Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Cercone Pse ju kushtezua Shqiperise heqja e vizave

Publikuar me : 29.05.2010 Ne : Politike - 226 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Shefi i kabinetit te komisioneres Sesilia Malmstrom shprehet se brenda veres Shqiperia duhet te plotesoje kushtet

Qytetaret e Shqiperise do te mund te udhetojne pa viza ne vendet e BE-se nga vjeshta e ketij viti. Gjithmone, nese Shqiperia do mund te plotesoje tre kushtet qe Bashkimi Europian i ka vene serish asaj dhe qe kane te bejne me rehabilitimin e te riatdhesuarve, zbatimin e kuadrit ligjor dhe venien ne zbatimit te ligjit te konfiskimit te pasurive te paligjshme apo sic njihet ndryshe ligji antimafie. Kete e rithekson edhe nje here Michele Cercone, shef i kabinetit te Komisioneres se BE-se, Sesilia Malmstrom, i cili nder te tjera jep dhe arsyet pse u kushtezua nje gje e tille per rastin e Shqiperise. Cercone thekson se liberalizimi i vizave do krijoje mundesi per qytetaret shqiptare qe te levizin 3 muaj ne vendet e Shengenit pa pasur vize, por pa pasur mundesi qe te punesohen ne keto vende.

Zoti Cercone, propozimi i Komisionit Europian drejtuar Keshillit te Ministrave te BE-se dhe Parlamentit Europian per liberalizimin e vizave per Shqiperine, u kushtezua dje me permbushjen e disa kerkesave shtese. Pse ndodhi keshtu, ku u mbeshtetet ky kushtezim shtese?
Propozimi eshte i kushtezuar per te dyja vendet, por sidomos per Shqiperine, e cila duhet te permbushe disa kerkesa ende te paplotesuara. Gjithsesi, Komisioni Europian vlereson perparimin qe ka bere Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina ne arritjen e standardeve te kerkuara per procesin e liberalizimit te vizave. Fjala eshte lidhur me permiresimin e masave te sigurise se pasaportave, kontrollit kufitar dhe kuadrit institucional per te luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.


Megjithate, Shqiperise i duhet te shenoje perparime edhe ne tre drejtime se pari, ne zbatimin e nje strategjie dhe politike qe mbeshtet riintegrimin e shtetasve shqiptare te kthyer nga vendet e BE ne atdheun e tyre se dyti, ne zbatimin ne menyre aktive dhe efikase te kuadrit ligjor per te konfiskuar asetet e vena nga krimi i organizuar. Drejtimi i trete ka te beje me forcimin e kapaciteteve njerezore dhe financiare per te zbatuar me efikasitet kuadrin ligjor ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Kjo eshte shume e rendesishme, pasi heqja e vizave nuk duhet te krijoje probleme per vendet e BE-se, qe jane destinacioni i fundit i nje qytetari, ne rastin konkret nga Shqiperia dhe ne pergjithesi nga vendet qe perfitojne nga ky proces.


Plotesimi i ketyre tri kerkesave shtese eshte shume i rendesishem per nje vendim pozitiv. Komisioni Europian do te monitoroje permbushjen e tyre gjate kesaj vere, qe te sigurohet per kete. Misioni monitorues do t`i jape Keshillit te Ministrave te BE dhe Parlamentit Europian nje vleresim te qarte dhe ne detaje per perparimin e arritur ne keto tre drejtime. Nese kjo do te ndodhe ka shume te ngjare qe Keshilli Ministrave dhe Parlamenti Europian t`i japin ketij propozimi, ne vjeshten e ketij viti, driten e gjelber.

Liberalizimi vizave e sjell me prane realizimin e aspirates per integrim ne BE, te Shqiperise dhe te Bosnje-Hercegovines ne rastin e propozimit te fundit, te 27 majit, te KE-se. Por nuk mungon perceptimi i qytetarit te thjeshte ne Shqiperi, per t`u punesuar apo tentuar te vendoset ne vendet e BE. Dhe kjo ka ndodhur edhe me pare me vende te tjera te Ballkanit Perendimor. Cili eshte mendimi juaj?

Ideja e procesit te liberalizimit te vizave lidhet me mundesine e udhetimit pa viza ne vendet anetare te BE-se dhe ne ato te hapesires Shengen edhe te qytetareve shqiptare qe posedojne nje pasaporte biometrike. Pra, liberalizimi i vizave heq ose zhduk detyrimin per te aplikuar per nje vize afatshkurter te personave qe kane te tille pasaporte dhe u jep atyre te drejten per te udhetuar dhe hyre ne vendet e BE-se dhe te hapesires Shengen, kryesisht per qellime turistike, per nje periudhe tremujore pa pasur nevoje per vize.


Ky eshte nje hap i rendesishem drejt integrimit te Shqiperise dhe vendeve te tjera te Ballkanit Perendimor ne BE, por liberalizimi vizave nuk krijon mundesine per te qendruar me shume se tre muaj, per t`u vendosur apo per te shkuar per te punuar ne vendet e BE dhe ne ato te hapesires Shengen.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit