Kembet e keputura u ngjeshen mire pas truallit te shkrifet duke ngecur ne vend ecjen time te plakur nga mendimet e fantazite te heshtura gjer ne palce para nje grope te lene hapur si kujtim keqndjelles.
Po, pikerisht nje grope e hapur, forma e se ciles te krijonte pershtypjen se ishte hapur nga nje varrmihes profesionist.
Prek kafken time te veshur me mish, lekure e floke njeriu. Rrjedhimisht, per fat te mire a te keq, une jam nje qenie e gjalle qe shnderrohet ne nje mbeturine te pajete.
Dallga e mendimeve drejtohet serish nga bregu anonim i varrmihesit tim.
Kush do te jete valle ai?
Mbase mund te jete nje familjar i imi i perlotur pafundesisht dhe i gatshem per ta mbushur me dhe gropen e hapur per trupin tim te ftohte. Po ashtu mund te jete nje varrmihes profesionist, qe me lutjet e pershpirtshme te kortezhit mortor mallkon fatin e tij te pafat. Per tu dhene me teper jete femijeve te tij ai vazhdimisht legjitimon vdekjen, largesine, ftohtesine mes se gjalles dhe te pajetes.
Nje udhetar zemermire mund te kete gjithashtu shortin e padeshiruar te varrmihesit tim.
Por nuk mbaron me kaq lista e varrmihesve te mi.
Mund te jete edhe nje kafshe, dukuri a send, si p.sh., nje qyqe vajplasur qe nuk di si ta mbroje trupin tim te akullt e te palevizshem. Lista e tyre vazhdon me tej me nje rrufe te vonuar, me nje rrebesh shiu te rrembyer a me nje te rene bore te papritur.
Kesisoj, e lodhur nga parashikimet e cuditshme buze gropes se hapur, e mbylla monologun e trishte me nje kryefjale po te tille Me jete ose pa jete, do me duhet nje varrmihes mua, mishit te gjalle te quajtur rastesisht njeri.
2003