Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Benz-pasioni shqiptar

Publikuar me : 05.08.2010 Ne : Shendeti - 125 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Me Renisin, djalin e periferise se Tiranes qe koleksionon modele te vjetra Mercedesesh


Rreth 10 km ne periferi te Tiranes, nje i ri 32-vjecar eshte duke krijuar nje koleksion makinash te vjetra te gjitha te restauruara ne variantin origjinal.


Renis Bodinaku ishte 12 vjec, ne korrik te vitit 1990, kur se bashku me pjesetare te tjere te familjes hyri ne Ambasaden gjermane ne Tirane ne mesin e rreth 3 mije refugjateve. Ai kaloi nje pjese te femijerise dhe adoleshences ne Mannheim te Gjermanise, ku dhe kreu studimet ne nje shkolle profesionale.


Ky ishte dhe momenti qe mund ta konsideroje si kthesa e madhe e jetes sime drejt profesionit te autorestaurimeve, thote ai per DW. Dy vjet ishin njohuri te pergjithshme dhe nje vit e gjysme ishte per specialitetin, per te ndjekur ate qe deshiroje.


Vendosa per makinat se ato me pelqenin dhe ato vazhdova. Shkolla na coi per praktike ne autoservise te ndryshme. Kemi shkuar ne Shtutgard, Dortmund, Hamburg, ne te gjithe landet e Gjermanise.


Me kthimin e tij ne Tirane, pas 7 viteve emigracion, Renisi synonte qe eksperiencen e pasur gjermane ta ushtronte vete ne nje servis makinash.


Ndjehet i perkedhelur nga fati qe i ati i tij, nje nga ustallaret me te mire ne Tirane, hapi nje aktivitet per riparimin e automjeteve. Pas vitit 2004, celesat e servisit i mori Renisi dhe qysh nga ky moment ai tregon per DW se iu jetesua endrra per te krijuar nje koleksion makinash historike. Qe kur kam qene i vogel ne Gjermani shkoja tek vendet qe njiheshin si varrezat e makinave.


Kisha qejf t`i cmontoja ato dhe t`i montoja serish, sepse e kisha ne gjak punen e makinave. Ne 2004-en bleva makinen e pare, ishte nje model SLC 280 qe e solla nga Gjermania, i vitit 1975. Pastaj bleva 2 Mercedez Benze te tjere, Ponton quhen ato, njeri ishte prodhim i vitit 1954, kurse tjetri ishte i vitit 1961. Me pas bleva makina ne Zvicer, por dhe ne Amerike kam blere shume makina te vjetra.


Eshte i dukshem vendimi i Renis Bodinakut se koleksioni i tij historik do te kete ne perberje vetem Benz Mercedes. Restaurimi i ketyre makinave te vjetra, sic shpjegon ai, eshte strikt ne nje aspekt cdo pjese e tyre deri dhe tek nje nyje a bulone lidhes duhet te jete origjinale. Renisi mendon se nga Benz-i nepermjet internetit, apo porosive qe ben tek miqte dhe te njohurit e tij mund te gjeje gjithcka qe i duhet ne punen e tij.


Serite e Mercedes-ve qe jane pjese e koleksionit te Renis Bodinakut jane nga me te ndryshmet. Ai thote se identifikimi i tyre behet nga numri i shasive.


Ka dy vetura te serise 107, njeri prodhim i vitit 1975 dhe tjetri i vitit 1987. Ka gjithashtu nga seria 108 nje prodhim te vitit 1969 dhe nga seria 109 qe tip te prodhuar ndermjet viteve 1971 e 1972.


Nga seria 110 ka nje Benz Mercedes te vitit 1954, kurse nga ajo 111 eshte nje prodhim klasik me cepa te ngritur ne pjeset e pasme, prodhuar me 1962. Serine 112 e ka ende ne kerkim, nderkohe qe nga 113-a ka nje prodhim te vitit 1966, nje tip 230SL.


Nga seria 114 ka nje Benz te vitit 1975. Pjese e koleksionit jane dhe perfaqesueset nga serite 120, 121, 126, 129 etj. Nje nga makinat qe e ka me shume per zemer eshte nje Mercedes tip Adenauher qe eshte dhe prodhimi me i vjeter ne koleksionin e tij, ne vitin 1952.


Ditet e fundit Renisi thote se po has pengesa nga nje taksim qe eshte futur per makinat e vjetra. Kjo eshte nje nisme e mire e autoriteteve per te stimuluar mbrojtjen e mjedisit nga clirimi i gazrave e mjeteve motorike te amortizuara. Por qeveria duhet te beje dallime, per rastet kur makinat e vjetra qe importohen nuk kane qellime shitje ose perdorimi, thote ai per DW.


Sepse dhe llogarite ja veshtiresojne punen Nje makine qe e blinte diku tek 2 mije euro dhe qe i tatohej rreth 2500 euro, tani taksa eshte gati 4-fishuar... Ky eshte nje handikap serioz per procesin tim te koleksionimit, thote ai, duke shpresuar se do ta zgjidhe me autoritetet doganore kete ceshtje.


Jam i dashuruar pas Mercedes-it. Sepse ate lloj marke e zoteroj deri ne perfeksion. Te them te drejten eshte dhe e vetmja marke qe te sherben edhe per pjeset. Qe gjen p.sh., dhe pjese nga prodhimet e viteve 30-te. I kerkon, kushtojne, por ama i gjen. Kam dhe nje Rolls Royce, prodhim te vitit 1972, por te gjithe te tjerat jane Mercedes Benz.


Une mendoj qe t`i leme brezave te ardhshem fakte se si kane qene ndertuar makinat e vjetra. Nuk kam asnje lloj ideje qe me to do te bej biznes, apo do te perfitoj prej tyre. Keto jane thjesht pasion. Se nje dite edhe Shqiperia do te behet.


Do te kete dhe hapesira per memorie te tilla historike. Ashtu sic ndodh dhe ne vende te tjera te botes, apo ne Gjermani. Benz-i eshte nje marke shume e dashur dhe atraktive per shqiptaret. Ata e blene atehere kur infrastruktura ishte e mjeruar dhe vetem nje marke e tille mund te mbijetonte. Ata e blejne dhe tani, duke pasur modele me te avancuara, si nje zgjedhje te pagabueshme per te udhetuar.


Ndaj dhe Renisi ka bindje se koleksioni i tij ka sec tu tregoje brezave qe vijne, si nje retro per seri e modele qe i gjen ne te gjitha variantet dhe vitet e prodhimit ne rruget kryesore e dytesore te Shqiperise.

DICITURAT


Renis Bodinaku duke folur per radion gjermane DW
Mercedes Benz, seria 108, prodhuar 1969.
Mercedes Benz, seria 230SL, prodhuar 1966
Mercedes Benz, seria 110, prodhuar 1954


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit