Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
C.Ronaldo *Topi i Arte 2008*

Publikuar me : 03.12.2008 Ne : Sport - 640 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Mesfushori portugez i Mancesterit shpallet futbollisti me i mire i vitit nga prestigjozja "France Football"

Kristiano Ronaldo ka pohuar se dita e djeshme ishte me e bukura e jetes se tij, teksa ka fituar "Topin e Arte 2008" ne oret e para te se martes. Futbollisti i Mancesterit u be pasardhesi i Kakase ne fronin e lojtarit me te mire te plantit, duke fituar bindshem garen me Lionel Mesin dhe Fernando Torresit.

Nga 96 gazetaret me te rendesishem te Europes, te anketuar nga "France Football", 77 votuan portugezin, si numrin 1 per vitin qe po mbaron; secili prej ketyre gazetareve e vuri ate ne "Top 3", pasi shenoi 42 gola ne sezonin e kaluar, ku Mancester Junajtid fitoi Championsin dhe Premier Ligen. 23-vjecari grumbulloi 446, nje rekord ne historine e ketij cmimi, duke lene ne vendin e dyte Lionel Mesin me 281 vota. Me 179 vota Fernando Torres u rendit ne vendin e trete.

Kristiano Ronaldo behet portugezi i trete qe e fiton trofeun prestigjoz, pas Euzebios dhe Luis Figos, nderkohe qe eshte futbollisti i katert me kete previlegj ne historine e Mancester Junajtid, pas Xhorxh Besit, Deni Lout dhe Bobi Carltonit. 28 kane qene futbollistet e votuar dhe Premier Liga mban vendin e pare me 11 perfaqesues. Pavaresisht nga bukuria e kampionatit anglez, Ronaldo behet futbollisti i dyte nga Premier Liga qe e fiton kete trofe, pas triumfit te Bestit me 1968-n. Tjetri ka qene Majkell Ouen ne vitin 2001.

Ronaldo shenoi 42 gola sezonin e kaluar, duke i dhene Mancesterit dy titujt me te rendesishem ne nivel klubesh, kampionatin dhe Ligen e Kampioneve. Portugezi kaloi nje vere aspak te qete. Kombetarja e tij u eliminua ne cerekfinalet e Euro 2008-s; Reali i Madridit ofroi 100 milione euro per ta marre nga Mancesteri, ndersa ne mes te korrikut iu desh te bente nje operacion qe e mbajti per dy muaj larg fushave te lojes.

Gjithsesi, ai eshte rikthyer lider dhe ka shenuar nente gola ne 14 ndeshjet e fundit qe ka luajtur. Ronaldo eshte shpallur edhe futbollisti me i mire i sezonit ne Premier Lige dhe ka fituar cmimin "FIFPro", qe jepet nga votat e futbollisteve. Javen e ardhshme pritet te shpallet edhe "FIFA World Player", ku anketohen trajneret e ekipeve perfaqesuese.


Ronaldo, per "France Football":

"Eshte dita me e bukur e jetes time. Fitorja e ketij trofeu eshte dicka qe e kam imagjinuar qekur isha femije. Jam i perfshire nga nje emocion i madh, te cilin nuk mundem ta pershkruaj. Falenderoj ata qe me votuan, ata qe me njohin dhe ata qe jetojne me mua. Nuk isha i shqetesuar, sepse e ndjeja se, me ate qe kisha bere gjate sezonit isha me i miri. Merite kane shoket e skuadres dhe klubi i Mancesterit. Dua ta fitoj perseri kete trofe, sepse ndihem teper mire. Megjithate, neser ne mengjes do te zgjohem duke i thene vetes se duhet te permiresohem."


Renditja e "Topit te Arte 2008"

1.K.Ronaldo (Man.Utd) 446 pike

2.L.Mesi (Barcelona) 281

3.F.Torres (Liverpul) 179

4.I.Kasiljas (Real Madrid) 133

5.Ksavi (Barcelona) 97

6.A.Arshavin (Zenit) 64

7.D.Vila (Valencia) 55

8.Kakà ¨Milan) 31

9.Z.Ibrahimovic (Inter) 30

10.S.Xherrard (Liverpul) 28

11.M.Sena (Vilareal) 16

12.E.Adebajor (Arsenal) 12

13.U.Runi (Man.Utd)11

14.S.Aguero (Atletiko M) 10

15.F.Lampard (Celsi) 8

16.F.Riberi (Bajern M) 7

17.S.Eto (Barcelona) 6

18.Xh.Bufon (Juventus) 5

19.M.Balak (Celsi) 4

20.C.Fabregas (Arsenal) 4


Nje fitore me rekord votash

Lajmi me i bujshem nuk ka qene se Kristiano Ronaldo u shpall "Topi i Arte 2008", sepse te gjithe e prisnin dicka te tille. Lajmi ka te beje me faktin se portugezi ka grumbulluar me shume vota se kushdo tjeter ne historine e trofeut prestigjoz te France Footballit. Ai mori 446 vota, duke thyer me dy vota rekordin e vene nga Kakà ®e vitin e kaluar. Gjithsesi, Kakà ¦itoi me 177 vota avantazh, ndersa Kristiano kishte 165 vota me shume se Mesi.

Rasti me interesant ka ndodhur ne vitin 1966, kur Bobi Carlton fitoi me vetem nje vote me shume se Euzebio, pavaresisht se Anglia kishte fituar boterorin. Ne 30 vitet e fundit vetem Metjus, Belanov dhe Van Basten e kane fituar trofeun pa i arritur 100 votat. Ky cmim jepet nga vota e gazetareve europiane. Vetem kater futbolliste: Ronaldo, Mesi, Kaka dhe Ibrahimovic jane serish ne "Top 10" nga ata te sezonit te kaluar.

Ajo qe bie ne sy eshte edhe "pushimi spanjoll". Kampionet e Europes kane pese futbolliste ndermjet 11 te pareve. Del nga rendita e "France Footballit" brezi i futbollisteve 30-vjecare, Drogba, Van Nislteroi, Toti dhe Pirlo. Kristiano Ronaldo behet futbollisti i katert ne historine e Mancesterit, qe fiton "Topin e Arte". Kjo renditje kryesohet nga Juventusi me 9 "topa te arte", i ndjekur nga Milani dhe Barcelona me nga tete.
 

Kombesite e fituesve

1.Gjermania 7

2.Holanda 7

3.Franca 6


Klubet e fituesve

1.Juventus 9

2.Milan 8

3.Barcelona 8


Kampionatet e fituesve

1.Italia 20

2.Spanja 13

3.Bundesliga 9


Mourinjo: Ronaldo nuk e meritonte!

Trajneri Mourinjo ka nenqeshur, kur ka degjuar lajmin se Ronaldo fitoi trofeun prestigjioz, madje ka thene se njeri prej lojtareve te tij do ta meritonte me shume ate titull. Trajneri i Interit, Hose Mourinjo, i ka cuditur te gjithe me pergjigjen e tij, kur e kane pyetur se c'mendonte per fitimin e trofeut nga Krsitiano Ronaldo. Lojtari i Mancester Junajtedit e fitoi trofeun, fale arritjeve me klubin e tij, fitues i Liges se Kampioneve dhe i Premier Liges.

Ronaldo behet keshtu portugezi i trete qe e fiton kete titull, pas Eusebios dhe Luis Figos, por Mourinjo e perqeshi kete zgjedhje, duke preferuar se do te donte te shihte dike tjeter duke ngritur ate trofe. I pyetur, ne lidhje me suksesin e Ronaldos dhe per ndonje koment pergezues per yllin portugez, Mourinjo tha: "Jo, do te preferoja qe "Topin e Arte" ta kishte marre ndonje nga lojtaret e mi te huaj". Interi eshte ne krye te kampionatit italian, i shkeputur me gjashte pike nga Juventusi i vendit te dyte. Fjalet e Mourinjos pritet te krijojne debate anembane botes, pasi Mourinjo nuk e pergezoi fare Ronaldon per arritjen, edhe pse jane te dy portugeze.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitri

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 85 here.
Skenderbeu – Flamurtari, gjakoset arbitriNuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »


» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit