Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Bater Martanesh, humb jeten minatori 61-vjecar

Publikuar me : 20.05.2010 Ne : Kronike - 163 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

BULQIZE/ Muharrem Omuri, me pervoje te gjate ne miniera, vdiq pasi i ra siper nje masiv shkembi


BULQIZE - Eshte shenuar vdekja e radhes ne minierat e krommbajtjes ne zonen e Bulqizes. Kete here aksidenti eshte shenuar ne minieren e kromit ne Bater te Martaneshit teksa ka humbur jeten minatori 61-vjecar Muharrem Omuri.


Minatori ne fjale banon ne Kukes, ndersa punonte ne kete miniere si minator i vjeter i galerive te minierave te kromit me eksperience te gjate. Mesohet se ngjarja ndodhi afer ores 11 30 ne thellesi te galerive te kesaj miniere krommbajtese, nderkohe qe 61-vjecari po punonte si armator ne momentin e kuadratimit te galerise ku avancohej me punime minerare.


Deshmitare okulare, minatore qe punonin aty ne ato momente, kane rrefyer se ndersa Muharremi ishte duke vene shtyllat per te formuar kuadratin e sigurimit per avancim galerie sic quhet ne gjuhen e minieres me 4 punonjes te tjere te frontit, krejt papritur eshte shkeputur nje masiv shkembi nga siper per ta zene poshte, pasi ndodhej me i ekspozuar ne ballin e galerise, ndersa te tjeret kane mundur te largohen nga rreziku i atij momenti.


Shoket e tij jane munduar ta shpetojne duke punuar per te larguar materialin e rene mbi te, por sasia e madhe e materialit te rene mbi trupin e 61-vjecarit i ka sjelle demtime te renda dhe per pasoje nuk ka mundur te mbijetoje, por ka gjetur vdekjen.


Me pas aty ka mberritur grupi mjekesor dhe policia e njoftuar nga minatoret e tjere te ketij fronti galerie, e cila po heton me tej shkaqet e ketij aksidenti te rende me humbje jete. Minatori qe humbi jeten punonte per llogari te nje firme private te licencuar per punime te tilla.


Nderkohe qe policia po heton ne detaje per kushtet teknike, nese ato jane zbatuar dhe per kete jane marre ne pyetje dhe personeli teknik i firmes e te tjere deshmitare okulare.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Dokumenti i policise Te pezullohen hetimet per “pucin”

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 41 here.
Dokumenti i policise  Te pezullohen hetimet per “pucin”Flamur Vezaj / Luis Tanushi TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »


» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit