Publikuar me : 20.08.2008 Ne :
Rajoni - 402 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu, ka emeruar anetaret e Komisionit Qendror Zgjedhor. Ata jane: Zait Xhemajli (kryetar), Xhelil Pajaziti (PDK), Betim Gjoshi (PDK), Florian Dushi (LDK), Sabit Rrustemi (LDD), Fadil Maloku (AKR), Blerim Burjani (AAK), Goran Zdravkoviq (SLS), Bajram Latifi (Koalicioni VAKAT), Vehibe Karahoda (PDT), Albert Kinolli (PRB). Anetaret e sapoemeruar te komisionit sot dhane betimin para Presidentit Sejdiu, i cili u kerkoi ta respektojne ligjin dhe te jene te paanshem e profesionale. "Ështe shume e rendesishme qe ata te prezantojne profesionalizem, te prezantojne paanshmerine dhe te verteten. Pra, te bejne lufte per te verteten, gjate verifikimit te rezultateve, berjen e punes me te mire te mundshme ne mandatin qe do te kene", theksoi ai. Presidenti Sejdiu tha se shumica e anetareve te KQZ-se kane pervoje ne pergatitjen e procesit zgjedhor. Kryetari i KQZ-se, Zait Xhemajli, tha se komisioni do te marre te gjitha masat per pergatitjen e zgjedhjeve te lira dhe demokratike. "Ne, si anetare te KQZ-se, do te perpiqemi te realizojme detyrat qe shtrohen para nesh", tha Xhemajli. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve eshte organ i perhershem qe pergatit, mbikeqyr, drejton dhe verifikon te gjitha veprimet qe kane te bejne me procesin e zgjedhjeve e referendumeve dhe i shpall rezultatet e tyre.