|
Cana: Na mposhti Xherard
Publikuar me : 18.09.2008 Ne :
Sport - 289 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Lorik Cana shprehet i zhgenjyer per humbjen ne takimin e pare ne Ligen e Kampioneve, edhe pse perballe Olimpiku i Marsejes kishte Liverpulin. Per shqiptarin, meritat per triumfin e skuadres se Rafa Benitez i shkojne Stiven Xherardit, qe realizoi dy gola. "Po te vezhgoni golin (e pare te mesfushorit anglez, qe barazoi rezultatin ne 1-1), per ta realizuar ishte i nevojshem i gjithe talenti i Xherard", deklaroi ai ne konferencen per shtyp pas ndeshjes. "Megjithate, Liverpuli eshte nje ekip i madh dhe shume mire i organizuar. Ështe e jashtezakonshme te shohesh se asnjehere ata nuk luajne duke u mbrojtur. Ketu flas per Dirk Kuijt, qe ne aksionin ku ata fituan 11-metersh, pershkroi 40 metra fushe me sprint per te mbeshtetur aksionin. Keta lojtare jane te admirueshem per ate qe bejne dhe jane shembuj nga te cilet duhet te mesojme per te ecur perpara".
Kapiteni i francezeve pohoi se perpara sfides e parandjeu se do te shenonte gol ne porten e "Reds"-ave. Cana kishte paralajmeruar babane e tij, Agimin dhe ne minuten e 23-te te ndeshjes pershendeti rrjeten e portes se mbrojtur nga Reina, duke sjelle avantazhin e perkohshem 1-0 te Marsejes. "Gjeja me e pabesueshme eshte se perpara ndeshjes kisha paralajmeruar babane tim se do te shenoja. Une jam nje lloj futbollisti qe nuk shenoj shume, e per kete arsye ky gol eshte i rralle, sqaroi 25-vjeçari. Ne detyrat qe na kishte caktuar trajneri Gerets, une dhe Benua Sherju duhej te ndiqnim aksionet sulmuese dhe te ishim sa me te rrezikshem ne zonen e kundershtarit". Megjithate, zhgenjimi per humbjen eshte i madh. Cana shtoi: "Kur degjuam fershellimen finale te takimit u zhgenjyem shume, pasi e gjithe puna qe kishim bere per te pergatitur keto 90 minuta dhe ajo qe treguam ne fushe i humben vlerat per shkak te rezultatit. Do te ishim te kenaqur nese do te barazonim apo fitonim, pasi ne futboll rezultati eshte ai qe vlen me shume. Ne kete mengjes (dje), nuk mund te jem veçse shume i zhgenjyer".
Per mesfushorin e Kombetares shqiptare, te dy golat ishin te shmangshem dhe po te tregohej me e vemendshme, skuadra nuk do t‘i kishte pesuar. "Mendoj se nuk duhej t‘i kishim pesuar te dy golat e Liverpulit, qe me pas i dhane edhe fitoren kesaj skuadre, perfundon Cana. Perpara ndeshjes, te gjithe e dinim se duhej te tregoheshim te kujdesshem, por ndonjehere nuk mund ta parashikosh se çfare do te ndodhe gjate nje aksioni. Ai gol (i pari i anglezeve) mund te evitohej fare lehte, por rrjeta te tilla mund te pesohen kur luan perballe njerit prej lojtareve me te medhenj ne bote. Nese Xherard nuk do ta kishte shenuar ate gol, qe solli barazimin e shpejte, Liverpuli do ta kishte shume te veshtire te rifutej ne loje. Ndersa ne episodin e penalltise u befasova, pasi topi qe u nis nga zona kundershtare ishte pa pretendime. Perveç nje rasti te Stiv Mandanas ne fund te pjeses se dyte, nuk mbaj mend qe kundershtaret te kene pasur ndonje tjeter rast te mire per shenim".
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Sport - Lexuar : 85 here.
Nuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|