Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Beqaj Nuk duhet te behemi euforik

Publikuar me : 05.09.2010 Ne : Kulture - 191 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Portieri i sapo rikthyer i kombetares shqiptare, Arian Beqaj, eshte shprehur se barazimi 1-1 ndaj Rumanise ishte nje rikthim i mrekullueshem per te.
Megjithate gardiani i portes se kombetares ka thene se kuqezinjte duhet te qendrojne me kembe ne toke pas ketij rezultati pozitiv dhe nuk duhet te pushtohen nga euforia.
Ky rikthim ishte i mrekullueshem. Por duhet te kemi kujdes me kete luks qe po na duket pas barazimit ndaj Rumanise. Sduhet te kapemi nga euforia. Heret per te folur per objektivat. Tani duhet te marrim sa me shume pike duke luftuar nga ndeshja ne ndeshje, ka thene Beqaj pas takimit me Rumanine.
Ndeshja e radhes per Shqiperine eshte ajo ndaj Luksemburgut e cila zhvillohet te marten me 7 shtator ne stadiumin Qemal Stafa ne Tiranes.


***********************


Dinamoviti shenon golin e barazimit per Shqiperine duke fiksuar rezultatin ne 1-1. Kuqezinjte nisin me kembe te mbare aventuren europiane


Shqiperia e nisi aventuren e saj te 11-te ne kampionatet europiane me nje barazim historik 1-1 ne Rumani, ndaj nje skuadre ndaj se ciles nuk merrnin nje rezultat pozitiv qysh prej 23 tetorit te vitit 1949, kur edhe atehere kishim barazuar po 1-1 (gol i Pal Mirashit). Kjo eshte nisja e trete pozitive ne Europiane pas barazimeve 1-1 me Zvicren per Euro 2004 (ne Tirane, trajner Dosena) dhe 2-2 Bjellorusine per Euro 2008 (ne Minsk, trajner Oto Baric).


Nga ana tjeter, kjo eshte ndeshja e peste radhazi qe Shqiperia e nis me rezultat pozitiv nje fushate nderkombetare, duke futur ne kete llogari edhe fitoren 2-1 kunder Greqise per Boterorin 2006 (trajner Hans Peter Brigel) dhe barazimin 0-0 me Suedine per Boterorin e vitit 2010 (trajner Ari Han).


Golit te minutes se 80-te te Rumanise te realizuar nga zevendesuesi Bogdan Stancu, iu kunderpergjigj ne minuten e 87-te nje tjeter zevendesues Gjergji Muzaka, ne te parin gol te tij zyrtar me Kombetaren. Fitorja e pritshme e 7 shtatorit ne Qemal Stafa kunder Luksemburgut modest do te na coje ne kuoten e kater pikeve, perpara se te perballemi me Bosnjen ne 8 tetor, por qe ajo vete do te vije nga sfida e forte me Francen.


Pjesa e pare


Trajneri Kuzhe rreshtoi nje Shqiperi me karakter te theksuar mbrojtes, madje me gjashte, nese dhe Lorik Canen dhe Debatik Currin, do ta konsideronim te tille, nderkohe qe Bogdani ishte i vetmi ne sulm, i mbeshtetur nga kapiteni Ervin Skela dhe Klodian Duro. Nje start, qe prodhoi qysh ne minuten e pare nje rrezik te jashtezakonshem per porten tone, kur rumunin Ciprian Marica nga shume afer goditi shtyllen e djathte pingule te portes se mbrojtur nga Arjan Beqaj.


Momenti i dyte i veshtire per porten tone erdhi ne minuten e 12-te, kur Beqaj priti ne dy kohe (por pa rrezikuar), nje gjuajtje nga jashte zones te Mirel Radoit. Goditja e pare e Shqiperise drejt portes rumune te mbrojtur nga Lobont u fiksua ne minuten e 14-te, kur Ansi Agolli leshoi nga larg nje silure, por jashte kuadratit.


Shqiperia e barazpeshoi lojen ne njezet minutat e para, duke u rreshtuar mire ne mesfushe, dhe pervec rastit te minutes se pare, Rumania nuk pati ndonje rast te arte per te shenuar. Ne minuten e 24-t, nje pasiguri e mbrojtjes sone i dha mundesi mesfushori te Shalke 04, Ciprian Deac te shenjestronte porten tone me nje gjuajtje brenda zones, por Beqaj, ne gatishmeri, e devijoi topin ne goditje kendi.
Pjesa e dyte


Ne minuten e 53-te, Ciprian Marica shenoi per Rumanine, por gjyqtari austriak Shergenhofer e anuloi golin per pozicion jashte loje. Koincidence, anesori ishte shqiptaro-austriaku Alain Hoxha. Dy trajneret ishin mesa duket ne nje mendje per zevendesimet, pasi si Razvan Lucesku ashtu dhe Josip Kuzhe i bene nderrimet ne te njejten minute, 56.


Mureshan zevendesoi veteranin Kontra dhe Salihi hyri ne vend te veteranit Bogdani. Ne te 64, Lucesku i pakenaqur nga forma e te tijve, realizoi zevendesimin e dyte, duke hedhur ne fushe Stancu ne vend te Nikuale.


Ne te 64, Ansi Agolli u shnderrua ne shpetimtarin e madh te Shqiperise kur hoqi nje top qe dukej se do te kalonte vijen e portes, madje i veshtruar nga afer nga Marika. Nje rast i madh goli per Rumanine, por i shperdoruar keq. Ansi Agolli ne vijen fundore te sulmit tone harkoi brenda zones per Hamdi Salihin dhe sulmuesi shqiptar rrezikoi seriozisht porten rumune ne minuten e 73-te. Rasti i pare i Shqiperise per gol.


Por ne minuten e 80-te Rumania prodhoi golin e shumepritur. Goditje nga kendi te ekzekutuar nga Deac, topi mberriti ne zone dhe aty ne rremuje e siper zevendesuesi Bogdan Stancu i Steause se Bukureshtit gjunjezoi nga afer Arjan Beqajn. 1-0 per Rumanine. Per Shqiperine luhet edhe letra e fundit, dinamoviti Muzaka, i cili eshte edhe shpetimtari i nates per kuqezinjte.


Ne te minuten e 87-te, Ansi Agolli realizoi nje goditje te lire nga rreth 30 metra, sfera mberrin ne zonen rumune, dhe aty Gjergji Muzaka me nje kercim madheshtor mposhti tre mbrojtes te Rumanise, perfshire dhe portierin Lobont. 1-1. Vetem tri minuta me pas, Salihi ndermori nje inkursion drejt zones rumune, por goditja e tij u prit ne dy kohe nga Lobont.


*********************************

UPDATE- Shqiperia i ka nisur me barazim eleminatoret e Euro 2012, me nje loje jo shume bindese. Pjesa e pare eshte mbyllur me rrjeta te paprekura, ndersa eshte dashur pjesa e dyte qe te shenoheshin gola. Kane qene rumunet qe kane kaluar ne avantazh te paret, rezultat i cili nuk ka zgjatur shume minuta. Muzaka i futur ne loje ne pjesen e dyte, si zevendesues i Klodian Duros, pas nje krosimi te Hansi Agollit ne zone, me koke ka shenuar golin e barazimit vetem 3 minuta nga fundi i kohes se rregullt.

Nderkaq te marten, kombetarja do te prese ne Qemal Stafa, Luksemburgun


Europianet e Shqiperise ne shifra

Shqiperia do te nise sot, kunder Rumanise, per here te 11-te aventuren e saj ne eliminatoret e nje Kampionati Europian, pavaresisht se ai i Euro 2012 eshte i 14-ti per nga radha, kjo pasi ne tre fushata kualifikuese 1960, 1976 dhe 1980, Kombetarja jone (per arsye te ndryshme, edhe politike) nuk ka marre pjese. Shqiperia ka luajtur kunder 26 ekipeve kundershtare. Nga 73 ndeshje te zhvilluara, Shqiperia ka mundur te fitoje vetem 10 prej tyre. 17 takime jane mbyllur ne barazim, nderkohe qe kemi humbur 46 ndeshje. Shqiperia ka shenuar 55 gola, ndersa ka pesuar 140 gola. (Ne eliminatoret e Boteroreve, Shqiperia ka kete bilanc 83 ndeshje; 11 fitore, 11 barazime, 62 humbje).

**************************************


Shqiperia, kundershtarja e Frances ne eliminatoret e Euro 2012-s, eshte nje ekip solid ne mbrojtje, por transparent ne sulm. Ky eshte thelbi i nje shkrimi te botuar ne faqen zyrtare te FIFA-s mbi kombetaren shqiptare te futbollit.
Trajneri kroat, Josip Kuzhe, duke dashur te marre maksimumin e mundshem nga objektivi i skuadres qe drejton, duke pare qe edhe se rezultatet ne nivelin europian dhe boteror kane qene shume modeste, ka aplikuar nje loje shume mbrojtese. Te pakten gjashte lojtare te formacionit baze, Cana, Dallku, Curri, Vangjeli, Lila dhe Bulku mbulojne vetem mbrojtjen. Kater te paret luajne ne linjen perpara portierit titullar Beqaj, nderkohe qe Lila dhe Bulku jane mesfushore mbrojtes, por qe shohin pak drejt sulmit, - thuhet ne kete artikull.
Sipas FIFA-s, problemi me i madh i formacionit shqiptar eshte sulmi dhe gjalleria ofensive. Mesfushoret sulmues dhe sulmuesit kane qene gjithmone ne problem madhor per formacionin shqiptar. Por dhe vete lojtaret e perfaqesueses rralle ia kane dale te pershtaten ne ekip dhe te ndertonin nje profil sulmues qe do te bente te shpresonin per rezultate me te mira.
Titullaret kuqezinj, Skela, Duro dhe Bogdani, jane tashme te moshes nga 32 deri ne 34 vjec dhe luajne shume pak ose aspak ne klubet e tyre respektive, vetem pak dite larg nje cikli te ri te kompeticionit, cka nuk premton per nje te ardhme ofensive ne perfaqesuese. Me gjithe eksperiencen e tyre me perfaqesuesen, keta lojtare jane ne fund te karrieres se tyre nderkombetare, sepse luajne pak me klubet respektive. Megjithate, ata perfaqesojne problemin me te madh ne ekipin shqiptar, me nje organizim jo aq te gjalle ne levizshmerine ofensive. Por, ekipi shqiptar eshte i afte qe, ne ditet e tij te mira, te shkaktoje surpriza. Per te vene ne dukje jane fitoret kunder Rusise dhe Gjeorgjise dhe barazimet kunder Zvicres dhe Irlandes, po keshtu pathyeshmeria e shqiptareve ne shtepi gjate eliminatoreve te Euro 2004-s. Ne shtator te vitit 2004, ekipi kombetar mundi Greqine ne Tirane, me rezultatin 2-1. Greqia ishte kampione e porsakurorezuar e Europes. Gjate eliminatoreve te Boterorit 2010, shqiptaret moren nje barazim 0-0 ne Portugali (ne tetor te vitit 2008).

*********************************


Shtypi rumun nuk kishte si te mos kontaktonte me nje yll shqiptar, qe ka luajtur ne kampionatin e vendit te tyre, Sulejman Demollarin, para ndeshjes eliminatore te 3 shtatorit. Per te marre mendimin e tij ne lidhje me pritshmerite e verdiktit te kesaj sfide, bazuar ne forcat reale te te dyja paleve. Dhe Demollari, nje njohes i mire i futbollit rumun, por edhe atij shqiptar, natyrisht, duke qene edhe trajner i kombetares kuqezi U-15, nuk ka ngurruar te qemtoje situaten, duke dhene mendimin e vet. I cili shkon ne anen e Rumanise, si favorite per ta fituar ndeshjen e pare eliminatore ne grup me Shqiperine. Ne sinteze te fjaleve te ish-lojtarit te Dinamos se Bukureshtit, Sulejman Demollari, eshte vleresimi NE JEMI TE DOBET, SI NE VITIN 2007, KUR NA KENI MUNDUR ME REZULTATIN E THELLE 6-1!
- Le te flasim pak per ndeshjen Rumani-Shqiperi. Perpara kemi ndeshjen mes dy kombetareve tona...?
- Hmm, nje ndeshje shume e veshtire per ne. Duhet ta pranoj, Rumania ka nje ekip shume me te forte se Shqiperia. Por, sic e dini, ne futboll cdo gje mund te ndodhe.
- Vertet ju duket e forte Rumania aktuale?
- Po, sepse ka lojtare qe ne planin individual jane me shume si numer se tanet, por kane edhe vlera me te medha. Ju keni Mutune, por a eshte rikthyer ne kombetare?
- Jo, akoma, pas rreth nje muaji pezullimi i tij perfundon...
- E pra, edhe keshtu, pa Mutune, edhe pse ai ishte numri nje, sa i takon rrezikut qe sjell, Rumania eshte ende ekip me i forte se yni, kete duhet ta pranoj.
- Cilin ekip shihni me favorit ne grupin tone kualifikues?
- Natyrisht, Francen. Pastaj, sipas mendimit tim, vjen Rumania.
- Na e beni pak spiunin shqiptar per kete ndeshje...
- (Qesh) Une po ju them disa te fshehta te vogla. Fjala vjen, ne kemi nje trajner kroat, shume ambicioz, qe kanxitur shume lojtare te rinj nga kombetarja U-21.
- A ka vend per tu perseritur cirku i ndeshjes se fundit mes nesh, rezultati 6-1?
- Edhe nga kjo gje duhet te kemi frike.
- A keni ndonje lojtar, i cili mund te jete vendimtar ne kombetaren shqiptare?
- Po, Lorik Cana, lojtar i Gallatasarajit. Ka lindur ne Kosove, por perfaqeson prej disa vitesh Shqiperine.
- Trajneri yne eshte Razvan Lucesku. E njihni ndopak?
- Oh, vertet, ai tani eshte trajneri juaj? Kam nje mendim te mire per te. Ishte nje djale inteligjent ne kete sport, kjo dukej qe kur une isha lojtar i Dinamos se Bukureshtit.
- Shqiperia do te kerkoje hakmarrje pas humbjes se thelle 6-1 ne Rumani?
- Une nuk dua ta kujtoj ate ndeshje, qe per mua ishte me shume cirk. Nuk dua te flas vertet per ate loje, sepse nuk e di cfare ndodhi ne te vertete.
- Por, na thoni dicka. Shqiperia e tanishme a eshte me e forte se e asaj humbjeje te thelle?
- Jo, ne asnje menyre. Asokohe kombetarja shqiptare ishte me e mire.
- Tani cfare po beni?
- Punoj ne federate, ne Tirane, drejtoj kombetaren U-15 te Shqiperise.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit