autobuse te rinj

Kryeqyteti do te kete se shpejti edhe dy linja te tjera te transportit publik, u shpreh Kreu i Bashkise, Edi Rama, dje gjate prezantimit te fazes se dyte te Masterplanit te Transportit per nje Zhvillim te Qendrueshem. Keshtu, pervec nente linjave ekzistuese, se shpejti ne qytet do te behen funksionale dy linja te reja sherbimi. E para do te shtrihet ne segmentin Allias-Liqen, linje kjo qe do te mundesoje lidhjen me qendren e Tiranes te dy zonave me periferike te qytetit, Alliasit dhe fundin e zones se Komunes se Parisit. Ndersa linja Mihal Grameno, do te mbuloje me sherbim pjesen juglindore dhe do te beje lidhjen e saj me qendren e qytetit. Ndryshime, sipas Kreut te Bashkise, do te kete edhe ne linjat ekzistuese te transportit publik.


Keshtu, linja aktuale Ish-Uzina e Traktoreve - Qender do shkrihet me linjen e Institutin Bujqesor, duke bashkuar ne kete menyre dy skaje te Tiranes. Po keshtu, ndryshime do te kete edhe ne linjen e Laprakes, e cila aktualisht funksionon si nje linje unazore. Gjate prezantimit te kesaj faze te dyte, Rama e vuri theksin edhe ne ndryshimet qe do te pesojne sherbimet qe ofron transporti publik. Ndryshimi i pare dhe me i rendesishem do te verehet ne mars te vitit 2011, kohe ne te cilen te gjitha linja e autobuseve qytetas do te bejne zevendesimin e automjeteve ekzistuese, me autobuse te rinj. Çdo linje autobusi urbane ne Tirane do te kete autobuse te rinj, gjithcka do te firmoset ne kontrata ne mars te vitit te ardhshem dhe nderkohe ne vijim ne do te kemi jave pas jave, muaj pas muaji nje autobus te ri, sipas nje plani te kontratave.


Ky eshte nje ndryshim cilesor ne sherbimin e linjave qe jo vetem do garantoje transportin ne kushte maksimale, por duhet te ndikoje dhe lehtesimin e qarkullimit ne kryeqytet, qe me shume qytetare te zgjedhin sherbimin e transportit publik se automjetet e tyre, u shpreh kryebashkiaku. Sipas Rames, se bashku me autobuset e rinj, per here te pare ne vendin tone do te perdoret edhe bileta elektronike. Vec ketyre, Bashkia e Tiranes deklaroi se brenda vitit 2011, kryeqyteti do te kete edhe 23 korsi te dedikuara per transportin urban ne 23 rruge kryesore te qytetit.


Sepse nje aspekt tjeter qe trajton ky plan dhe qe duhet ta kemi parasysh ne punen per permiresimin e cilesise se transportit, por edhe te cilesise se qarkullimit te levizjes ne qytet eshte koha, pra pamundesia per te mbuluar kudo dhe gjate gjithe dites me saktesi ne orar te gjithe sherbimin per shkak se ka shume nevoje te permiresohet edhe menyra sesi veturat levizin ne qytet dhe te rritet shume niveli I respektimit te Kodit Rrugor nga ana e te gjithe perdoruesve te mjeteve, gje qe fatkeqesisht vazhdon te mos ndodhe, duke krijuar situate te veshtira me parkime ne dy radhe ne disa akse kryesore qe e bejne te veshtire levizjen e mjeteve, - argumentoi Rama.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Çizmet me theke te ndaluara ne shkolle, studentet fshehin celularet

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 79 here.
Çizmet me theke te ndaluara ne shkolle, studentet fshehin celularetTë gjitha llojet e çizmeve me thekë janë të ndaluara në shkolla. Ky është ultimatumi më i fundit, si një masë ndëshkuese ndaj nxënësve të cilët përpiqen të thyejnë regullat mësimore, duke fshehur telefonat e tyre celularë. Kjo nuk është thjeshtë një dëshirë e dikujt, por ka lindur si një nevojë emergjente në shkollat e Filadelfias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku studentët e shkollave të mesme, kanë fshehur nën këpucët e tyre të mëdha, celularët...Lexo te gjithe artikullin »


» Krijohet domatja e zeze
» Moti, sot pritet debore edhe ne Tirane
» Personaliteti, si ta krijosh te femija
» Vret nusen se lindi vajze
» Qumesht per kujtese me te forte
» “Per ju dashamires te veres”
» Keta njerez na sfiduan te gjitheve!
» Nena me AIDS lind femije
» Instinkti qe te shpeton jeten, femija vret gjarprin duke e kafshuar
» “Disipline” bashkiake te plehrat e Sharres

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit