Kryeministri Sali Berisha ka nisur nje fushate diferencuese ne median shqiptare, duke gjobitur ose kercenuar me gjoba disa grupe mediatike kritike me qeverine. Ne krye te listes qendrojne tri gazeta kritike me qeverine, gazeta Shekulli, gazeta Tema dhe gazeta Korrieri, te cilat se bashku jane gjobitur mbi 1 milione euro.
Qeveria, nderkohe, duket se eshte perfshire ne nje beteje sistematike per nenshtrimin dhe te medias me te rendesishme televizive ne vend, si Top Chanel, Vizion Plus apo News 24. Permes presioneve te rendomta per kontratat e ndertesave ku zhvillojne aktivitetin, apo permes
nderhyrjeve klienteliste mes ortakeve te ketyre kompanive, qeveria ia ka arritur te siguroje shpesh here nje lloj konformizmi apo dhe diktim te politikes editoriale dhe stafeve te ketyre stacioneve televizive.
Faktori Plus, qe i referohet nje raporti te fundit te Forumit Shqiptar per Mediat e Lira, veren, se situata ne median e shkruar kritike me qeverine, eshte bere me shume se shqetesuese. E para qe u gjend ne listen e gjobave anormale nga qeveria, ishte shoqeria, qe botonte gazeten Tema.
Nje grup kontrolli i urdheruar ne fund te dhjetorit, vendosi nje detyrim prej rreth 200 mije euro. Edhe pse nuk ka ekzistuar nje manual per kontrollin e gazetave, kerkesat e tatimoreve, te cilet komunikonin gjithe kohen online me drejtues te larte te shtetit shqiptar gjate kontrollit, ishin te paarsyeshme dhe te jashteligjshme.
Pas ish-kompanise qe ka botuar gazeten Tema, sulmi vazhdoi tek shoqeria qe e printonte kete te perditshme, kontrolli ndaj se ciles, ende nuk ka mbaruar. Forumi Shqiptar per Mediat e Lira mori pergjigje shfajesimi nga disa zyrtare tatimesh, te cilet thane ne konfidence, se per cdo kontroll mbi kete gazete ata raportojne direkt tek Ministri i Financave, Ritvan Bode, dhe nje strukture e dyshimte politike brenda ketij sistemi, drejtuar nga Gjeneral Agim Shehu, nje ish-oficer i Sigurimit te Shtetit qe ka luajtur nje rol regresiv ne demokracine shqiptare pas viteve 90-te.
Ne keto kushte, gazeta Tema ka kerkuar falimentimin e kompanise dhe ka nderprere printimin e saj. Pas kesaj, represioni i kryeministrit Berisha eshte shtuar, duke shkuar deri ne gjoba personale, dhe veprime arbitrare antiligjore, duke shkarkuar nga puna dhe pjesetare te familjes se botuesit te gazetes.
Sulmet ndaj gazetes, pasuan nxjerrjen e saj me dhune nga redaksia, ku kishte investuar mbi 400 mije euro, edhe pse nje vendim gjykate, e ndalonte qeverine te vepronte ne kete menyre. Qeveria ende, nuk ka demshperblyer asnje euro nga investimi i bere, nderkohe qe ka shkaterruar pasurite e saj dhe ka mbajtur peng dokumentacionin dhe gjithcka tjeter ne menyre arbitrare.
Kryeministri Berisha po ashtu ka inkurajuar hapur sulmin mbi botuesin e gazetes Tema, duke i dhene hapur mbeshtetje publike, biznesmenit Rezart Taci, pas sulmit te tij mbi disa gazetare.
Me pas sulmi vazhdoi mbi gazeten Korrieri, botuesit e se ciles Dulaku dhe Leskaj, u etiketuan publikisht nga kryeministri Berisha ne muajin dhjetor 2009, pas mitingut te opozites ne sheshin Skenderbej.
Kontrolli teresisht arbitrar ka gjobitur kete gazete me nje detyrim qe shkon mbi 300 mije dollare, duke mos pasur asnje mbeshtetje ligjore ne arsyetimin e tyre.
Kontrolli, nderkohe, ka nisur dhe ne kompanite e tjera te bizneseve te grupit Dulaku, disa prej te cilave, jane ndaluar nga Gjykata e Tiranes, per shkak te mungeses se bazes ligjore ne keto kontrolle.
Biznesmeni Dulaku eshte ne nje proces gjyqesor me kryeministrin Sali Berisha ne Gjykaten e Larte per shpifje ndaj personit te tij, por zoti Berisha po mbrohet me imunitet ndaj ketyre akuzave, edhe pse vete ka deklaruar se nuk do ta perdore ne asnje rast imunitetin.
Se fundmi, ne qender te sulmeve eshte vendosur Grupi 2K, dhe biznesmeni Koco Kokedhima, po ashtu i akuzuar publikisht nga zoti Berisha dhe ne nje proces gjyqesor me te.
Zoti Kokedhima ne nje leter te hapur per median ka thene se duke nisur nga fundi i muajit dhjetor 2009, me porosi direkte nga Kryeministri Sali Berisha, Drejtoria e Pergjithshme Tatimore ka urdheruar 26 kontrolle dhe vizita fiskale ne ndermarrjet ne pronesi te z. Koco Kokedhima, ose rreth 10 here me shume, krahasuar me periudhat e meparshme apo me mesataren ne rang vendi.
Keto kontrolle behen me synimin e qarte per ti bere presion mediave objektive dhe opozitare te 2K Group e ne menyre te vecante gazetes Shekulli. Nepermjet kesaj forme presioni, Kryeministri i Shqiperise kerkon te kufizoje, kontrolloje dhe likuidoje lirine tone botuese.
Si pasoje e ketyre kontrolleve jane vendosur mbi 1.000.000 (nje milion) USD detyrime dhe gjoba te padrejta e abuzive.
Mendohet qe ne perfundim te ketij procesi abuziv, te iniciuar nga zoti Berisha, shuma do te jete disa here me e larte, pasi 8 kontrollet qe zhvillohen ne shoqerite me te medha te 2K Group, jane aktualisht ne proces.
Ja se cfare thuhet ne letren e kesaj kompanie
Nga deklarimet jozyrtare te inspektoreve kemi mesuar se ata marrin udhezime dhe raportojne prane nje strukture te jashteligjshme te krijuar me porosi te kryeministrit Berisha dhe prej te ciles nuk kane varesi administrative. Kjo strukture e posacme drejtohet nga Z. Agim Shehu, ish-gjenerali famekeq i vitit 1997, atehere Drejtor i Policise se Shtetit dhe sot Zv.drejtor i Pergjithshem i Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.
Si pasoje e urdhrave dhe kercenimeve te ketij personi, vendosen gjoba te padrejta e te paligjshme, direkt nga zyra dhe ne kundershtim me deklarimet qe inspektoret na kane bere, pas ballafaqimeve me dokumentacionin qe ju kemi vene ne dispozicion.
Kjo strukture urdheron ne menyre te jashteligjshme inspektoret te kontrollojne serish periudha te kontrolluara me pare, te tejkalojne objektin e kontrollit, te pengojne shoqerine ne zhvillimin normal te aktivitetit, te provokojne punonjesit, si dhe te vendosin gjoba, te cilat duhet te arrijne nje vlere totale te paracaktuar.
Per me teper, nepermjet metodave qe ngjasojne me shume me sherbimet sekrete, sesa me ato te nje institucioni fiskal, inspektoreve ju kerkohet te japin informacione konfidenciale te kompanive apo te marrin dokumente, te cilat nuk jane objekt i punes se tyre.
Ne shume raste, kjo strukture nuk jua miraton rezultatet e kontrollit inspektoreve, por i rikthen ata per zbulime te reja, duke i kercenuar me pushim nga puna, nese nuk arrijne gjoben e planifikuar nga Agim Shehu.
Shoqeria e fundit qe u penalizma ishte Planeti X. Per te pasur sukses ne krimin e tyre, strukturat e Agim Shehut derguan ne kete shoqeri inspektore nga Dega e Tiranes, pavaresisht se e ka seline ne Fier. Keta inspektore te perdorur edhe ndaj grupeve te tjera mediatike, erdhen me qellimin e qarte qe te vendosnin nje detyrim, i cili te ishte i pamundur per tu paguar nga shoqeria Planeti X, duke sjelle per pasoje mbylljen e kesaj shoqerie.
Ne perfundim, ata vendosen detyrime dhe gjoba me vlere 61.000.000 leke (ose 5-fishin e te ardhurave te realizuara gjate vitit 2009) pa perfshire kamat-vonesat. Per te qene te sigurt, ata nuk derguan as Raport Kontrollin Paraprak duke na hequr de facto mundesine ligjore te kundershtimit dhe duke na cuar praktikisht ne mbylljen e aktivitetit.
Nisur nga sa me siper 2K Group vendosi te procedoje penalisht per shperdorim detyre inspektoret Petrika Bardhi dhe Gani Cupi, prane Prokurorise se Rrethit Tirane. Gjithashtu, vendosem te informojme Prokurorine qe te hetoje lidhur me implikimin e z. Sali Berisha me detyre Kryeminister i Shqiperise dhe z. Agim Shehu Zv.drejtor i Pergjithshem i Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, ne kete ceshtje abuzimi.
Njekohesisht, po informojme dhe sensibilizojme Institucionet Nderkombetare te interesuara per gjendjen e lirise se medias dhe lirite e te drejtat ne Republiken e Shqiperise, pasi ne 5 vitet e qeverise Berisha, keto kontrolle, gjoba dhe presione kane perkuar gjithmone me nevojat e kryeministrit Berisha, per te kontrolluar, influencuar apo likuiduar politikat editoriale te mediave tona.
Ajo qe bie ne sy ne gjithe kete panorame te renduar te medias kritike me qeverine, eshte fakti se asnje media proqeveritare, nuk eshte vendosur nen presione te tilla financiare. Perkundrazi, faqet e tyre jane te mbushura me reklama shteterore, edhe pse ne treg kane tirazhe minimale.
Nuk eshte nen kontroll po ashtu as TV Klan apo Scan Tv qe jane lidhje te aferta te kryeministrit ose familjes se tij.
Qendrimi armiqesor i zotit Berisha ndaj medias kritike, duket se ka rritur ndjeshem dhe shqetesimin nderkombetar per kete situate.
Shqiperia humbi vitin qe kaloi 8 pike ne renditjen nderkombetare per lirine e medias, ndersa Komisioni Europian e ka lirine e medias, si nje nga pikat e erreta per qeverine shqiptare, ne procesin e saj te integrimit europian. Reporteret e Bashkimit Europian, kane raportuar gjeresisht problemet e qeverise me median kritike sic ka qene rasti i gazetes Tema, Top Chanelit, Vizion Plusit etj.
Ne raportin vjetor te Departamentit Amerikan te Shtetit theksohet qarte se qeveria ka rritur ndjeshem presionet ndaj medias kritike me te.
Ne fund te vitit te kaluar pas nje sulmi brutal te nje biznesmeni te afert me kryeministrin Berisha mbi tre gazetare shqiptare, 135 gazetare te medias shqiptare i ben thirrje qeverise te ndryshoje kursin e saj ndaj medias kritike ne Shqiperi.
Por, ne kunderpergjigje, Berisha inkurajoi agresorin e medias, qe pas pasurive shteterore, te behej pronar dhe i nje televizioni satelitor ne vend dhe fill pas kesaj shkoi si i ftuar nderi ne televizionin e tij, per ti dhene mbeshtetje dhe per ta inkurajuar per gjestin e tij.
Berisha duket po ashtu se ka arritur te nenshtroje dhe shume faktore te tjere mediatike ne vend dikur kritike me te.
Media te tilla te medha kritike, si Top Chanel, News 24 apo dhe Vizion Plus, gjenden para presioneve banale per largim nga ndertesat, ku punojne apo ndryshim te politikes editoriale dhe shpesh i detyrojne drejtuesit e tyre te mbajne qendrime konformiste me qeverine, madje edhe te zbatojne dhe politika kuadri te hartuara ne zyren e kryeministrit.
Ne nje debat te fundit publik, Berisha ishte cinik me median, e persekutuar prej tij, dhe u perpoq te jepte mesazhe te qarta revanshi te administrates ndaj tyre.
Ai akuzoi mediat kritike per mungese pavaresie, ndersa po perpiqet te krijoje nje infrastrukture teresisht favorizuese ne tregun e medias digjitale, per klientet e qeverise ne media, duke shkelur hapur barazine para ligjit, lirine ekonomike dhe lirine e te shprehurit.