Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Beqja Ne kutite e mbyllura, celesi i zgjidhjes se krizes

Publikuar me : 06.08.2010 Ne : Politike - 110 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Deputeti i Partise Socialiste, Ilir Beqja, ne nje interviste te dhene dje per gazeten Shekulli thote se ne kutite e mbyllura te 28 qershorit 2009 qendron celesi i zgjidhjes se krizes politike, institucionale, te demokracise, ekonomike dhe sociale qe ka sot Shqiperia.


Zyrtari larte socialist analizon gjithashtu krizen ekonomike ne vend, arsyet dhe pasojat e saj. Deputeti socialisti komenton edhe sesionin e dyte parlamentar qe u mbyll, duke kritikuar kryeparlamentaren Topalli per paaftesi per te drejtuar Kuvendin dhe se eshte pergjegjese per mosfunksionimin e ketij institucioni.


Zoti Beqja, prej kohesh Partia Socialiste deklaron se vendi eshte ne krize, ndersa


Qeveria e mohon nje gje te tille, duke thene se keto jane spekulime. Atehere, pse vendi eshte ne krize?

Ne deklarojme qe prej nje viti se vendi eshte ne krize. Kriza eshte e plote, shume permasore. Por sot qe vendi eshte ne krize e kane kuptuar edhe shumica e shqiptareve, madje kane kuptuar qe shkaktari i krizes eshte Sali Berisha.


Qe Shqiperia eshte ne krize e kane kuptuar edhe institucionet nderkombetare qe na mbeshtesin prej 20-vjetesh ne rrugen tone te veshtire drejt integrimit euroatlantik, perfshire edhe shume kancelari perendimore.


Edhe mesazhet e diteve te fundit te perfaqesuesve me te larte te presidences se Bashkimit Europian, Belgjikes, apo edhe vete komisioneri per zgjerimin, Fyle, kerkojne zgjidhjen e krizes politike. Por, pervec krizes politike, ne vend kemi krize institucionale dhe mjafton te vleresojme funksionimin e Kuvendit, marredheniet, mazhorance-presidence, mosfunksionimin normal te Gjykates Kushtetuese, Gjykates se Larte, Konferences se Gjyqtareve.


Pervec ketyre krizave, kemi kembekryq edhe krizen ekonomike qe tashme ka hyre ne te gjithe sistemin e qarkullimit te gjakut te ekonomise.


Krize e administrimit te financave publike, krize e sipermarresve qe kane kontrata per pune publike, krize e buxheteve familjare, krize e sistemit bankar me rritje te kredive te keqija e renie te fitimeve te bankave, krize te tregut te sigurimeve me me pak kontrata te nenshkruara dhe me pak prime bruto te shkruara, rritje te papunesise, renie te shitjeve me pakice, renie te shitjeve ne ndertim, thellim te hendekut te te ardhurave midis nje pakice perhere e me te vogel dhe te lidhur me familjen ne pushtet dhe shumices se shqiptareve. Kjo krize eshte percjelle edhe ne jeten e perditshme.


Eshte shtuar krimi ne familje per motive te dobeta, jane shtuar vetevrasjet ne kushte te renda psikike, si dhe eshte shtuar shume krimi ordiner kapilar me shfaqje te perseritura te grabitjeve te bankave, zyra te kembimit apo zyrave postare. Se fundmi, ne krize eshte edhe koalicioni qeverises, sepse qelbi i korrupsionit ka dale mbi plagen e keqqeverisjes.


Nese eshte keshtu sic ju shpreheni, cilat jane pasojat e vendit ne rast te nje shurdherie te vazhdueshme nga ana e ekzekutivit per te degjuar paralajmerimet tuaja?


Pasojat, per fat te keq, pritet te jene edhe me te keqija nga keto qe po jetojme. Askush nuk i uron te keqen vendit te tij, bashkeqytetareve te tij, njerezve te afert.


Por, kur merresh me politike dhe merr persiper te jesh zeri i shumices se shqiptareve, sic eshte rasti i nje deputeti te PS, eshte detyre politike dhe qytetare te tregosh te verteten. Jo thjesht, sepse keshtu sulmon kundershtarin politik, por sepse, se pari, i kerkon qeverise te pranoje realitetin dhe te reagoje sic duhet reaguar ne situate krize apo krizash.

Ekonomia do te vazhdoje te shkoje me keq, e per pasoje sipermarresit do te fitojne me pak e do te investojne me pak apo do te ndalojne rritjen e pagave, punonjesit do te kene me pak para, do te jetojne me keq, do te ushqejne me keq femijet e tyre, do te shtojne borxhet ne listat e dyqaneve dhe do te vazhdojne te mos kthejne kredi. Bankat do te jene ne veshtiresi dhe biznesi i vogel do te pakesoje shitjet.


Qeveria do te mbledhe me pak para dhe pasi te laje borxhet qe i kane zene fytin do te kete me pak para per politika sociale, per shendetesine, arsimin e bujqesine. Drejtesia do te vazhdoje te mosfunksionoje, krimi nuk do te ndeshkohet dhe korrupsioni do te shtohet. Do te kemi me shume ministrat qe pasurohen brenda nates apo do te shtohen te ardhurat qe anetaret e familjes ne pushtet marrin duke bere sekserin.


Po zgjidhja e krizes, cila mund te jete?


Ka vetem nje zgjidhje te kesaj krize, e cila fillon me eliminimin e arsyes pse u krijua. Kriza e ka zanafillen te ilegjitimiteti i pushtetit te Sali Berishes. Meqe jemi ne nje shoqeri demokratike, te cilen duam ta zhvillojme, ka nje menyre per te provuar qe ky pushet eshte jolegjitim, hetim i plote e pa kushte i procesit elektoral te 28 qershor 2009.

Ne kutite e mbyllura te 28 qershorit 2009 qendron, sipas mendimit tim, celesi i zgjidhjes se krizes politike, institucionale, te demokracise, ekonomike dhe sociale qe ka sot Shqiperia. Ne, si PS, kemi bere propozime konkrete dhe kemi qene fleksibel ne arritjen e nje kompromisi per hetimin e procesit zgjedhor. PD vazhdon te qendroje refraktare ne pozicionet e saj.


Zoti Beqja, pak kohe me pare u mbyll sesioni i dyte parlamentar. Nderkohe qe vendi vazhdon te percjelle per sesionin tjeter parlamentar krizen politike. Si e shikoni situaten politike ne vend?


Situata politike vazhdon te mbetet e ngrire. Shkak eshte shurdheria e mazhorances per te degjuar zerin e opozites dhe te miqve nderkombetare. Kuvendi nuk ia doli te luaje rolin qe i takon ne nje demokraci parlamentare si e jona.


Dhe kjo sepse mazhoranca nuk shikon dot me larg se dhuna e kartoneve. Kete sjellje arrogante mazhoranca demonstron ne percaktimin dhe miratimin e kalendarit te punimeve, te rendit te dites, te dhenies apo jo te fjales per deputetet e opozites, te shfrytezimit te se drejtes se deputetit per tu informuar.


eshte me e keqja, edhe pse e ka shumicen e votave te nevojshme, mazhoranca nuk heq dot dore nga vesi i hajdutit dhe vazhdon te vjedhe edhe ne shtepi te vet, njesoj si ka bere ne Ruzhdie.


Gjate seancave plenare kemi pare perplasje mazhoranca-opozite, por edhe te opozites me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Cili eshte vleresimi juaj per rolin e saj ne Parlament dhe marredheniet me deputetet?


Do te doja te shmangia nje prononcim per zonjen Topalli, per dy arsye. Se pari, ajo eshte grua dhe une jam rritur e edukuar ne nje mjedis ku gruaja respektohet e nderohet. Se dyti, jemi te dy deputete te te njejtit qark dhe per kete arsye do te doja te isha me i kursyer ne deklaratat publike per te.


Por, keqperdorimi qe zonja Topalli i ben postit qe ka dhe, sidomos, pasojat politike qe krijohen nga ky keqperdorim nuk mund te neglizhohen nga askush qe ka marre persiper te merret me politike.


Si drejtuese e Kuvendit te Shqiperise, zonja Topalli eshte nga pergjegjesit kryesore per mosfunksionimin e demokracise ne Kuvendin e Shqiperise.


Zonja Topalli, pas 5-vjetesh ne krye te drejtimit te Kuvendit eshte pozicionuar si nja nga armiket me te betuara te parlamentarizmit, por edhe te dhunimit te shtetit te se drejtes.


Eksperienca ime parlamentare eshte e shkurter, por une nuk mbaj mend nje seance, as edhe nje te vetme, qe une te kem qene prezent dhe te mos kem konstatuar qe ajo nuk shkel me vetedije dhe hapur rregulloren e Kuvendit. Shembull i plote, i gjalle e i fresket eshte seanca e fundit e sesionit qe sapo u mbyll.


Po ashtu ne rreth 50 muaj te procesit ligjberes qe ajo ka drejtuar, mazhoranca ku ajo eshte nje nga drejtuesit kryesore eshte gjetur, zyrtarisht, ne shkelje te Kushtetutes se vendit ne me shume se 30 raste. Pra, edhe ne shkeljen e Kushtetutes, ajo eshte perseritese e vendosur.


Tani qe kam pasur rastin ta ndjek nga afer punen e saj ne krye te Kuvendit, konstatoj se zonja Topalli eshte e pazonja politikisht dhe profesionalisht per te drejtuar Kuvendin e Shqiperise.


Per marredheniet me deputetet, nuk kam deshire te zgjatem, sepse duke qene pjese e kesaj marredhenie druhem se nuk jam i paanshem.


Por, sidoqofte, nje njeri qe merret me dietat e te tjereve, nderkohe qe kapet duke marre dieta kur shkon ne shtepine e vet, deshmon se e ka ule shume piacen dhe nuk mbeten me shume fjale per te thene.


PS prej kohesh kerkon hetimin e zgjedhjeve te fundit permes hapjes se kutive. Per nje gje te tille nuk eshte rene dakord. Kryetari i PS ka bere te ditur se ne shtator do te kete shume pune te bere dhe se opozita do te jete zeri i protestes qytetare.


A ka nje plan protestash per muajin e ardhshem Partia Socialiste?


Nuk besoj se ju kerkoni qe une te shpjegoj cfare ka thene qarte kryetari i PS-se, e aq me teper te komentoj cfare ka thene kryetari i partise ku une militoj. Ne, sigurisht qe kemi nje plan te vazhdimit te luftes sone opozitare ne muajin shtator e ne vijim.


Ne kete plan jane te perfshira te gjitha format e mjetet demokratike qe kemi shfrytezuar ne menyre shembullore ne vitin e fundit. Protestat kane qene nje mjet i rendesishem dhe efikas i luftes sone politike ne vitin e fundit.


PS Pse nje femije qe lind trashegon nje borxh prej 2300$

Deputeti i Partise Socialiste, Ilir Beqja, sqaroi dje se pse nje femije qe lind trashegon nje borxh nga Qeveria e sotme prej 2300$, duke e lidhur kete fakt me nje llogari te thjeshte matematikore. Aktualisht, niveli i borxhit ka kapur shifra marramendese, te paimagjinueshme per vende si i yni; plot 7,3 miliarde dollare.


Kete shifer, duke e pjesetuar per 3 milione e 180 mije qe jane banore ne shtetin shqiptar, sjell qe borxhi per cdo individ dhe per ate qe lind eshte 2300$, sqaroi eksperti ekonomik i selise roze.


Por, sipas tij, e keqja eshte se niveli tejet i larte i borxhit publik do te rritet edhe me shume. Beqja thote se vetem ne vitin 2010, borxhi publik do te rritet me 480 milione dollare te tjere, duke e cuar ekonomine shqiptare drejt nje rruge te pasigurt dhe te rrezikshme.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit