Berisha, aspak i qete ne deklaraten e tij, i ka kerkuar kryetarit te opozites, Edi Rama, qe te ruaje gjakftohtesine
TIRANË - Kryeministri Sali Berisha ka pranuar per here te pare dje, ne konference per shtyp, se rezultati i zgjedhjeve te 28 qershorit nuk ishte ai qe priste Partia Demokratike.
Duke mos siguruar as numrin minimal te votave per krijimin e qeverise se re, kreu i ekzekutivit i ka kthyer syte nga koalicionet e majta per te siguruar numrin e mjaftueshem, edhe pse para zgjedhjeve, Kryeministri mohoi çdo koalicion te gjere.
"Une do te pranoj rezultatin qe do te nxjerre Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nuk kam dhene vete asnje rezultat deri tani, por te dhenat flasin qartazi.
Keshtu qe, kjo mazhorance aktuale i ka te gjitha numrat, edhe me vullnetin e shprehur edhe nga deputeti Prifti, siç e keni degjuar publikisht, te cilin po e kercenojne, ne menyrat me te turpshme.
Natyrisht, nuk kam fituar aq sa do te doja dhe kam ndermend te eci drejt koalicioneve. Pohova se do te zgjeroj koalicionin, sepse keto jane rregullat. Ky eshte rregulli i demokracise, ne jemi nje vend demokratik, do te negociojme koalicionin.
Ka vullnet pozitiv per koalicionin dhe ne jemi ne frymen e kompromisit qe kjo kerkon",- tha ai. I pyetur konkretisht nga perfaqesues te medias mbi koalicionet e mundshme, Berisha u shpreh se perpos vullneteve personale, PD-ja synon koalicion me forca politike.
"Kerkohet koalicion i gjere, kur koalicionet e tjera nuk japin dot qeveri. Ndersa vendi ka koalicione te tjera, te cilat mund te japin qeveri dhe fare stabel",- shtoi ai.
Me zgjerimin e koalicionit, Kryeministri Berisha do te tentoje te bleje çdo deputet, mjafton qe te sigurohet numri i mjaftueshem per krijimin e qeverise se re, pasi deri dje mbreme, numrat e deputeteve mes koalicionit te majte dhe te djathte flasin per barazim 70 me 70.
Ne keto kushte, ne rast se do te ruhet nje rezultat i tille, atehere vendi shkon ne zgjedhje te parakohshme, nje mundesi kjo qe eshte perjashtuar ne menyre kategorike nga Kryeministri Berisha.
"Sovrani votoi, sovrani diktoi koalicionin! Çfare do te bejme ne? Do te themi se, per inat te sovranit do te shkojme ne zgjedhje? Jo, absolutisht, do te respektojme kete qe na dha, dhe t'i themi faleminderit shume dhe te vazhdojme me tutje", - tha ai.
Duke sulmuar perçart edhe njerez te biznesit, Kryeministri Berisha, aspak i qete ne deklaratat e tij, i ka kerkuar ne fakt liderit te opozites, qe te ruaje gjakftohtesine, teksa i referohej situates ne Fier. "E ftoj zotin Rama te ruaje gjakftohtesine, ishte nje akt i shemtuar, jashtezakonisht i shemtuar.
U nis apo nuk u nis per ne Fier, nuk e di, sepse mediat qene kontradiktore, por qe te krijonte skena te atilla per vendin, vetem per te diktuar nje rezultat me dajak, gje e turpshme, shume e turpshme",- tha ai.
Berisha shtoi se, "Edi Rama permes emisareve te tij me komunikoi se ai kishte vendosur te mos njohe rezultatin e ketyre zgjedhjeve dhe se kishte vendosur te nxirrte popullin ne protesta. Pergjigja ime ishte se ky eshte nje vend i lire dhe se qytetaret mundet lirisht te protestojne.
Eshte nje standard i demokracise shqiptare, i konsoliduar, por natyrisht rezultat zgjedhjesh me protesta nuk mund te ndryshoje. Per koincidence pikerisht emisare, te cilet u derguan per te komunikuar vendimin e Rames per mosnjohjen e zgjedhjeve dhe qe kercenuan se do te organizonin protestat me te fuqishme popullore qe ka njohur vendi, rastisi te jene biznesmene ne Tirane dhe ne Fier dhe ky eshte Koço Kokedhima.
Nuk mund te them se pashe ndokund Koçon ne mes te protestuesve ne Fier, por ajo qe ishte e sigurt, aty ishte derguar policia bashkiake e Rames ne Tirane dhe disa punetore mjerane te Koço Kokedhimes, te udhehequr nga Gramoz Ruci". Kreu i ekzekutivit harroi etiken, teksa sulmoi ashper edhe deputetin e PS-se, Andis Harasani. "Çdo vote, zoti Rama mund te shkoje ta kontrolloje nga KQZ-ja.
Mund te çoje te gjithe Bashkine e Tiranes te numeroje votat ne KQZ, po te doje çdo vote. Filmohen votat, por u filmua edhe Harasani, i cili i versulej si kafshe nje njeriu ne oren 3 te nates me karrige, per t'i thyer koken",- tha Berisha, duke iu referuar nje incidenti mes Harasanit dhe nje komisioneri te PD-se ne Rrogozhine.