Moti i keq/ Ne dy portet kryesore te vendit ka pasur probleme me tragetet, nderkohe qe era e forte iu ka shkaktuar deme te medha bizneseve, por ka shkulur edhe peme e shtylla
Era e forte qe pershkoi qytetet e Durresit dhe te Vlores ne oret gjate nates por edhe te mengjesit te djeshem, ka vene ne alarm sidomos peshkataret dhe pronaret e anijeve. Thyerje xhamash, peme te shkulura, karrike baresh te thyera dhe te zhvendosura, rrezim te shtyllave te energjise elektrike ishin pamjet mese normale ne keto dy qytete.
Durres, dallget demtojne bizneset
Ne qytetin e Durresit dallgethyesi i madh ne murin ndares te portit kapercehej lehtesisht nga dallget, te cilat brenda ne port kishin arritur intensitetin e valezimit ne masen 8 balle, ndersa shpejtesia e eres arriti deri ne 26 meter per sekonde. Ne hyrje te portit era kishte hequr nga shtiza flamurin e NATO-s, nderkohe qe ne nje sektor te daljes nga porti era kishte hedhur kamerat e sigurise.
Rreth ores 10 30 u perhap lajmi se era kishte nxjerre ne breg nje anije tregtare. Ajo eshte shtyre nga era dhe dallget, duke ngecur ne rere pikerisht ne sektorin Apolonia ku kater muaj me pare ngeci nje tjeter anije. Emelie me tonazh rreth 3000 ton dhe gjatesi 80 meter eshte spostuar nga vendi ku ndodhej dhe eshte nxjerre ne breg.
Pushimi i eres se forte ka bere qe ketij fati ti shpetonin edhe 2 mjete te tjera te transportit detar. Nderkohe dallget kane hyre thelle ne reren e plazhit duke demtuar mjaft mjete te peshkatareve te reres, si dhe instalime te mjeteve te ushtrimit te bizneseve ne prag sezoni turistik. Me ka mbetur ne det pedaliera qe perdor per te hedhur rrjetat, - thote nje peshkatar, - por ndonjehere duhet thene shyqyr koka nenqesh ai me pikellim.
Era ka rrezikuar edhe peshkarexhat brenda ne port. Dallget kane perplasur anijet, por pronaret thane se ishte fat qe dallgezimi e ka rritur intensitetin rreth ores 09 00, kohe kur ne peshkim ndodheshin te gjithe me personel te kompletuar dhe qe bene gjithcka per te lidhur litaret e per te siguruar mjetet e lundrimit. Trageti Arberia ka mbetur i bllokuar per pak kohe, por me pas gjithcka ka vijuar rregullisht.
Vlore, nje pjese e qytetit pa energji elektrike
Prej mbremjes se te premtes ne qytetin e Vlores nisen problemet per shkak te eres se forte. Disa prej anijeve te ankoruara ne port jane detyruar nga kapiteneria te lene menjehere kalaten per shkak te rrezikut te perplasjes.
Mesohet se ne port eshte kerkuar ndihme nga nje peshkarexhe qe vinte nga Italia e cila eshte akostuar ne portin e ishullit te Sazanit ku pasi kemi biseduar me ekuipazhin i cili ndodhet jashte cdo lloj rreziku, nderkohe trageti i linjes Brindisi-Vlore ka mberritur ne port, por pa mundur te akostohet per shkak te kohes se keqe dhe nga kapiteneria e Vlores eshte vendosur qe te qendroje ne gji deri rreth ores 14 00. Ne bordin e ketij trageti ndodheshin rreth 140 pasagjere dhe 13 kamiona e disa makina te vogla.
Stuhia ka bere qe ne zonen e ujit te ftohte te rrezohen mjaft peme, por edhe shtylla reklamash te kompanive te ndryshme. Nje person eshte lenduar lehte, pasi nje peme e ka zene nen vete, nderkohe qe era ka shkulur tre shtylla te energjise elektrike, duke bere qe nje pjese e qytetit te mbetet ne erresire qe mbremjen e se premtes. Rikthimi i energjise eshte bere vetem te shtunen pasdite.