Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Behen gati pasaportat e shtetit te Kosoves

Publikuar me : 14.07.2008 Ne : Rajoni - 642 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Dokumentet e udhetimit, qe do te shperndahen me 21 korrik, po pergatiten ne Gjermani.Qytetaret e Kosoves do te kene se shpejti ne duart e tyre dokumentin kryesor te udhetimit, pasaportat e reja. Pasaporta do te jete ne 3 gjuhe, ndersa dizajni dhe te dhenat personale jane bere me teknologjine me te persosur. Pritet qe dokumenti i identifikimit per kosovaret te perfundoje deri me 21 korrik.

Pasaportat e Republikes se Kosoves jane duke u prodhuar ne Lajpcig te Gjermanise dhe i plotesojne te gjitha standardet evropiane. Dizajni dhe te dhenat personale jane bere me teknologjine me te persosur dhe eshte e pamundur te falsifikohen. Kjo pasaporte i ploteson te gjitha rekomandimet e organizates nderkombetare te aviacionit civil dhe te Bashkimit Evropian, pasi teknika e prodhimit te pasaportave ka shkuar sipas propozimeve te dhena nga BE-ja. Siguria e pasaportave eshte e nivelit mjaft te larte, sepse te dhenat personale te shenuara ne pasaporte jane te dukshme vetem permes rrezeve ultraviolete. Pasaportat e shtetit te Kosoves vleresohen lart edhe nga zyrtare te Ministrise se Puneve te Brendshme ne Gjermani. Ata theksojne se nuk duhet te ekzistoje asnje lloj dyshimi dhe frike per sa i perket cilesise se pasaportave. Pasaportat e reja do t‘u shperndahen te gjitha shteteve anetare te OKB-se. Kjo do te behet nga Ministria e Puneve te Brendshme, me qellim qe ato te shohin nga afer pasaportat e reja te Republikes se Kosoves. Miratimi i pasaportave te reja eshte nje hap i radhes i rendesishem per Kosoven, pas shpalljes se pavaresise. Deri tani qytetaret e Kosoves kane udhetuar me dokumentin e UNMIK-ut, i cili nuk eshte njohur nga shume shtete. Shume vende te botes qe e kane njohur Kosoven si shtet sovran kane bete te ditur se do te njohin edhe pasaportat e reja, por procesi ka hasur ne disa veshtiresi.

Sllovakia zyrtare eshte shprehur kunder njohjes se pasaportave te reja te Republikes se Kosoves. Shteti sllovak deklaroi se ne territorin sllovak nuk do lejohen te hyjne as edhe ata kosovare te cilet disponojne pasaporta te Republikes se Kosoves me viza Shengen ne to. Keshtu, duke filluar nga data 18 korrik e ketij viti, kur do te nise shperndarja ne te gjithe shtetasit kosovare e pasaportes me mbishkrimin Republika e Kosoves, Sllovakia nuk do te jape pranimin e saj te ketyre dokumenteve. Nje lajm i tille eshte bere i ditur nga Ministria e Jashtme e Sllovakise gjate dites se sotme. "Ne nuk e njohim Kosoven e pavarur, pra as dokumentet e tyre", ka thene zedhenesi i diplomacise sllovake. Gjithashtu, duke shprehur edhe nje here qendrimin e saj kunder pavaresise se Kosoves, zedhenesi i Ministrise se Jashtme sllovake, Jan Skoda, ka thene se "edhe me tutje do te njohim pasaportat qe leshon UNMIK-u dhe ato te Serbise". Ne kete menyre, njoftimi i kesaj ministrie ka bere te qarte qendrimin se ne territorin sllovak nuk do lejohen te hyjne as edhe ata kosovare te cilet disponojne pasaporta te Republikes se Kosoves me viza Shengen ne to.

Sipas Ministrise se Brendshme te Kosoves pasaportat e shtetasve kosovare do te zevendesojne ato te UNMIK-ut dhe do te kene standardin me te larte te sigurise ne rajon te rekomanduara edhe nga eksperte te Komisionit Evropian.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjerman

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 26 here.
Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjermanKancelarja gjermane Angela Merkel nisi sot një vizitë katër ditore në Kinë. Gjatë vizitës së saj në Kinë Merkel do të bisedojë edhe për çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. Ajo pritet t`i paraqesë partnerëve të saj në Pekin pikëpamjet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ndërsa një tjetër çështje që do të bisedohet është edhe ekonomia. “Kërkojmë që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua...Lexo te gjithe artikullin »


» 79 te vdekur nga temperaturat nen zero
» Sulmi ndaj burses se Londres, 4 persona pranojne akuzat
» Pakistan, pluhur antraksi per kryeministrin
» Erdogan Evropa, raciste dhe islamofobe
» 74 te vdekur, tre dite zie ne Egjipt
» “Censura” e Twitterit, pritet pozitivisht ne Tajlande
» Afganistan, nuk lind djale, e vret burri
» Samiti i BE-se, Greqia mbetet problemi kryesor
» Sarkozi propozon takse per transaksionet financiare
» Sulme kunder Al Kaedes, 15 viktima ne Jemen

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit