TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka ftuar perseri sot opoziten te jete pjese e ngritjes se komisionit hetimor per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit, ndonese ka ritheksuar se ato ishin zgjedhjet me te mira ne historine e vendit.
Nga ana e saj, opozita eshte shprehur e vendosur ne kerkesen e saj per ti shkuar deri ne fund transparences.
Ftoj opoziten te ngreme komisionin mbi bazen e vullnetin te perbashket ne respekt te plote te Kushtetutes, institucioneve dhe shtetit ligjor- ka thene Berisha, duke shtuar se mazhoranca eshte e gatshme te prese te gjitha amendimet e opozites per kodin zgjedhur.
Ai ka garantuar shqiptaret per proces zgjedhor te lire e ndershem per cdo gje qe varet nga qeveria dhe transparence ne numerimin e votave. Angazhojme te gjitha fondet dhe te vendosim cdo mekanizem transparence qe do opozita, por ju them se i vjetshmi ishte procesi me i papare ne histori- tha Berisha.
Po sot, Partia Socialiste ka mbledhur Grupin e saj Parlamentar, ku kreu i grupit ka njoftuar per vijueshmerine e negociatave. Po zvarriten negociatat dhe nuk e kuptojme arsyen e zvarritjes- u tha Ruci deputeteve.
Sipas tij, nuk ka asnje ndryshim ne lidhje me negociatat qe do te shpien ne zgjidhjen e krizes politike ne vend.
Rama Nese PD nuk terhiqet, vazhdojme protestat
TIRANE - Partia Socialiste nuk eshte plotesisht dakord me letren e propozuar nga Partia Demokratike per zgjidhjen e krizes. Megjithese u duk sikur palet mund te ishin prane zgjidhjes, ceshtja e vetme e lene pezull, ajo e fleteve te votimit dhe Komisionit te Venecias po ndan serish te dyja palet. Nga propozimet e dorezuara nga kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, zgjidhja qe PD i jep ceshtjes se fleteve te votimit nuk eshte pranuar nga Partia Socialiste. Mesohet se propozimet e tjera qe bazohen mbi draftet e socialisteve, demokratet kane ofruar konsensusin e tyre. Pavaresisht kesaj, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka paralajmeruar se pa ceshtjen e kutive do te vazhdojne rrugen e tyre per transparence dhe nuk do te zmbrapsen. Ne rast se fjala perfundimtare do te jete ajo qe eshte e shkruar ne letren e fundit, atehere ne do te vazhdojme ne rrugen e nisur dhe askush nuk do te na ndale apo zmbrapse dot nga nje kerkese legjitime, ne nje vend kur te gjithe e kane kuptuar se zgjedhjet jane vjedhur dhe ne kushtet kur vendi eshte ne nje proces integrimi ne raport me partnere qe kerkojne transparence edhe mbi bazen e rezolutes se PE, ku flitet qarte per domosdoshmerine e hetimit te zgjedhjeve dhe per transparencen e domosdoshme nepermjet ketij hetimi, u shpreh dje ne nje prononcim per mediat, lideri i opozites.
Kryesocialisti ka vleresuar se protestat jane nje pjese e rruges se opozites ne kerkim te nje te drejte te cenuar dhe te venies se demokracise funksionale ne vend. Nderkohe qe, sipas tij, te gjithe po i shohim pasojat e grabitjes se zgjedhjeve, zgjedhjet e u grabiten qe te grabitet Shqiperia. Pikerisht, sepse nuk ka transparence mbi procesin zgjedhor, nuk ka transparence as mbi te gjithe procesin qeverises, pikerisht, sepse nuk ka demokraci funksionale ne procesin zgjedhor, nuk ka demokraci funksionale ne te gjithe procesin qeverises, i cili eshte nje proces teresisht i korruptuar dhe i cili e ka transformuar qeverine e vendit ne nje organizate qe vepron si nje organizate kriminale, tha Edi Rama. Por, negociatat midis Partise Demokratike dhe Partise Socialiste per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit nuk mund te zgjasin pa mbarim. Nje gje te tille e ka konfirmuar kreu i socialisteve, i cili theksoi gjithashtu se nga fjala perfundimtare qe do te jepet nga demokratet do te varet dhe rruga politike e opozites. Ne sigurisht presim, por nuk presim pa fund. Ne ditet ne vijim ne do te kemi me siguri edhe fjalen perfundimtare dhe padyshim do te hyjme ne nje proces qe do te varet nga kjo fjale. Kemi bere te gjitha leshimet e mundshme, por nuk e kemi leshuar dhe nuk do ta leshojme transparencen si nje parim, te cilin ne nuk e negociojme, u shpreh kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama.
Vetem pak dite me pare, perpara zhvillimit te konferences se kryetareve ne Kryesine e Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar Demokrat, Astrit Patozi, i ka dorezuar homologut te tij socialist, Gramoz Ruci, pergjigjet mbi dy draftet e propozuara prej ketij te fundit. Pas kesaj, jane mbledhur zyrtaret e larte te PS dhe eksperte juriste, te cilet kane diskutuar mbi pergjigjet e ardhura. Me sa duket, problemi, i cili ndan dy palet, qendron ne zgjidhjen e ceshtjes per fletet e votimit.
Per pergjigjet
Ne rast se fjala perfundimtare do te jete ajo qe eshte e shkruar ne letren e fundit, atehere ne do te vazhdojme ne rrugen e nisur dhe askush nuk do te na ndale apo zmbrapse dot nga nje kerkese legjitime, ne nje vend kur te gjithe e kane kuptuar se zgjedhjet jane vjedhur dhe ne kushtet kur vendi eshte ne nje proces integrimi ne raport me partnere qe kerkojne transparence, tha kreu i PS.
Per kohezgjatjen
Ne sigurisht presim, por nuk presim pa fund. Ne ditet ne vijim ne do te kemi me siguri edhe fjalen perfundimtare dhe padyshim do te hyjme ne nje proces qe do te varet nga kjo fjale. Kemi bere te gjitha leshimet e mundshme, por nuk e kemi leshuar dhe nuk do ta leshojme transparencen si nje parim, te cilin ne nuk e negociojme, paralajmeroi lideri i opozites.
Per transparencen
Pikerisht, sepse nuk ka transparence mbi procesin zgjedhor, nuk ka transparence as mbi te gjithe procesin qeverises, pikerisht, sepse nuk ka demokraci funksionale ne procesin zgjedhor, nuk ka demokraci funksionale ne te gjithe procesin qeverises, i cili eshte nje proces teresisht i korruptuar dhe i cili e ka transformuar qeverine e vendit ne nje organizate qe vepron si nje organizate kriminale, tha Rama.
******************************
TIRANE - Zbardhet letra qe kreu i grupit parlamentar te Partise Demokratike i ka dorezuar kolegut te tij te Partise Socialiste, Gramoz Ruci, per zgjidhjen e krizes politike. Ne pergjigjen e tyre, demokratet pranojne kerkesen e socialisteve per ngritjen e nje komisioni te ri hetimor dhe qe selia roze te kete shumicen dhe kreun e komisionit hetimor qe do te merret me zgjedhjet parlamentare.
Ngritja nga e para te Komisionit Hetimor Parlamentar pas zgjedhjeve te 28 qershorit me nje vendim te ri te parlamentit ne perputhje me ligjin 8899 date 2.5.2002, Per Organizimin dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore Parlamentare te miratuar ne kohen kur qeveriste Partia Socialiste. Ne jemi dakord qe ky komision te kryesohet nga opozita dhe te perbehet sipas percaktimeve te ligjit te mesiperm, shkruhet ne pergjigjen qe demokratet i kane kthyer socialisteve.
Gjithashtu, ata pranojne edhe hetimin nga ky komision te mbi 10 ceshtjeve te shtruara per hetim nga Partia Socialiste.
Te djathtet jane te mendimit se keto 10 pika nuk prekin kutite e materialeve zgjedhore dhe kutite e fleteve te votimit. Ne propozojme qe, sapo te mblidhet Parlamenti, te ngreme Komisionin e ri Hetimor Parlamentar dhe, nderkohe qe ju zgjidhni me rruge kushtetuese gjyqesore ceshtjen e rinumerimit te votave, ky komision te shqyrtoje nje nga nje mbi 10 ceshtjet e tjera, qe ju ne letren tuaj pretendoni se duhet te hetohen, citohet ne leter.
Sipas tyre, Komisioni Parlamentar mund te kete per objekt hetimi materialet zgjedhore, si dhe cdo problem tjeter te lidhur me zgjedhjet, pervecse ceshtjeve, per te cilat ka vendime gjykate. Demokratet shprehen se, nese komisioni hetimor do te hetoje kutite me materialet zgjedhore, atehere fletet e votimit duhet te digjen, sic e parashikon neni 178/6 e Kodit Zgjedhor.
Ne propozimet tuaja ju kerkoni qe Komisioni Hetimor te nise shqyrtimin e materialeve te votimit, nderkohe qe kembengulni per rinumerimin e fleteve te votimit dhe per kete doni qe KQZ, pasi te vecoje materialet zgjedhore dhe ti dergoje ato ne arkiv, te mos djege fletet e votimit sic percaktohet ne nenin 178 pika 6 e Kodit Zgjedhor. Pra, me fjale te tjera kerkoni haptas qe te mos respektohet neni 178 pika 6 e miratuar me konsensus te plote nga dy partite tona politike.
Ju insistoni ne kete qendrim edhe pasi zoti Rama me date 22 Maj 2010 deklaroi ne Konference shtypi se ai nuk e pranon piken 6 te nenit 178, thuhet ne pergjigjen e Partise Demokratike.
Ne leter shkruhet se mazhoranca mendon se zbatimi i ligjeve dhe i funksionimit te shtetit ligjor eshte nje nder kushtet themelore te respektimit te kritereve te Kopenhagenit dhe te funksionimit te demokracise ne vendet e lira. Sipas tyre, vendimi i Gjykates se Apelit nr 8 date 22.7. 2009, ne te cilen kjo gjykate rrezoi kerkesen e Partise Socialiste per rinumerim e votave, eshte i prere dhe perfundimtar.
Propozimet e PS per zgjidhjen e krizes
Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruci, ka pohuar pak dite me pare se me 28 korrik, PS ka formalizuar propozimet e tyre dhe i ka paraqitur dy dokumente, nje projektmarreveshje per zgjidhjen e krizes politike dhe projektvendim per ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar per zgjedhjet e qershorit 2009. Keto marreveshje shprehin vullnetin e socialisteve ne miratimin e nje Rezolute nga ana e parlamentit shqiptar per mbeshtetjen e procesit te integrimit te Shqiperise ne BE. Gjithashtu, ne ato dokumente shprehet angazhimi i PS per zgjidhjen e shpejte te krizes politike lidhur me transparencen e zgjedhjeve te qershorit 2009, si dhe hapat konkrete qe duhen hedhur ne kete drejtim. Perpos ketyre, socialistet shprehin angazhimin e tyre politik per nje reforme te plote elektorale, sipas rekomandimeve te Raportit te OSBE-ODHIR dhe sipas perfundimeve te Komisionit Hetimor parlamentar per zgjedhjet e qershorit 2009.
Propozimet per fletet e votimit
1. Me kerkese te Komisionit Hetimor parlamentar Presidenti i Republikes ti drejtohet Komisionit te Venecias per te trajtuar ceshtjen e kutive te fleteve te votimit;
2. Me kerkese te Komisionit Hetimor parlamentar Kryetarja e Kuvendit mund ti drejtohet Komisionit te Venecias per interpretim per ceshtjen e kutive te fleteve te votimit;
3. Me kerkese te institucioneve te shtetit shqiptar meqe Shqiperia eshte anetare e Keshillit te Europes, Sekretari i Pergjithshem i KiE, meqe ka dhe nje Rezolute te KiE dhe meqe Komisioni i Venecias eshte pjese e KiE, mund ti drejtohet per interpretim Komisionit te Venecias per kutite e fleteve te votimit;
4. Gjykata Kushtetuese me kerkese te parlamentit shqiptar ti kerkoje Komisionit te Venecias interpretim per fletet e votimit. Nese Gjykata nuk e ben dot kete, pasi eshte institucion i pavarur ne vendimmarrje, atehere i rikthehemi Kryetares se Kuvendit qe ti drejtohet ajo, sigurisht nese ekziston vullneti politik;
5. Per te mos bllokuar procesin le te ngrihet Komisioni Hetimor per materialet zgjedhore, sipas leximit qe i ben mazhoranca, dhe te vazhdojme negociatat lidhur me kutite e fleteve te votimit, duke perjashtuar ne cdo rast asgjesimin e kutive te fleteve te votimit.