Kryeministri Asnje zyrtar sdo kete mandat te pakufizuar. Te henen lufta ne Parlament, nese LSI abstenon, ligji miratohet
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha shprehet i vendosur per te mos u terhequr nga miratimi i ndryshimeve ne ligjin per SHISH. Pavaresisht kundershtime si te faktorit nderkombetar ashtu edhe te Presidentit te Republikes, i cili nuk do ta dekretoje ligjin, kryeministri Berisha deklaroi se mazhoranca do te kerkoje qe te miratoje ligjin per SHISH. Ne kete vend nuk do te kete zyrtare te larte te emeruar pa mandat. Ky eshte nje qendrim perfundimtar i Kryeministrit te vendit. Vendet anetare te NATO-s, ne teresine e tyre, i kane te gjithe zyrtare me mandate te ndryshme. Kater vjet e kane mandatin per Kryeministrin, kater apo pese vjet e kane mandatin per Presidentin, dikush me mandat me te shkurter, dikush me mandat me te gjate, - theksoi kreu i qeverise.
Nderkohe, burime nga mazhoranca pohuan se ne seancen e dites se hene do te tentohet hidhet serish ne votim ceshtja e ligjit te SHISH. Te djathtet do te verifikojne votat qe kane ne Parlament dhe ne rast abstenimi te LSI-se, do ta kene shume te lehte per ta kaluar ligjin, pasi nevojitet shumice e thjeshte e deputeteve te pranishem ne salle. Sipas kryeministrit Berisha, mandatet jane Kryeministri Asnje zyrtar sdo kete mandat te pakufizuar. Te henen lufta ne Parlament, nese LSI abstenon, ligji miratohet nje norme dhe nje standard i vendeve demokratike. Por, kreu i qeverise nuk pranoi te jape nje date te sakte se kur do te miratohet projektligji per SHISH, duke deklaruar se per nje te tille eshte parlamenti.
Te dy forcat politike kane lajmeruar deputetet e tyre qe te jene present diten e hene, ne te cilen do te diskutohen ne parlament dy prej projektligjeve me te rendesishme, sic eshte ligji per SHISH dhe buxheti per pjesen e mbetur te vitit. Seancen e fundit plenare, kreu i qeverise u perball me mungesen e numrit te duhur te kartoneve per te miratuar ndryshimet ne ligjin per Sherbimin Informativ Shteteror. Sipas projektligjit te vjeter, drejtori i SHISH informon dhe raporton tek Presidenti i Republikes dhe tek kryetari i Keshillit te Ministrave per probleme qe lidhen me sigurimin kombetar, ndersa me ndryshimet qe i behen ketij ligji parashikohet se drejtori i SHISH i paraqet kryeministrit nje raport vjetor per punen e sherbimit, si edhe i raporton atij ne cdo kohe dhe per cdo ceshtje qe lidhet me veprimtarine e tij.
Po ne nenin 5 te projektligjit per Sherbimin informative Kombetar shtohet edhe nje pike e re, ne te cilen thuhet se kryetari i Sherbimit Informativ Shteteror pergjigjet per mbledhjen, analizimin dhe shperndarjen e informacionit, i cili duhet te jete objektiv dhe i pavarur nga konsideratat politike, si dhe mbron metodat dhe burimet e informacionit nga nderhyrjet e paautorizuara. Nje tjeter ndryshim qe demokratet duan te bejne ne ligj eshte ai i shkarkimit te kryetarit dhe nenkryetarit aktual. Amendamenti i bere nga deputeti Fatos Hoxha parashikon qe kryetari
dhe nenkryetari i SHISH te largohen brenda gjashte muajve nga data e hyrjes ne fuqi te ligjit. Por ky amendament, pas debateve ne seancen e fundit parlamentare, u rrezua.