Deshmite per skandalin Ruzhdie vazhdojne me kallezimin e komisionerit te PS-se, Qazim Aliaj, mesditen e 28 qershorit per dhunen ne qendren 3052, ne fshatin Ruzhdie. Militantet demokrate te armatosur i kane kercenuar me vdekje.
FIER- Ne daten 28 qershor 2009, ora 13.55, ndersa komisioneret socialiste ishin detyruar te largoheshin nga qendra e votimit numer 3052, pas dhunes dhe kercenimeve, Qazim Aliaj komisioner I PS-se ben kallezimin prane oficerit te Policise gjyqesore ne Fier. Ne rrefimin e shkurter, ndersa ne qender vazhdonte votimi sipas modelit te PD-se, Aliaj, tregon per procesin e votimit nga nisja deri me momentet, kur komisioneret e PS-se jane detyruar te ikin, te kercenuar me vdekje dhe nga militante te armatosur te PD-se.
Me poshte eshte kallezimi i plote qe Aliaj, anetar i komisionit te votimit ne qendren numer 3052 ne Ruzhdie, beri mesditen e 28 qershorit.
Jam paraqitur ketu para jush per te kryer denoncim ne lidhje me incidentin e ndodhur ne qendren e votimit ne fshatin Ruzhdie, Komuna Ruzhdie Fier.
Sot ne oren 07:00 te mengjesit kam mberritur ne qendren e votimit te sipercituar duke qene se isha caktuar nga forca politike PS, pra nga Partia Socialiste si anetar i komisionit te kesaj qendre me vendimin nr.04, dt 28.06.2009 nga ana e Komisionit te Zones se Administrimit Zgjedhor qe perfshin zonen e Patosit, Fier.
Une kam qene i shoqeruar nga shtetasi Pellumb Ferzaj, Nazmi Ferzaj, dhe nje vezhgues i quajtur Besnik, jemi nisur bashke nga Fieri. Aty kemi gjetur sektetarin tone, pra te Partise Socialiste, Ervin Myftari.
Aty ndodhej kryetari i komisionit te kesaj qendre votimi i cili quhet Bujar, mbiemrin nuk ia di si dhe 4 anetare te tjere te komisionit te cileve nuk ia di mire emrat. Qe te gjithe keta ishin perfaqesues te Partise Demokratike.
Pasi kemi hyre jemi takuar dhe kemi filluar te sistemojme dhomen e votimit. Dhomen e kemi sistemuar une,Pellumb Ferzaj, Ervin Myftaraj, kryetari komisionit dhe antaret e seksionit te Partise Demokratike.
Gjate sistemimit te dhomes se votimit nuk pati probleme. Nderkohe te gjithe antaret e komisionit ishin ulur ne tryeze dhe kemi perpiluar procesverbalin e hapjes se kutise se votimit. Procesverbali u perpilua pa probleme dhe pa kundershtime si dhe u firmos nga gjithe anetaret e komisionit.
Filloi procesi i votimit pas disa minutash. Hyn nje shtetas i cili ishte i pari, paraqet karten e identitetit dhe voton norrnalisht pa patur probleme dhe incidente.
Pas disa minutash hyn nje person qe do te votonte dhe kishte me vete 4(kater) karta identiteti dhe i paraqet ne komision qe te gjitha duke thene se do te votonte per te gjithe personat qe nuk ishin paraqitur, konkretisht per nenen, babane dhe motren.
Me sa vura re une kartat e identitetit ishin te rregullta dhe kishin te njejtin mbiemer, te cilin nuk e mbaj mend mire, pasi nuk i pashe me imtesi. Ne kete moment kam folur une dhe Pellumb Ferrzaj duke e kundershtuar veprimin qe donte te bente. I kemi thene qe nuk lejohet qe te votohet nga ana e nje personi per 4-5 vete.
Ai eshte kunderpergjigjur se keshtu behen votimet ne kete qender votimi. Kryetari i komisionit nuk e ka kundershtuar kete kerkese e ja dorezoi ketij votuesi duke i vendosur dhe vulen e tij.
Nderkohe fletet e votimit qe ishin kater duhet te merrnin dhe vulen e sekretarit Ervin Myftaraj, ndersa Ervini ka refuzuar te vendose vulen ne keto flete votimi per ta bere ate te pavlefshme. Ne kohen kur sekretari po refuzonte te vinte vulat ne keto flete votimi, nje anetar i Komisionit i cili ishte perfaqesues i PD e detyroi te vinte vulat ne keto flete.
Duke perdorur fjalet "do te te marrim jeten " duke i bertitur, nese nuk vuloste ato fletevotimi sekretari u tremb dhe i vulosi fletet e votimit. Personi i mori fletet e votimit aty duke votuar per subjektin Partia Demokratike. I palosi fletet e votimit dhe i hodhi ne kutine e votimit.
Pas pese minutash vjen nje person tjeter edhe ky kishte rreth 4-5 karta identiteti dhe i dhane flete votimi per aq karta sa kishte nga kryetari i komisionit te vulosura. Edhe keto nen kercenimin e vazhdueshem te anetarit te quajtur Pellumb u vulosen nga Ervin Myftaraj si sekretar ne qendren e votimit edhe militante te Partise Demokratike mesa kuptova une u drejtuan te Ervini duke e kercenuar qe te vuloste fletet.
Ne kete moment u krijua nje rremuje e madhe dhe aty u gjenden gazetaret e dy televizioneve, nje nga te Tiranes, po se cfare kanalesh ishin une nuk e mora vesh.
Disa gazetare moren ne interviste Pellumb Ferzaj i cili tregoi cfare kishte ndodhur, nderkohe u qetesuan per momentin, pra u qetesuan personat qe po benin kercenime dhe me pas filloi prape.
Pas disa minutash filloi prape votimi dhe u fut perseri nje person qe kishte disa karta identiteti. U pranua edhe ky person nga ana e kryetarit, ju dhane disa flete votimi dhe kercenimet vazhduan ne drejtim te Ervinit. Une jam ngritur se bashku me Pellumb Ferzaj duke kundershtuar dhe perseri anetaret e PD-se na kane kercenuar per jeten. Shtetasi me emrin Pellumb i cili ishte anetar nga ana e Partise Demokratike e ka kapur prej gryke shtetasin Pellumb Ferzaj, i rrezoi telefonin qe kishte ne dore dhe e kercenoi per jeten. Kemi nderhyre ne te tjeret dhe ai nuk pati mundesi qe ta godiste. Ferzaj nderkohe ben nje telefonate me kandidatin per deputet te Partise Socialiste Armando Subashi dhe i tregon se cfare po ndodhte. Armando Subashi i thote Pellumbit se do te zevendesonte Ervin Myftaraj dhe do merrte detyren e tij, ndersa si nenkryetar do ta merrja une.
Nderkohe qe ne po prisnim shkresat per keto ndryshime, votimi vazhdonte me te njejten menyre te vazhdueshme dhe jane hedhur afersisht 86 vota ne menyren e sipercituar.
Me pas kane ardhur shkresat Vendimin nr:25 , dt 28.06.2009 nga ana e Komisionit te Zones se Administrimit Zgjedhor nr.19 qe perfshin zonen e Patosit Fier per nderrimin e permendur me lart ato jane mbajtur ne komision.
Kryetari i Komisionit nuk e pranon kete shkrese dhe sic e kishte ne dore e grisi dhe e hodhi poshte. E kemi kundershtuar kete veprim. Edhe njehere kane filluar kercenimet "do tju marrim jeten do tju heqim qafe". Pellumbi anetari i Partise Demokratike me shprehu: "Hiqma qafe Pellumb Ferzaj se do mbajme sekretar kete qe kemi" pra per Ervin Myftaraj. Kercenime kane ardhur dhe nga militante te Partise Demokratike qe u futen me force ne qendren e votimit. Edhe ata te njejtat shprehje kane perdorur duke thene se nuk benim dot ligjin ne fshatin e tyre.
Une kam pare dhe nje djale ne moshe te re qe kishte nje pistolete ne brez.
Ne kete moment nuk rezistuam dot dhe dolem perjashta. Pellumb Ferzaj mori vulen e sekretarit dhe u
largua per ne KZAZ Patos dhe kemi dorezuar vulen e sekretarit me procesverbalin perkates.
Procesverbali i kallezimit te vepres penale lexohet dhe nenshkruhet pa verejtje
Kallezimtari
Qazim Aliaj
_______________________
Kercenimi i komisionerit te PD, ne Ruzhdie: "Do te vras, do te fus plumbin, pis, qen..."
FIER- Pellumb Ferzaj, ishte zevendeskryetar i komisionit ne qendren e votimit 3052 ne Ruzhdie ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Por eshte detyruar te largohet, sepse prania e tij ne vendin ku po manipuloheshin votat e zgjedhesve te fshatit te vogel ishte e papranueshme nga komisioneret e djathte.
Ne deshmine qe ai ka dhene pasditen e 28 qershorit 2009, rrefehet situate mbytese ne nje qender votimi te nje fshati te vogel me rreth 600 votues, ku ligjin do ta benin komisioneret e PD-se, te cilet kerkonin vota vetem per partine e tyre. Me poshte eshte deklarimi qe Ferzaj ka bere prane prokurorit te Prokurise se rrethit gjyqesor Fier
Lidhur per sa me pyesni une sqaroj se isha zv/kryetar I komisionit te KZAZ ne qendren e votimit numer 3052 me vendodhje ne fshatin Ruzhdie, te komunes Ruzhdie ne Fier. Mund te them se votimi ne kete qender u hap ne oren 07.30 te dites se diel. Para se te fillonte votimi nuk pati ndonje problem. Por sa filloi votimi, filluan parregullsite. Kete e them pasi ne qendren e votimit hynte nje person nga familja me karten e identitetit te tij dhe te familjareve dhe votonte jo vetem per veten e tij por edhe per personat e tjere qe nuk ishin te pranishem me te ne qendren e votimit. Une u cova menjehere dhe shkova te personi qe i dhane fletet e votimit dhe i thashe qe nuk lejohet qe te votohet per te tjeret, do te votosh vetem per veten tende.
Ai me tha qe nuk te duhet ty me kete pune dhe me shau dhe me ofendoi me fjale fyese. Ne keto momente e siper u cua komisioneri i Partise Demokratike dhe me tha: "Rri urte ketu jemi ne fshatin tone e bejme ne ligjin". Ne kete komision ishin kater komisionere te PD-se dhe te kater me kundershtuan mua. Une per te mos u nxehur me teper gjakrat dhe per te mos perfunduar me ndonje incident te rende e lashe si rast, por kjo nuk ndaloi ketu, u be kronike dhe filluan te vazhdonin rastet me radhe. Une ne keto momente marr ne telefon kandidatin per deputet te zones, Armando Subashi, te cilin e vura ne dijeni per gjendjen.
Ne keto momente Armandua beri nderrimin e pozicionit te anetareve te partise socialiste te komisionit, duke bere zevendesimin tim si nenkryetar komisioni me sekretarin Ervin Myftaraj. Ky i fundit mori pozicionin e anetarit, ndersa nenkryetar u caktua shtetasi (anetari) Qazim Aliaj. Ky nderrim u be shkrese. Kur erdhi shkresa ne qendren e votimit faks, anetaret e PD-se e kundershtuan dhe e hodhen fleten ndaj meje. Fillimisht me kercenuan duke me thene se do te te vras, dhe do te fus plumbin, pis, qen e te tjera dhe me pas me perplasen ne mure.
Si fillim ishin anetaret e Partise Demokratike, me pas ne keto veprime u perfshine dhe simpatizantet e kesaj partie. Aty pashe edhe njerez te armatosur, po une nuk i njihja pasi nuk banoj aty. Ne keto momente une nuk mund te vazhdoja me me anetaret e mi procesin e votimit. Une mora perseri kandidatin per deputet te zones Armando Subashi te cilin e vura ne dijeni per veprimet e tjera pas zevendesimit qe u beri anetareve te komisionit.
Armandua me tha pezulloni votimin merre vulen dhe dil jashte qendres se votimit. Une dola jashte, i dhashe interviste gazetarit te stacionit televiziv Top-Channel. Une pas ketij momenti dorezova vulen e sekretarit te komisionit ne Komisionin Qendror te votimit, me sakte une shkova ne KZAZ Patos. Nga largimi yne dhe deri tani qe une ndodhem ketu une nuk kam dijeni se cfare ndodhi ne qendren e votimit te fshatit Ruzhdie.
Pyetje: -Si e quajne kryetarin e qendres se votimit ne Ruzhdie?
Pergjigje: -Kryetarin e quajne Bujar, mbiemrin nuk ia di. Une dua te them se personat qe votuan per te gjithe familjaret une nuk i njihja.
Pyetje: -Kush e dispononte vulen e fleteve te votimit?
Pergjigje:-Vulen e dispononte anetari i komisionit te Partise Socialiste, Ervin Myftari. Ai i vulosi fletet e votimit pa bere kundershtim pasi me tha se jam nga ky fshat dhe nuk mund te kundershtoja dot, prandaj dhe e shkarkuam nga detyra e sekretarit dhe ma dhane mua vulen e tij. Edhe shperndarjen e fleteve te votimit e bente sekretari qe vuloste fletet e votimit.
Nuk kam gje tjeter per te thene. Procesverbalin pasi e lexoj e firmos.
Deklaruesi
Pellumb Ferzaj