Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Bosh Berisha - Rama te ulen ne tryeze

Publikuar me : 10.07.2010 Ne : Politike - 152 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Sipas kreut te OSBE-ODIHR-it, shumica dhe opozita duhet te gjejne pikat e perbashketa per te arritur nje marreveshje


VLORE - Apeli i Parlamentit Europian per te hetuar zgjedhjet e kaluara parlamentare permes shqyrtimit te materialeve zgjedhore dhe vendosjes se dialogut politik, eshte perforcuar edhe me shume nga faktori nderkombetar ne vend, i cili kerkon uljen ne tryezen e bisedimeve te Kryeministrit Sali Berisha dhe kryeopozitarit Edi Rama per ti dhene fund krizes politike qe vazhdon prej me se nje viti.


Kjo ka qene thirrja qe ka bere nga qyteti i Vlores, kreu i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi, Robert Bosh. Gjate nje forumi per dialog nderkombetar, Bosh ka theksuar se forcat politike duhet te arrijne ne nje pike te perbashket, per te vendosur nje kompromis midis tyre, i cili, sipas tij, nuk duhet te jete nje kompromis, ku njera pale te fitoje mbi tjetren.


Duhet qe palet te ulen te gjitha se bashku dhe te arrijne nje kompromis. Kjo fjale e shpjegon qe duhet arritur ne nje pike te perbashket dhe nuk duhet arritur ne nje pike qe cdo pale mund te mbetet e lumtur nga ajo cka mund te arrihet.


Dhe ky eshte parimi pergjithshem i nje demokracie, qe te gjitha palet te ulen se bashku dhe te arrijne kompromisin. Nese nuk eshte e mundur qe te arrihet nje kompromis, atehere eshte e mundur qe mazhoranca te vendose, pasi eshte shumica. Megjithate, duhen bere perpjekje per kompromis, - tha dje Bosh.


Megjithate, Bosh vuri ne dukje se mazhoranca nuk mund ti marre e vetme vendimet per te zgjidhur situaten politike, por duhet qe te arrije nje marreveshje me opoziten per ta kryer kete veprim. Para se gjithash, Bosh ka apeluar per vendosjen e nje dialogu politik midis drejtueseve politike.


Po flasim parimisht se si duhet te funksionoje nje demokraci, nuk po flasim per ceshtje specifike dhe megjithate une e thashe qe mazhoranca ne nje sistem demokratik mund te vendose, por gjithashtu permenda se duhet te jete nje kompromis, duhet te jete nje bashkepunim dhe nje dialog midis paleve. Kjo eshte menyra se si ne fund mazhoranca mund te vendose. Mesazhi im eshte te gjendet nje kompromis, - u shpreh ai.


Duke iu referuar deklaratave te ardhura nga Parlamenti Europian dhe institucione te tjera te BE-se se vazhdimi i krizes politike rrezikon integrimin e vendit ne familjen europiane, kreu i OSBE-se specifikoi se moszgjidhja e situates politike do te kete nje ndikim negativ ne rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Europian.


Une nuk jam perfaqesues i Bashkimit Europian, por sigurisht mund te kete ndikim, kjo nese palet nuk bashkepunojne. Nese ato vijojne te kundershtojne, mund te kete ndikim negativ, - nenvizoi Bosh.


Ai saktesoi se rruga e vetme per zgjidhjen e krizes politike ne Shqiperi eshte bashkepunimi i lidereve politike shqiptare dhe, sipas tij, ky eshte nje apel i qarte qe ka ardhur nga Parlamenti Europian. Perpos thirrjes per zgjidhjen e ngercit politik, Bosh ka kerkuar qe demokracia te zhvillohet ne te gjitha nivelet e pushteteve, duke nisur, qe nga pushteti vendor e deri tek pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit