Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Bye Bye - >Celsi, Sheva kthehet te Milani

Publikuar me : 24.08.2008 Ne : Sport - 401 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Pas ditesh me njoftime dhe pergenjeshtrime, vjen dhe zyrtarizimi per ukrainasin. Termat ekonomike, sekret

E pabesueshme, por e vertete. Pas ditesh te tera me njoftime dhe pergenjeshtrime, Andrei Shevcenko kthehet te Milani. Klubi kuqezi e ka bere te ditur dje pasdite lajmin permes nje komunikate. Ne adresen zyrtare ne internet, lexohet qe "eshte arritur marreveshja me klubin e Celsit per kalimin e Andrei Shevcenkos me fanellen kuqezi. Futbollisti do te jete sot ne Milano per t'iu nenshtruar vizitave mjekesore. Termat e marreveshjes ekonomike me Celsin jane sekrete."

PERMBYSJA - Pra, pas dhjetra serive, me skenare edhe perrallore, si ajo ne "Villa Certosa", ne fund ukrainasi kthehet te Milani: te pakten tani eshte zyrtare. Pas shume peripecish, klubi i Berluskonit ka arritur nje marreveshje me ate te Abramovicit, por fakti qe te cudit me shume, eshte mungesa e transparences mbi marreveshjen ekonomike te ceshtjes. Shevcenko e la Milanin per Celsin dy vjet me pare, pas shtate sezonesh ne te cilat kishte luajtur 296 ndeshje dhe shenuar 173 gola. Me Milanin fitoi nje titull, nje Lige Kampionesh, nje Superkupe Europiane, nje Superkupe Italiane dhe nje Kupe Italie.

GALIANI - Pas njoftimit zyrtar per kalimin e 32-vjecarit (i mbush ne mes te shtatorit), administratori i deleguar kuqezi, Adriano Galiani nuk e fsheh kenaqesine e tij, por jo vetem: "Presidenti Berluskoni dhe une jemi te lumtur, perfshire dhe trajnerin tone Anceloti, - jane fjalet e para te numrit dy te Milanit. - Pas nje serie te gjate dhe te lodhshme telefonatash, qe zgjaten gjithe diten (dje), kemi arritur nje marreveshje me Celsin. Arritem te sjellim ne shtepi lojtarin qe ne 50 vitet e fundit, ka shenuar me shume gola me fanellen tone. Besoj se Milani eshte i vetmi klub qe ka ne skuader aktualisht tri "Topa te arte" (lexo: Shevcenko, Ronaldinjo e Kaka)." Ne fund, Galiani sqaroi: "Andrei gaboi qe u largua dhe besoj se pas dy vjetesh e ka kuptuar qe Milani eshte shtepia e tij. Tani beri sakrificat e tij ekonomike, por ne kete aspekt e vetmja gje qe ka rendesi eshte se ai u kthye me ne fund."

 

 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit