Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Berisha dhe Rama sot ne Strasburg per zgjidhjen e krizes

Publikuar me : 20.05.2010 Ne : Politike - 208 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Berisha shoqerohet nga Oerd Bylykbashin. Ndersa Rama me deputetet Hysi dhe Gjiknuri. Berisha dhe Rama sonte ne darke me komisionarin Fule, dhe dy kryetaret e grupeve parlamentare te PE-se


TIRANE- Kriza politike ne Shqiperi i ka dhene fund durimit te Bashkimit Europian, i cili ka vendosur kesaj here te nderhyje me perfaqesuesit e saj me te larte per te detyruar dy palet politike ne Shqiperi qe te terhiqen nga pozicionet e tyre dhe te pranojne nje zgjidhje kompromisi, qe pritet te diskutohet sot ne Strasburg.


Duket se cdo gje ka marre udhe pas nje letre qe komisioneri per zgjerimin e BE-se Stefan Fule u ka nisur dy lidereve kryesore politik ne vend.


Natyrisht para se te arrihej ne kete nderhyrje perfundimtare gjate dites se djeshme mesohet se ambasadoret e institucioneve nderkombetare ne Tirane kane zhvilluar nje sere negociatash me perfaqesues te te dyja paleve, nepermjet te cilave duket se eshte bere e mundur qe te bindin palet, qe te nisin dialogun per zgjidhjen e krizes, pikerisht permes nje vizite, qe do te zhvillohet sot ne Strasburg nga kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i opozites, Edi Rama.


Viziten e sotme ne Strasburg e kane konfirmuar dje edhe vete palet ne kete debat, mazhoranca nepermjet nje njoftimi te bere publik ne faqen zyrtare te qeverise dhe opozita nepermjet kryetarit te saj Edi Rama.


Me ftese te Joseph Doul, Kryetar i Grupit te Partise Popullore Evropiane te Martin Schulz, Kryetar i Grupit te Partise se Socialisteve Europiane, Kryeministri Berisha niset per ne Strasburg per te darkuar sot ne mbremje ne oren 20 30 me ta edhe ne prani te kreut te opozites Edi Rama, per te diskutuar natyrisht per gjetjen e zgjidhjes se krizes.


Me ftese te zotit Joseph Doul, Kryetar i Grupit te Partise Popullore Evropiane ne Parlamentin Evropian dhe me ftese te zotit Martin Schulz, Kryetar i Grupit te Partise se Socialisteve Europiane ne Parlamentin Evropian, Kryeministri Berisha niset per ne Strasburg, per te marre pjese ne nje darke qe shtrohet per Kryeministrin e Republikes se Shqiperise, zotin Sali Berisha dhe per Kryetarin e Partise Socialiste, zotin Edi Rama.


Gjate kesaj darke do te diskutohet gjeresisht mbi rruget dhe mbi menyrat per ti dhene fund ngercit politik ne Shqiperi, - thuhet ne njoftimin per shtyp te kryeministrise. Por ajo qe ne sitin e kryeministrise nuk perfshihet eshte emri i Komisionerit per Zgjerim, Stefan Fule, prania e te cilit ne kete darke eshte konfirmuar nga dy partite kryesore ne vend.


Nderkohe, edhe kreu socialist, Edi Rama, duke njoftuar dje ne mitingun e radhes mbylljen e greves se urise, ka njoftuar se sot do te niset ne Strasburg per te diskutuar zgjidhjen, fale kjo miqve nderkombetare, sic preferoi ti cilesonte Rama.


Neser perfaqesuesit me te larte te se majtes dhe te djathtes europiane, me mbeshtetjen e te gjithe komunitetit nderkombetar, presin ne tryeze te dyja palet per te kerkuar zgjidhjen dhe per ti hapur rrugen jo vetem transparences, por edhe sfidave, perballjes me sfidat e integrimit,- u shpreh Rama.


Por duket se negociatat per ti mbushur mendjen dy lidereve politike shqiptare nuk kane qene te lehta per nderkombetaret, pasi sic mesohet opozites duket se i vune kusht qe per te negociuar zgjidhjen duhej me pare qe te nderpriste greven e urise.


E njejta kerkese ka qene edhe per kryeministrin Berisha, i cili duhet te jepte garancine e plote se ishte i gatshem te negocionte per opsionet e PS-se, qe ne thelb konsistojne ne hapjen e kutive.


Edhe pse te dy partite kryesore ne vend nuk konfirmuan mundesine e gjetjes se nje kompromisi paraprak, per te cilin shpresohet te gjendet sot ne Strasburg, Kryetari i opozites, Edi Rama ka theksuar ne fund te fjales se mbajtur dje para protestuesve se nese mazhoranca do te ulet ne kete tryeze per te mos i dhene zgjidhje situates, atehere opozita do te jete e gatshme, qe te nise serish greven e saj atje ku e la. Nderkohe qe mbreme ne darke palet kane percaktuar edhe delegacionet me te cilat do te ulen ne kete tryeze.


Grupi parlamentar socialist i mbledhur vetem pak minuta pas nderprerjes se greves ka caktuar si shoqerues te Rames ne kete takim edhe deputetet Damian Gjiknuri, Vasilika Hysi dhe nese do jete i mundur fizikisht dhe Taulant Balla.


Nga ana tjeter, konfirmohet se sebashku me Berishen ne kete takim do te jete i pranishem drejtori i tij i kabinetit Oerd Bylykbashi. Nje perfaqesim ky sa politik aq edhe dhe teknik, cka le te kuptohet qarte se palet do te diskutojne jo vetem parimisht, por edhe per zgjidhje konkrete.

Delegacionet po shkojne ne kete darke per te luftuar fort me qendrimet, qe ata kane mbajtur


PD- PS ende me draft perfundimtar

TIRANE- Fakti qe dy lideret politike shqiptare do darkojne sot ne mbremje sebashku edhe me drejtuesit e larte te BE-se nuk do te thote aspak se tashme zgjidhja perfundimtare eshte arritur.


Ne mungese te nje drafti te shkruar paraprak, sic mesohet nga burime prane dy forcave kryesore politike ne vend, dy delegacionet po shkojne ne kete darke per te luftuar fort me qendrimet, qe ata kane mbajtur deri me tani.


Sic beri te ditur dje per mediat edhe nje nga deputetet socialiste, Damian Gjiknuri, i cili do te jete pjese e ketij delegacioni, PS-ja do te ulet ne kete tryeze informale duke mbrojtur forte kauzen e saj per transparencen e zgjedhjeve duke hapur kutite. Madje sic eshte bere e ditur dje nga burime te mire informuara prane PS-se, delegacioni qe do te perfaqesoje opoziten do te kerkoje edhe me shume se ka deklaruar publikisht, duke mos perjashtuar edhe zgjedhjet e parakohshme.


Keshtu sic behet e ditur kreu socialist pritet te shtroje si opsion zgjidhje qe te hapen kutite e materialeve zgjedhore dhe ne rast se nga hulumtimi i tyre do te verehen shkelje te hapen dhe kutite e fleteve te votimit. Ne rast se edhe pas ketij verifikimi rezultojne shkelje te medha atehere do te kerkohen zgjedhje te parakohshme, si mundesia e vetme per te legjitimuar nje pushtet.


Por duket se edhe kundershtari ne kete tryeze do te ulet duke mos qene i gatshem per te pranuar aq lehte nje zgjidhje te tille ne tavoline, megjithese si asnjehere tjeter, dje zyrtaret e larte te PD-se kane qene te rezervuar per te dhene nje pergjigje konkrete.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit