Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Borxhi, ekspertet Pas uljes se shpenzimeve, rritje taksash

Publikuar me : 14.07.2010 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 150 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Niveli i borxhit publik do te vazhdoje te jete edhe kete vit ne kufirin e 59.5 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto pavaresisht se me pare ishte paralajmeruar marrja e masave per uljen e tij me rreth 5 per qind deri ne ne 2013. Ne kushtet e nje borxhi te larte, sipas eksperteve, dy jane masat e menjehershme qe marrin qeverite, ulja e shpenzimeve si dhe rritja e taksave.


Ne rastin tone, me ndryshimet e propozuara sefundmi ne buxhetin e vitit 2010, qeveria ka parashikuar uljen drastike te shpenzimeve deri ne 39 miliarde leke, nderkohe qe specialistet tashme kane filluar ti tremben hapit tjeter, atij te rritjes se taksave.


Ky ka qene edhe thelbi i diskutimit te djeshem te ish-ministrit te Financave gjate qeverisjes socialiste, Arben Malaj, gjate mbledhjes se Komisionit te Ekonomise per te shqyrtuar propozimet e qeverise per buxhetin e ri, i cili apeloi per thellimin e masave ne kuader te uljes se metejshme te borxhit publik. Sipas Malajt, mbajtja e nje niveli te larte te borxhit publik do te perkthehej ne ulje te shpenzimeve si dhe rritje te mepasshme te taksave.


Qytetaret shqiptare, ashtu sic bejne ata te vendeve te zhvilluara duhet te kuptojne se nje rritje e borxhit perkthehet ne rritje te taksave. Tani ne duhet te percaktojme nese do te mbajne nje nivel borxhi publik te tille dhe te rrisim taksat apo ta ulim ate. Nese nuk do te nderhyjme tek borxhi publik tani, do te detyrohemi qe me vone te rishikojme perseri te ardhurat ne buxhet. Ketu nuk eshte vendi per debate politike pasi ato mund ti bejme ne seance plenare, ketu jemi ne Komision, -tha Malaj.


Ruajtjen e nje niveli te tille borxhi dhe moslejimin e rritjes se metejshme te tij, qeveria ia ka sanksionuar vetes dhe ne propozimet e reja te buxhetit te ketij viti duke pasqyruar paralajmerimet e eksperteve te ndryshem si edhe te institucioneve financiare nderkombetare si FMN.


Qeveria ka parashikuar mosmarrjen e asnje qindarke borxh deri ne fund te ketij viti mbi parashikimet e tanishme ne buxhet. Kjo eshte nje praktike ndryshe nga heret e tjera. Duke percaktuar nje deficit buxhetor prej 38 miliarde e 109 milione lekesh, qeveria i ka ndaluar vetes marrjen e borxhit edhe mbi kete shifer nese ka mosrealizim te te ardhurave. Nese ndodh kjo, pritet qe mbushja e gropes te behet me ane te shkurtimit te shpenzimeve dhe jo marrjes se borxhit.


Nderkohe, rreth 300 milione leke nga totali i deficitit buxhetor pritet te financohen nga privatizimet e planifikuara per tu permbushur deri ne fund te vitit nga qeveria. Mbledhja e djeshme e Komisionit te Ekonomise u karakterizua nga debate te vazhdueshme midis deputeteve te te dyja kraheve politike, ndersa ne fund anetaret e Partise Socialiste u larguan nga salla me argumentin se ndryshimet nuk po beheshin me transparence nga ana e qeverise.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit