Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Bizneset, tani licensat vetem ne nje sportel

Publikuar me : 12.06.2009 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 806 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Aplikohet edhe miratimi ne heshtje. QKL eshte e detyruar te ktheje pergjigje 2-4 dite nga kerkesa


TIRANË- Qendra Kombetare e Licencimit, nisi dje punen duke i bere te mundur bizneseve qe te marrin, lejet, licencat apo autorizimet, vetem nga zyrat e saj, pa u sorrollatur ne institucione te tjera.


Te pranishem ne ceremonine e inagurimit ishin, Kryeministri, Sali Berisha, ministri i Ekonomise, Genc Ruli si dhe Drejtoresha e USAID-it ne Shqiperi, Roberta Mahoney.


Kryeministri Berisha i vleresoi projektet e realizuara deri tani, ne kuadrin e pragut te Mijevjeçarit, si projekte shume te rendesishme, te cilat kane transformuar teresisht praktikat e meparshme, kane shkurtuar kohen, thjeshtuar burokracite e si rrjedhim kane rritur transparencen.


"Ne kuadrin Pragut te Mijevjeçari, ne Shqiperi kane marre jete disa projekte qe kane transformuar teresisht praktikat e meparshme, siç jane taksa elektronike, regjistri elektronik i biznesit, prokurimi elektronik",- tha ai.


Duke e vene theksin ne vete objektivin qe ka ngritja e kesaj zyre, ne luften ndaj korrupsionit, Drejtoresha e USAID-it, e cilesoi ate si kushtin themelor qe duhet te permbushe Shqiperia per te perfituar me pas mbeshtetjen e SHBA-ve. Hapja e QKL-se, eshte bere e mundur me mbeshtetjen e Fazes se dyte te programit Prag te Korporates se Sfides se Mijevjeçarit ne Shqiperi.


Kjo marreveshje dyvjeçare me vlere rreth 16 milione dollare ndermjet Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara, e financuar nga Korporata e Sfides se Mijevjeçarit dhe administruar nga USAID-i, ka si synim te forcoje shtetin ligjor, te reduktoje korrupsionin dhe te rrise mbikeqyrjen nga publiku, permes zgjidhjeve te teknologjise se informacionit dhe ndihmes teknike, duke permiresuar ne kete menyre, klimen ndaj biznesit, ne Shqiperi.

Funksionimi

Qendra Kombetare e Licenasve, e cila do te funksonoje ne filozofi ne menyre te ngjashme me Qendren Kombetare te Regjistrimit te Bizneseve. Personat e interesuar do te dorezojne dokumentet e kerkuara per te marre leje dhe licensa, te cilat variojne nga ushtrimi i te drejtes per prodhim udhqimesh, armesh, hapjen e nje universiteti deri te shfrytqezimi i minierave dhe pasurive te tjera kombetare.

Ligji i ri qe hyn ne fuqi muajin e ardhshem parashikon nje element interesant, miratimin e lejes ne heshtje. Qendra Kombetare e Licensimit do te miratoje ose refuzoje aplikimin e çdo personi nga dy deri ne kater dite ne varesi te tipit te kategorise se lejes ose licenes.

Nese brenda ketij afati kohor QKL, ose filialet e saj nuk publikojne vendimin mbi refuzimin ose miratimin e aplikimit, atehere leja ose licensa miratohen ne menyre automatike. Aplikimi per leje mund te behet duke dorezuar dorazi dokumentet ne njerin nga soprtelet e QKL-se, ne menyre elektronike, ose me poste zyrtare.


 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit