Publikuar me : 18.07.2008 Ne :
Sport - 292 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
"Juvja eshte nje klub i madh, e kam pritur me ankth ardhjen time ne Torino. Pas Gjermanise dhe Spanjes kjo eshte nje aventure e madhe per mua, shpresoj te paraqitem mire." Kane qene keto fjalet e para te Kristian Poulsenit, i cili u prezantua dje nga Juventusi ne Torino. Mesfushori danez mezi pret t'ia heqe vetes imazhin negativ, me te cilin njihet ne Itali. "Mezi pres qe publiku italian te me njohe me mire, - shpjegoi ai. - E cmoj Gatuzon per ate qe ka thene per mua, pra qe kam pasur guxim te vij ne Itali, pas polemikave te se kaluares. Shpresoj ta ndryshoj imazhin qe kane krijuar shume veta per mua ne Itali. Nuk jam nje lojtar qe ben shume faulla, roli im si mesfushor me karakteristika mbrojtese kerkon njefare ashpersie, por ne dy vitet e fundit
ne Spanje kam marre vetem disa kartone te verdhe dhe asnje te kuq."
Kapitulli "Toti".
Poulseni eshte gati ta mbylle nje here e mire gjithe ceshtjen e peshtymes ne europianin portugez. "Ka qene nje rastesi qe disa episode te karrieres time kane ndodhur me lojtare italiane apo qe luajne ne Itali, - tha ai. - Por nuk dua te flas me per episodet e se shkuares, duke filluar nga ai me Totin. Do t'ia jap doren atij kur ta takoj, nuk kam asnje problem me te." "Ndihem i lumtur qe Juvja me ka zgjedhur mua midis shume lojtareve europiane, - perfundoi ai. - Uroj qe heret a vone te gjithe te me cmojne dhe te ndihen te kenaqur per
ardhjen time ne Torino. Di se kemi nga dy lojtare ne cdo rol dhe se do te kete shume konkurrence per nje vend ne fushe. Une nuk kam kerkuar asnje garanci, sepse e di se duhet ta meritoj vendin tim."
Blank - Blanku e ka konsideruar te mbyllur seksionin e merkatos se Juves. "Me ardhjen e Poulsenit merkatoja jone, per sa u takon blerjeve, eshte mbyllur, - tha ai. - Do te vije e shumta edhe nje portier i dyte. Kishim shume muaj qe e dinim Poulsenin, ashtu sikurse edhe disa lojtare te tjere. Urojme qe te zhvillojme nje kampionat te madh; dy vite me pare, pas Calciopoli-t, thashe se do te ishin dashur 5 vite per te rindertuar nje skuader te forte si ajo qe kishim pasur deri ne ate moment. Por kjo nuk do te thote se nuk mund te fitojme menjehere. Sivjet ne duam te fitojme dicka, qofte ky titull apo
kupe!"
BUFON - Ne stervitjen e Juventusit dje e ka pasur radhen per te folur Xhianluixhi
Bufon. Portieri bardhezi ka folur per titullin, Championsin dhe kundershtaret e sezonit. "Sipas meje, titullin do ta fitoje Milani, - ka shpjeguar 30-vjecari. - Te mos luash ne Champions eshte epersi e madhe. Interi? Duhet pare se sa efekt do te kete ardhja e Mourinjos. Ne vitin e shkuar erdhem nga Seria B, kishim shume stimuj, qe nuk mund t'i kemi kete vit. Duhet te jemi te afte te kerkojme te tjere." Per sa u takon shokeve te rinj,
Bufoni nenvizoi: "Mendoj se Amauri i ka aftesite per t'u pershtatur te Juvja. Per sa i perket Kristian Poulsenit, ndoshta danezi nuk i ka cilesite e Amaurit, por eshte nje nga ata lojtare qe e forcojne skuadren".
Sokol KONDI