Berisha jep sinjale terheqjeje. Ai u shpreh se eshte i hapur per cdo kerkese te opozites
DURRES-Trysnia e vazhdueshme e 19 diteve te greves se urise se 200 mbeshtetesve dhe deputeteve te majte, e shoqeruar nga protestat e perditshme te opozites perballe selise se Kryeministrise, por edhe negociatat intensive te zhvilluara dje gjate gjithe dites mes PD-se dhe PS-se me nderhyrjen e nderkombetareve, kane bere qe Kryeministri Sali Berisha te beje nje hap pas nga qendrimet e tij te meparshme, duke siguruar (te pakten publikisht) zyrtaret e larte te Brukselit, se sot shkon ne bisedime i hapur per dialog.
Dje, pas nje aktiviteti te zhvilluar ne Durres, kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ne menyre te befte se eshte i hapur per cdo alternative, qe opozita do ti propozoje mazhorances per zgjidhjen e krizes politike, nje deklarate kjo qe eshte bere vetem pas 19 ditesh greve te socialisteve dhe paralajmerimit te grupit te PS-se se te tjere deputete do te beheshin pjese e saj.
Ne nje prononcim per mediat, nga qyteti i Durresit, lideri i shumices ne pushtet, Sali Berisha la te kuptohet se situata politike eshte duke levizur drejt nje zgjidhjeje, por pa e specifikuar se cila eshte ajo.
Po ju them se ne se do te kisha nje emer te dyte, dialog do te quhesha. Kjo do te thote qe gjerat jane duke ecur, qe do te thote qe cdo force politike ben zgjedhjet e veta. Une absolutisht mbetem i hapur per respekt te plote ndaj opozites.
Mbetem i hapur ne respekt te opsioneve, qe opozita i gjykon me te pershtatshme per veten e saj. Nje gje eshte e sigurt, qe qeveria ka per detyre te krijoje hapesira, pastaj secila force eshte e lire te marre te gjitha qendrimet dhe vendimet qe do,- tha dje Berisha.
Qe nga fillimi i greves se urise e deri ne mbarimin e saj diten e djeshme, per here pare Kryeministri Berisha e cilesoi ate si te ligjshme dhe si shenje e funksionimit te demokracise ne Shqiperi, ndersa vuri ne dukje se pavaresisht situates politike institucionet e vendit po funksionojne me intensitet te plote.
Duke iu referuar protestave te vazhdueshme te opozites, kreu i ekzekutivit garantoi se qytetaret shqiptare do te kene te drejte te protestojne edhe ne vendet ku nuk mund te mendohet se mund te ndodhe nje gje e tille.
Te jeni te sigurt se institucionet po funksionojne me intensitet te plote. Kjo eshte nje e vertete e pamohueshme, sic eshte nje e vertete qe nje greve ose nje kamp eshte vendosur para zyrave te mia; deshmi madhore e funksionimit demokracise se ketij vendi. Qytetaret kane pasur dhe do te kene te drejte te protestojne edhe aty ku nuk ua pret mendja te tjereve,- u shpreh ai.
Presioni i vazhdueshem i faktorit nderkombetar, mundesia e ekzistences se nje drafti per kompromis politik dhe protestat permanente te opozites, duket se jane elementet kryesore qe kane shtyre lideret kryesore Rama e Berisha qe te terhiqen nga pozicionet e tyre per ti hapur rrugen zgjidhjes se krizes politike. Nga ana e tij, kryetari i opozites, Edi Rama, paralajmeroi mbylljen e greves.
Ndersa Berisha u shpreh i hapur per dialog. Se sa i sinqerte ka qene Berisha ne kete deklarate te fundit, gjithcka do te mesohet vetem sot gjate negociatave intensive, qe do te zhvillohen ne Strasburg, te cilat do te finalizohen me nje darke pune ne oren 20.00 te mbremjes ku i pranishem do te jete edhe Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fule.