Bojkotet, kundershtite dhe pro-te: mblidhen per here te pare per kete vit, shoqatat e kineasteve qe jane shtuar me dy te reja. QKK vendos per nje bord me 8 anetare. Dy shoqata, refuzojne te firmosin. Asgje e lehte per zgjedhjen e bordit te ardhshem
Ne ambientet e Qendres Kombetare te Kinematografise u zhvillua dje mbledhja e pare e shoqatave te kineasteve shqiptare, qe diskutuan dhe moren vendime per Formulen e Krijimit te Keshillave Drejtues te Projekteve (Bordeve).
Pjesemarres ishin: kryetari i shoqatesse "Kineasteve Shqiptare" Ndricim Xhepa, kryetari i shoqates "Lidhja e Kineasteve te Filmit Dokumentar" Esat Ibro, kryetarja e "Kineasteve dhe Producenteve Shqiptare" Sabina Kodra, kryetari i shoqates se "Kineasteve te rinj Belmond" Jonid Jorgji, e krijuar rishtas qe e con, jo pak, po ne gjashte numrin e shoqatave ne mbrojtje te te drejtave te kineasteve dhe kinemase!
Kujtim Çashku, kryetari i shoqates "Lumiere" ishte i pranishem vetem ne fillim te takimit, por e bojkotoi ende pa filluar ate. Rreth nje ore me vone, mbledhja u bojkotua edhe nga kryetari i shoqates "Lidhja e Kineasteve dhe Filmit Dokumentar" Esat Ibro qe iku pa e fimosur vendimin e Qendres.
Ne fund te mbledhjes u vendos per nje Keshill te vetem qe do te shqyrtoje, analizoje dhe do te marre vendime per financimin e te gjitha projekteve (film me metrazh te gjate, i shkurter dhe filmi dokumentar), vec projekteve per Filmin e Animuar. Kjo gjini, per vete specifiken e saj, do te vazhdoje te funksionoje me nje bord te vecante, me 5 anetare qe jane propozuar tashme dhe pritet te miratohen.
Jane Albri Brahusha, Jani Duri, Valter File, Agron Mesi dhe Bujar Kapexhiu.
Nga diskutimet e djeshme u be e ditur se Keshilli Miratues i Projekteve Artistike do te jete jo me 7 po me 8 antare, propozohen 2 nga 4 shoqatat: Shoqata e Kineasteve Shqiptare (2 anetare), Shoqata e Kineasteve Shqiptare "Lumiere" (2 anetare), Shoqata e Kineasteve dhe Producenteve Shqiptare (2 anetare) dhe Shoqata "Lidhja e Kineasteve te Filmit Dokumentar" (2 anetare).
Ne kerkesen qe kryetari i Qendres Kinematografike, Artan Minarolli i drejton Shoqatave per te paraqitur emrat e kerkuar, thuhet se "anetari i tete, do te nderrohet ne menyre rotative ne cdo mbledhje te KMP".
Bordet e deritanishem kane qene te perbere me 7 anetare (per Filmit Artistik) dhe 5 anetare (Filmi i Animuar, Filmit Dokumentar). Vendimi u mbeshtet nga kater kryetare shoqatash, dy prej te cilave kishin rol thjesht konsultativ dhe nuk perfaqesonin interesa te caktuara, sic ishin Shoqata e Kineasteve te Rinj "Belmond" dhe shoqata "Krijuesit e Animacionit Shqiptar".
Kryetari i Shoqates "Lumiere", Kujtim Çashku, beri me dije Qendren Kombetare Kinematografike perfaqesuesit e shoqatave homologe, per disa vendime qe Asambleja e Pergjithshme e Shoqates "Lumiere" dhe nje sere kerkesash drejtuar QKK, per transparence dokumentacioni dhe financash.
Ne hyrje te rezolutes qe Çashku i ka paraqitur QKK thuhet: "Nisur nga vullneti pozitiv per funksionimin e Kinematografise Shqiptare sipas ligjeve ne fuqi dhe standardeve e formulave integruese europiane, SHKLSH vendosi ti drejtohet QKK-se dhe shoqatave homologe, me kerkesen per nje vizion te qarte politikash dhe transparence dokumentacioni qe ben qe QKK dhe shoqatat kinematografike te jene funksionale e te afta per te marre pjese ne ndertimin e Bordeve dhe vleresimin e politikave dhe projekteve kinematografike."
Duke iu referuar dy ligjeve, "Per regjistrimin e Organizatave Jofitimpururese" si dhe Ligjit "Per Kinematografine", ne rezoluten e "Lumiere"-it thuhet se "depozitimi dhe afishimi publik ne QKK i akteve juridike te njohjes nga Gjykata e Rrethit Tirane e shoqatave kinematografike dhe anetaresive perkatese te tyre, eshte i obligueshem per te legjitimuar funksionet dhe detyrat qe ato marrin persiper te kryejne ne borde dhe ne politika kinematografike.
Aktualisht ne faqen zyrtare te QKK-se nuk eshte i afishuar asnje dokument juridik, ku te citohet qofte edhe nje vendim gjykate, per asnje shoqate edhe pse anetare te tyre kane marre pjese ne borde duke marre vendime te rendesishme per, dhe ne projekte te realizuara gjate ketyre viteve".
Vec dokumenteve juridike, shoqata "Lumiere" nepermjet kesaj rezolute kerkon edhe "afishimin ne faqen zyrtare te QKK-se jo vetem te financimeve vjetore te kryera, por te gjitha financimet e kryera per cdo shtepi filmike nga viti 1996 e deri me sot".
Gjithashtu, aty theksohet edhe roli i kineastit te sotem, si "krijues e autor" dhe qe mbart vlera. "Nese QKK nuk merr ne konsiderate kete aspekt kapital te ligjit, atehere ajo nxit nje politike copezimi dhe jotransparence brenda vete shoqates se kineasteve, duke i cuar ne percarje "te rinjsh" apo "te vjeterish" duke mos marre ne konsiderate aftesite krijuese te secilit".
Ne rezolute eshte propozuar edhe nje date mbledhjeje me perfaqesues nga cdo shoqate e njohur juridikisht "per te reflektuar mbi menyren sesi do te funksionojne me tej marredheniet mes shoqates se regjisoreve dhe QKK-se". Mbledhja eshte caktuar te shtunen, me 13 mars, ne Kinemane e Akademise dhe Multimedias "Marubi".
Nderkaq, kryetari i QKK ka vene nje afat per prurjen e kandidaturave per bordin. me 12 mars shoqatat duhet te kene sjelle emrat. Ne te kundert, Minarolli i tha "Shekullit" se bordi do te krijohet qofte edhe me 5 anetare!
Shoqata e re, vote vetem per te shkurtrin
Shoqata e Kineasteve te rinj "Belmond". Keshtu quhet shoqata me e re e kineasteve, pjesemarrese ne mbledhjen e djeshme te QKK-se me shoqatat tjera. Eshte e perbere nga 44 te rinj te sapodiplomuar ne deget regji, arte figurative (fotografi), aktrim, skenografi, kompozicion. Shoqata ka per kryetar Jonid Jorgjin.
Themeluesi i saj, Kelmend Koruni pohon se qellimet e "Belmondit" orientohen ne dy drejtime: "Shfrytezim teknikash me kosto te ulet dhe shfrytezim energjish dhe idesh te reja". Ne mbledhjen e djeshme te QKK-se, u vendos qe "ne rastet kur KMP do te marre ne shqyrtim filmat artistike me metrazh te shkurter, shoqata "Belmond" do te perfaqesohet me 2 anetare". Kurse per shqyrtimin e projekteve te filmit artistik me metrazh te gjate, shoqata nuk ka asnje ze.
Ndryshimet ne ligj, ngrihet grupi teknik i punes
Sekretari i Pergjithshem per Projektet Besjan Pesha, juristja Alma Kokonozi, drejtoresha e artit Mimoza Sofroni, jane tri perfaqesuesit nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, pjese e grupit te punes qe eshte ngritur per ndryshimet ne Ligjin "Per Kinematografine".
Grupi do te marre ne shqyrtim te gjitha mendimet dhe propozimet qe do te vijne nga kineastet. Qendra Kombetare e Kinematografise perfaqesohet nga kryetari Artan Minarolli, zv. kryetari Arben Lami, juristja Shqiponja Dauti.
Pjese e grupit eshte edhe drejtoresha e Zyres Shqiptare per te Drejtat e Autorit, Nikolina Gjordeni. Shtesat ne ligj kane te bejne me njohjen e kushteve dhe zhvillimeve te reja ku eshte futur kinemaja shqiptare, rishikimin e te drejtave dhe detyrave te producentit, kritere me te forta ne licensimin e shtepive filmime etj.