LEZHE - Drejtori i Taksave dhe Tarifave Vendore prane Bashkise se Lezhes, Bibe Gjoni, deklaroi se ne 6-mujorin e pare te vitit 2010 jane arketuar nga te ardhurat 59,9 milion leke, 4.7 milione leke me pak se e njejta periudhe e vitit te kaluar.
Ne kete renie ndikim kane taksa e ndikimit ne infrastrukture dhe taksa e ALUIZNI-t me nje deficit prej 9,9 milione lekesh. Me 20 korrik ka perfunduar afati i pageses se kestit te dyte te bizneseve, por sipas Gjonit, biznesi i vogel ne Lezhe nuk ka shprehur interes per likujdimin.
Vazhdon te mbetet nje shqetesim numri i debitoreve te viteve te meparshme si per biznesin e madh, ashtu edhe per biznesin e vogel. Sipas Gjonit, 148 biznese vazhdojne te jene debitore, me nje debi prej afro 4.3 milione lekesh. Por disa biznese jane penalizuar me gjoba me nje vlere prej 280 mije leke.
Nje tjeter problem per Drejtorine e Taksave dhe Tarifave Vendore eshte edhe mosnjohja e ligjit apo neglizhenca per njohjen e tij nga biznesi i vogel, pasi shume prej tyre ende nuk jane pajisur me kasat fiskale, tha Gjoni.
Gjithashtu sipas drejtorit dhe qytetaret lezhjane po tregojne neglizhence per te paguar tarifat e sherbimeve, pasi ato jane realizuar vetem ne masen 23perqind.
Perkujtohet 100-vjetori i betejes kunder Durgut Pashes
Shoqata Nikaj Mertur ne bashkepunim me nje qender mjedisore Valbona ka organizuar nje veprimtari perkujtimore mbi nje ngjarje historike te njohur si nga me te lavdishmet e historise sone ne fillimet e shekullit te kaluar.
Veprimtaria e cila pati mjaft pjesemarrje nga banore te zones se Nikaj Merturit dhe intelektuale te shumte te kesaj krahine si dhe nga i gjithe vendi, vuri theksin tek beteja e Koder Palcit, e cila u zhvillua 100 vjet me pare.
Pas oratoreve qe sollen studime dhe kujtimet e mbledhura nga personat qe kane qene pjesemarres ne kete beteje, per pjesemarresit eshte shfaqur nje dokumentar qe i kushtohej pikerisht kesaj ngjarjeje te rendesishme historike e cila jeton e fresket ne kujtesen e sterniperve te heronjeve te thjeshte te kesaj beteje.
Pas ndeshjes ne gryken e Kacanikut, ku Durgut Pasha me 40 mije trupa te zgjedhura u pergjak eger me forcat shqiptare per 7 ore rrjesht, kerkoi qe te shkele edhe Nikaj Merturin, por u prit me pushke nga banoret. Studjuesit kane evidentuar se kjo ka qene hera e pare qe nje pushtues shkelte keto vise pas 400 vjetesh te pushtimit turk.
Rreth kesaj beteje jane ruajtur shume kujtime nga pjesemarrja ne luftime nder te cilet permenden edhe kujtimet e Mark Zhutes, nje i aferm i udheheqesit te rezistences Preng Tuli. Zhuta ne kujtimet e veta rreth betejes se Koder Palcit, te permbledhura ne nje liber tashme, ka theksuar Asht ba nji lufte e rrepte. 22 dite e nete lufte. U vrane dhe u plagosen shume burra.
Aty eshte plagos edhe Prele Tuli, bashke me te birin, Dode Prelen. Asqeri nuk ka pra tuj sulmue. Na jena terhjeke pak dhe zume gurin murg dhe kodrat strategjike mbi Salce. Turgut Pasha gjuejti me topa dhe i futi flaken Palcit dhe Salces, bile edhe arat i koreen me kose.
Si perfundim ata nuk kaluen, u kthyen mbrapsht dhe lane shume te vrare dhe te plagosur. Kjo eshte tablloja e luftes se zhvilluar qe vjen pas 100 vitesh prej deshmitareve okulare te saj. I sakte dhe i perpikte si ne nje buletin lufte.
Terheqja e Durgutit ne Folklor
Durgut Pasha hyp ne suke
Kenka mbete pa uje pa buke
Pa xhephane pa barut.
Qato qafa smuj me i kpute
A dredhe mbrapa, e ra nPuke.
*****************************
Shembet kulla qindravjecare
TROPOJE- Ne Curraj te Eperm, te zones se Nikaj Merturit, migrimi i banoreve brenda vendit eshte ndier se tepermi. Ketu perfshihen 3 fshatra, nga vendet turistike me te bukura te Alpeve, por fatkeqesisht te izoluara e tashme te braktisura.
Ne fshatin Curraj Eper ka qene karakteristike ndertimi i kullave alpine, banoret e te cilave kane ruajtur konstruktin edhe gjate meremetimit te tyre gjate viteve.
Por me largimin nga fshati, tashme ato jane rrenuar. Karakteristike dhe monument i vecante ne krejt veriun ka qene kulla ne kete fshat e quajtur Kulla e Thepit, ngaqe ishte e ndertuar siper thepi, karakteristike per vendndodhjen e saj dhe menyren e ndertimit.
E ndertuar para dy shekujsh, ajo rezistoi deri kohet e fundit. Duke mos patur asnje nderhyrje per meremetim apo ristrukturim, ajo u shemb totalisht, duke u shkaterruar nje monument i vlefshem i kultures sone kombetare.
Po keshtu ne kete fshat eshte kisha me mbishkrim te vecante dhe e ndertuar ne vitet 1700. Edhe ky objekt kulturor eshte ne rrezik shembjeje. Duke kontaktuar me drejtues te komunes Lekbibaj, shprehen per Shekullin, se kane kerkuar fonde per meremetimin e kulles dhe kishes, por nuk na jane levruar.
Jemi ne pritje qe brenda ketij viti te ndertojme Kullen e Thepit, sipas arkitektures origjinale dhe meremetimin e kishes, duke na dhene fonde shtese, thone ata. Fatkeqesisht jane edhe shume kulla qe po shemben, e nder to kulla e Pal Nike Sokolit, nacionalistit dhe nje nga me aktivet e periudhes 1920-1940.
Objekte te tilla me vlera kulturore do ti kishte zili cdo popull, kurse tek ne shkaterrohen per neglizhencen e atyre qe drejtojne kulturen. Duhet ngritur zerin tani, se pastaj eshte vone. Gjon Necaj