|
Berisha Parlament dhe stadium te ri per 100 vjetorin e Pavaresise
Publikuar me : 08.09.2010 Ne :
Kuriozitete - 103 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
TIRANE- Investime te shumta ne gjithe vendin dhe konkretizimin e dy projekteve te rendesishme si Parlamenti i Ri dhe Stadiumi i Tiranes ka premtuar kreu i qeverise Sali Berisha per 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise. Premtimi vjen vetem pak dite pasi u perurua salla e re e parlamentit te vendit,ku nisi punen seanca e pare ne sesionin e ri parlamentar.
Duke folur ne mbledhjen e sotme te qeverise, Berisha ka keshilluar ministrat perkates qe buxheti duhet te fokusohet per pergatitjen e vendit per te pritur me dinjitet kete 100 vjetor.
Ky 100 vjetor te shenoje ndryshimin me te madh te ketij vendi, ai duhet ta gjeje kete shtet ne tempullin e vet te demokracise. Le te nise puna menjehere per te marre te gjitha vendimet e filluar sa me pare ndertimin e parlamentit. Nje konkurs u be, le te shikohen dhe njehere projektet. Te fillohet me projektin e zbatimit dhe Tirana duhet te kete ndertesen e re te parlamentit dhe njehere si nje ndertim modern te denje per Shqiperine- tha Berisha.
Me tej ai njoftoi se ndertimi i dyte modern dhe i madh do te jete stadiumi me modern i kryeqytetit. Jane me qindra dhe mijera fansa, tifoze qe bejne energjine e vertete te futbollit shqiptar, qe duan qe vendi te kete nje stadium te parametrave me moderne.
Ministria te shqyrtoje te gjitha variantet e mundshme qe kryeqyteti te kete nje nga stadiumet me moderne- tha Berisha.
Sipas tij, Vlora do kete investime te rendesishme, nderkohe qe buxheti te orientohet drejt ndryshimit me te madh te mundshem te vendit ne kuader te ketyre festimeve.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|